Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hapet xhamia më e madhe në Kosovë, “Isa Beg” në Mitrovicë, Erdogan: Ta gëzoni xhaminë (FOTO)

Shko poshtë

Hapet xhamia më e madhe në Kosovë, “Isa Beg” në Mitrovicë, Erdogan: Ta gëzoni xhaminë (FOTO) Empty Hapet xhamia më e madhe në Kosovë, “Isa Beg” në Mitrovicë, Erdogan: Ta gëzoni xhaminë (FOTO)

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 20, 2014 11:43 pm

Hapet xhamia më e madhe në Kosovë, “Isa Beg” në Mitrovicë, Erdogan: Ta gëzoni xhaminë (FOTO) Xhamia1-620x330
Hapet xhamia më e madhe në Kosovë, “Isa Beg” në Mitrovicë, Erdogan: Ta gëzoni xhaminë (FOTO)

Është përuruar të premtën në Mitrovicë, xhamia Isa Beg më e madhja në Kosovë, donacion i myftinisë së Komunës “Bajram Pasha” të Stambollit. Në inagurimit e kësj xhamie morrën pjesë zyrtarë të lartë të Qeverisë së Turqisë, qytetit të Stambollit si dhe kreu i Myftinisë së Turqisë.
Xhamia ‘Isa Beg’, është ndërtuar me financimin të myftinisë dhe Komunës së “Bajram Pasha” të Stambollit e që ka kushtuar rreth 2 milion euro, ndërsa punimet kanë zgjatur 16 muaj. Kryetari i Bashkësis Islame të Mitrovicës, Jetish Berisha tha se xhamia ka një sipërfaqe prej 2500 metra katrorë dhe do t’i plotësoj kushtet për besimtarët e kësaj pjese të qytetit të Mitrovicës.
Ndërsa kryetari i Komunës “Bajram Pasha” të Stambollit, Atila Ajdëner, ka deklaruar se nga arkivat e perendorisë osmane në Stamboll, ka nxjerrë një dokument të pronësisë për këtë xhami i cili tregon se kjo xhami daton nga viti 1530 si vakëfi i Isa Beut nga fshati Pograxhë e këtu përfshihen edhe disa taka dhe vreshta.
Ndërkaq, kryetari i Bashkësisë Islame të Turqisë, prof.dr. Mehmet Gormez, nuk mund ta fshehte gëzimin e tij për ndërtimin e xhamisë në Mitrovicë. “Kjo është vepër për vëllezërit tanë në Kosovë dhe në Mitrovicë. Flamuri që mban sot shteti turk (me yllë e hënë) është dizajnuar pikërisht këtu në Kosovë, po ashtu edhe himini kombëtar është shkruar po nga një djalë shqiptar”, tha me emtuziasëm Gormez. Në anën tjetër, ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Mehmet Myeziongllu, tha se ka porosi nga kryeministri i Turqisë, Taip Erdogan për popullin e Mitrovicës dhe të Kosovës, dhe mesazhin që mitrovicasit ta gëzojnë xhaminë. Ai tha se ka prejardhje nga Kosova, ndërsa siguroi se kjo xhami nuk do të jetë e fundit në kuadër të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Turqisë.


Fotografitë janë dërguar nga lexuesi i rregulltë i portalit TetovaSot me emrin Gjon Bala:
Hapet xhamia më e madhe në Kosovë, “Isa Beg” në Mitrovicë, Erdogan: Ta gëzoni xhaminë (FOTO) 198 Hapet xhamia më e madhe në Kosovë, “Isa Beg” në Mitrovicë, Erdogan: Ta gëzoni xhaminë (FOTO) 294 Hapet xhamia më e madhe në Kosovë, “Isa Beg” në Mitrovicë, Erdogan: Ta gëzoni xhaminë (FOTO) 378 Hapet xhamia më e madhe në Kosovë, “Isa Beg” në Mitrovicë, Erdogan: Ta gëzoni xhaminë (FOTO) 461 Hapet xhamia më e madhe në Kosovë, “Isa Beg” në Mitrovicë, Erdogan: Ta gëzoni xhaminë (FOTO) 558 Hapet xhamia më e madhe në Kosovë, “Isa Beg” në Mitrovicë, Erdogan: Ta gëzoni xhaminë (FOTO) 641 Hapet xhamia më e madhe në Kosovë, “Isa Beg” në Mitrovicë, Erdogan: Ta gëzoni xhaminë (FOTO) 733Hapet xhamia më e madhe në Kosovë, “Isa Beg” në Mitrovicë, Erdogan: Ta gëzoni xhaminë (FOTO) 823


Marrë nga portali Tetova
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi