Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Naser Rugova: LDK duhet të pastrohet nga "pleqtë"

Shko poshtë

Naser Rugova: LDK duhet të pastrohet nga "pleqtë" Empty Naser Rugova: LDK duhet të pastrohet nga "pleqtë"

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 14, 2014 11:09 am

Naser Rugova: LDK duhet të pastrohet nga "pleqtë"

Naser Rugova: LDK duhet të pastrohet nga "pleqtë" Largea_naseri_54751402689659
Anëtari i LDK’së Naser Rugova, vlerëson se nga Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të largohen njerëzit e vjetër dhe që vendin tua lëshojnë të rinjve.
Gjithë këtë Rugova e bazon në rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 8 qershorit, që thotë se “elektorati i LDK’së ka votuar në favor të gjeneratës së re të politikanëve brenda LDK’së dhe se i ka dënuar ata që me vite të tëra kanë përfituar në kurriz të zemërgjerësisë dhe pastërtisë së elektoratit të madh rugovian”.

Sipas Rugovës, ky rezultat është dëshmi e domosdoshmërisë së reformave dhe ndryshimeve përmbajtjesore.
Rugova pyet se si do të ishte rezultati i zgjedhjeve me 8 Qershor sikur Kryesia e LDK-së të kishte reflektuar me kohë në lidhje me këtë çështje.
Ai ka propozuar që tash e pas, duhet të mendohet për këtë gjë.
“Gjithnjë e kam thënë se nuk jam ithtar i largimit të njerëzve, sepse LDK ka nevojë për të gjithë, por ky është çasti i fundit që ta gjejmë një formulë gjithëpërfshirëse, që do ta ri-mobilizonte elektoratin tonë të shkapërderdhur nëpër shumë parti të tjera”, ka shkruar në Facebook, Naser Rugova.
Ndërsa sipas të njëjtit, reformat nuk kanë alternativë, sepse LDK është parti lokomotivë dhe jo vagon i dikujt tjetër.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi