Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:TI I MADH E UNË I VOGËL

Shko poshtë

AGIM GASHI:TI I MADH E UNË I VOGËL Empty AGIM GASHI:TI I MADH E UNË I VOGËL

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 28, 2014 12:37 pm

AGIM GASHI
 
TI I MADH E UNË I VOGËL


AGIM GASHI:TI I MADH E UNË I VOGËL 10334302_10152155624359077_8036995292122944292_n

 
I
Dikur ishim të barabart
Një kafshat bashkë e ndanim,
Lotë t´mërgimit derdhnim plot
Këngës  t´mallit ia thonim.
 
Një brengë kishim për atdheun
Kështu thonit dhe pak vepruat,
Zbritet poshtë atje në atdhe
Çdo mik t´vjetër e harruat.
 
Ju përdorët rrugë t´pandershme
Për me ardhë nëpër pozita,
Me kriminel në dreka e darka
T´u  gënjy po ju zen dita.
 
Se kem ditë o „miqë“ të vjetër
Që ju pëlqen kaq shumë „yndyra“,
Nëpër hajme kemi nda brengën
Por kishit qenë me shumë fytyra.
 
Çdo gjë false edhe sot e keni
Të njejtit jeni, gjë skeni ndrrue,
Me atë tru që keni n´kokë
T´mira atdheut skeni me i prue.
 
II
Po stagnon Kosovë e shkreta,
Shtohen hajnat ditë për ditë,
Bëjnë çudi plaka e plaku,
Këto gjana si kemi pritë.
 
Në qershor "kishe" vjen ndrrimi
Jo asgjë ska me u ndryshu,
Analfabet, hajna e kriminel,
Parlamentit kan me ju shtu.
 
Qan e qan kjo Kosovë mjera
Po i shkon moti me vaj t´mjerimit,
I t´kurret toka, i dridhet trupi,
Prej karaxhozëve e rrok trishtimi.
 
Ti o popull hapi sytë
Djel e vasha ti ke rritë ,
Për Ty punuan plot një jetë
Me të ngritë e me t´qitë n´dritë.
 
Pse pranon me vu në ball´ ,
Hajna t´poshtër e tradhëtar?
Me analfabet e profiter
Smund ta kesh një ditë të mbarë!
 
Hapi sytë moj Dardani
Sepse koha nuk na pret,
Pse lejon me lotu plaku
Me u trishtue dhe fmiu n´djep?
 
Unë e di se e ke vështirë
Me ia pre rrugën mafisë,
Por patjter do të na duhet
Veç për hatrin e Arbërisë.
 
Moj liri e tok´s dardane
Sa shumë shekuj të kem pritë,
Pse na vjen me gjemba e therra,
Këtë gjë jo se kemi pritë!
 
Prapseprap si kem humbë shpresat
Me ndihmë t´Zotit dhe t´miqësisë,
Se një ditë rrezet e dritës
Do t´ia sjellim dhuratë lirisë!
 
28.05.14
Düren
AGIM GASHI:TI I MADH E UNË I VOGËL 10334302_10152155624359077_8036995292122944292_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi