Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Deputeti gjerman: Qeveria e tanishme nuk po e lufton krimin dhe korrupsionin

Shko poshtë

Deputeti gjerman: Qeveria e tanishme nuk po e lufton krimin dhe korrupsionin Empty Deputeti gjerman: Qeveria e tanishme nuk po e lufton krimin dhe korrupsionin

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 07, 2014 10:32 am

Deputeti gjerman: Qeveria e tanishme nuk po e lufton krimin dhe korrupsionin 20140606214744960646


Deputeti gjerman: Qeveria e tanishme nuk po e lufton krimin dhe korrupsionin

Michael Brand, deputet nga partia e kancelares gjermane, Angela Merkel (CDU) në Bundestagun Gjerman, ka kritikuar ashpër qeverinë në detyrë të Kosovës.


Në një letër, të cilën deputeti Brand është pritur ta lexojë gjatë manifestimit përmbyllës të LDK-së, por që ky manifestim u anulua si pasojë e fatkeqësisë së KEK-ut, ai, veç tjerash, ka thënë se ndjehet shumë keq për fatkeqësinë e KEK-ut, duke u lutur për familjet e viktimave, ndërsa iu ka dëshiruar shërim sa më të shpejtë të gjithë të lënduarve.
Tutje, Brand, veç ritheksimit të angazhimit të vazhdueshëm të Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Kosovës, ka përmendur edhe korrupsionin në vend, për të cilin ka thënë se është bllokues për anëtarësimin e Kosovës në BE.
Deputeti i CDU-s, Michael Brand ka thënë haptazi se “qeveria e tanishme e Kosovës nuk po e zhvillon luftën e nevojshme kundër krimit dhe korrupsionit”.
“Ne nuk duam dhe nuk do të lejojmë që krimi dhe korrupsioni të vijnë në Evropë. Një gjë është e qartë: ata që nuk e luftojnë korrupsionin dhe krimin i kanë të mbyllura dyert në Evropë. Ne e dimë dhe e shohim që qeveria e tanishme e Kosovës nuk po e zhvillon luftën e nevojshme kundër krimit dhe korrupsionit. Nga kjo gjendje vuajnë njerëzit e ndershëm dhe punëtorë në Kosovë. Vuan i gjithë vendi. Ne jemi në anën e shumicës, në anën e Kosovës”, shkruan në letrën e deputetit Brand, transmeton Koha.net.

Në vijim po ua sjellim letrën e plotë të deputetit, Michael Brand:


Mirëdita, Kosovë! 
Mirëdita miq të dashur!



Tragjedia e sotme në KEK më ka prekur edhe mua shumë. Lutjet e mia i drejtohen familjeve të viktimave. Të gjithë të lënduarve iu dëshiroj shërim të shpejtë. 

Fillimisht ajo që është më e rëndësishmja: Gjermania është mike e Kosovës. Ne kemi luftuar për lirinë e Kosovës, kemi mbrojtur fshatrat dhe qytetet e Kosovës nga gjenocidi. Ushtarët gjermanë për herë të parë pas luftës së dytë botërore kanë marrë pjesë në një luftë për mbrojtjen e Kosovës.

Gjermania ka qenë dhe është për pavarësinë e Kosovës. 
Gjermania deri tani ka dërguar mbi 120.000 ushtarë në Kosovë për të mbrojtur lirinë dhe të drejtën në Kosovë. 
23 ushtarë gjermanë kanë dhënë jetën e tyre në Kosovë dhe për Kosovën – ata janë heronj të lirisë dhe drejtësisë.

Gjermania është ngritur në këmbë pas një lufte të tmerrshme, pas shkatërrimeve dhe rrënimeve të pamatshme. Gjermania nga e kaluara e saj e hidhur ka nxjerrë mësimin se drejtësia, ligji, puna dhe ndershmëria janë kushtet më të rëndësishme për ta çuar një vend përpara. Këtu hyn edhe fqinjësia e mirë.
Gjermania është mike e Kosovës. Dhe, Gjermania është armike e korrupsionit dhe krimit. Partia ime, CDU, me kryetaren e saj Angela Merkel, është partia më e fuqishme në Evropë. Kancelarja e ka thënë qartë: Gjermania dëshiron që Kosova të vijë në Evropë.
Mirëpo për të gjithë vlen: Ne nuk duam dhe nuk do të lejojmë që krimi dhe korrupsioni të vijnë në Evropë. Një gjë është e qartë: ata që nuk e luftojnë korrupsionin dhe krimin i kanë të mbyllura dyert në Evropë. Ne e dimë dhe e shohim që qeveria e tanishme e Kosovës nuk po e zhvillon luftën e nevojshme kundër krimit dhe korrupsionit. Nga kjo gjendje vuajnë njerëzit e ndershëm dhe punëtorë në Kosovë. Vuan i gjithë vendi.
Ne jemi në anën e shumicës, në anën e Kosovës.
Dua ta them edhe këtu personalisht. Unë jam prej vitesh mik i Kosovës. Kam qenë këtu në kohë të vështira, në vitet 1998 dhe 1999. I kam parë, përjetuar dhe ndjerë aparteidin dhe shtypjen e përditshme të shqiptarëve.
I kam parë edhe shkollat në shtëpi private dhe garazhe. Dhe mund t’ju them se: njerëzit që i organizuan, LDK‐ja me Presidentin Rugova, ju këtu në Kosovë dhe qindramijëra në diasporë: Me mjete paqësore, pa korrupsion dhe pa krim bëtë më të mirën që ishte e mundshme dhe reaguat me nder dhe dinjitet ndaj krimeve të Millosheviçit.
Ju organizuat shkollat, shëndetësinë dhe ndihmën solidare. Sakrifikuat shumë për të ndihmuar të tjerët. Nuk i mbushët xhepat tuaj, përkundrazi. Me këtë ndryshuat historinë: mundët aparteidin dhe ndërtuat shtetin me mjete paqësore. Kjo rrugë paqësore dhe civile ju solli diçka që nuk mund të blihet me para: shumë respekt në të gjithë Evropën.
E gjithë kjo sakrificë nuk meriton të shkojë dëm.
Kancelarja Angela Merkel e ka thënë që Kosova duhet të ndërmarrë reforma të thella. Mirëpo hapi i parë, dhe ai mund të realizohet të dielën, është: Kosova duhet ta mund korrupsionin dhe krimin. Kosova, e cila ka mundur edhe kundërshtarë të tjerë më të fortë, do ta fitojë këtë betejë.
Këto zgjedhje do të jenë historike, sepse Kosova vendos se a do të ecë drejt Evropës. Kosova nuk mund ecë drejt Evropës nëse nuk çlirohet nga barra e korrupsionit dhe krimit. Unë e di që njerëzit këtu e duan Evropën dhe jo krimin.
Dhe unë e di gjithashtu që ju do t’ia arrini sepse ju jeni krenarë, ju jeni të guximshëm dhe keni nder dhe dinjitet. Luftoni për nderin tuaj dhe bindni sa më shumë për të votuar. Luftoni që Kosova të zërë në Evropë vendin e merituar.
Ju dëshiroj juve dhe të gjithë vendit vullnet, forcë dhe bekimin e Zotit.
Të rrojë Kosova e pavarur dhe e lirë në mes të një Evrope të lirë.


Faleminderit shumë! 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi