Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:TË DASHUR NJERZ!

Shko poshtë

AGIM GASHI:TË DASHUR NJERZ! Empty AGIM GASHI:TË DASHUR NJERZ!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 21, 2014 2:06 pm

AGIM GASHI:TË DASHUR NJERZ! 10457565_10152204958999077_5497112646428015469_n


AGIM GASHI-TË DASHUR NJERZ!

Kohët e fundit sulmohem herë vrazhdë e herë edhe më vrazhdë për bindjet e mia njerzore, politike e fetare.
Po ju tregoj se nga tri gjëra nuk ndërroj kurrë:

1.-Jam rugovist me zemër e shpirt. Kjo ide më ka pjekë sepse autorin e rugovizmit, njeriun e kombit, Arkitektin e Pavarsisë Dr.Ibrahim Rugovën e njoha personalisht, e përcolla në jetë, ia lexova veprat e shumta, ia njoha sakrificat për komb e atdhe, andaj e kam thënë se ky është njeriu më i madh i kombit në shekujt e fundit. Bota na e nderon për meritat e tij njerzore e patriotike. Askund në asnjë sekond të jetës së tij nuk i bëri atdheut e kombit tradhëti. Studjone veprën e tij se ja vlen.


Poqëse populli ynë i shkon rrugës së Dr.Ibrahim Rugovës, dijeni se i ka shkue edhe rrugës së Zotit dhe ardhmëria do të na bëhet parajsë.

Nuk e urrej asnjë parti por i urrej njerzit e kqinjë të kombit në çdo parti dhe kerkoj që ti pastroni subjektet politike nga hajnat e kriminelët sepse kështu pastrohet edhe kombi.

Partia duhet ta ketë dashurinë ndaj kombit e atdheu udhërrëfyese për shkuarjen para.Këtë e kishte LDK nën udhëheqjen e Ibrahim Rugovës. Ishte dhe mbeti e vetmja parti e kujtimeve tona që kishte mardhënje të shkëlqyera me popullin. Partitë e sotme, fatkeqësisht i vunë embargo edhe popullit e edhe atdheut. Ato sot i gjasojnë grupeve mafioze.#

Mbi të gjitha respektoj dhe nderoj lartë, me çka e kam dokumentuar me këngët dhe shkrimet e mira, luftën e UÇK-së , familjen Jashari dhe të gjitha familjet që atdheut i dhuruan më të dashurit e tyre. 
Disa person kur duan të sulmojnë vetëm nga inati, më shkruajnë se gjoja unë jam kunder luftës dhe UÇK-së, çka nuk qëndron. 

2.-Jam besimtar i madh i Zotit. Kjo don me thënë se nuk jam ateist. Kahdo që sillem i lutem Zotit sëpari për popull e atdhe, sëdyti për nënën time, familjarët dhe së fundi për veten dhe kombin. Nuk shkoj as në xhami e as në kishë, por i rrespektoj në masen kombëtare te dyjat si shtëpi të Zotit për të gjithë ata që nuk i keqpërdorin. Zotit të Shqiptarëve i lutem shqip dhe gjithmonë para hartës së atdheut e para flamurit të Skënderbeut dhe atij të Dardanisë.
Nuk jam kunder asnjë kombi e religjioni dhe të gjithat i rrespektoj por në vendet e tyre e jo në tokat e Arbërit. Do ti nderoj kur vine e rrinë pak si mysafir e jo përgjithmonë. Nuk dua që në atdheun tim të valojnë flamujt e huaj me armiqësi, nuk dua që në atdheun tim të përhapen rryma radikale islmiste e katolike, nuk dua hoxhollar mjekrrosha që e flliqin atdheun, as Erdogab e Dragana, as Papulosa e Janullatosa. Këngët ua këndoj ashtu si i kan për rrespekt, por jo tua marr e ta bastarlloj kulturen tone arbërore me përkthime e shkarravime.
Pastërtia e kombit mbi të gjitha duhet të jetë prioritet për çdo shqiptar. Çdo shqiptar duhet ta ketë prioritet edhe hapjen e shkollave e jo kishave e xhamijave.
Na u ka bë atdheu si të ishte i mbjellur me xhamia.

3.-Tërë jetën e klova për të mirën e atdheut. Se di a ja kamë qëlluar gjithmonë, por ai që punon edhe gabon. Për ta thënë të drejtën do të më ndal vetëm vdekja. U kam treguar miqëve se mund të më gënjejnë sa të duan për jetën e tyre, por kur është qështja e shtetit, atdheut, kombit e ardhmërisë, këtu nuk e fali askend.  Nuk vras e as nuk rrahi, por i denoncoj në shkrimet e mia. Kush më don pastërtisht e njerzisht, do ta dua katërcipërisht. Jetoj jetën time i vetmuar, i dashuruar në kombin e atdheun dhe në vetminë time, derisa ta gjej fatin të cilin ma ka caktue Zoti ti kaloj ditët e fundit të jetës.Poqëse e ka shkruar Zoti im që
më kupton shqip, të vdes në vetmi, le të mbetët dëshira e Hyjit tonë.
Jetën e kam plot e përplot vuajtej, sakrifica e msheftësi.Për shumë gjëra jam arkiv e vërtetë. Do ti qes atëherë kur mundem. Shumë njerz të kësaj bote me vete marrin msheftësi që nuk u zbuluan kurr.

Ju përshëndes me Zotin që na kupton shqip!
Zoti i bekoft shqiptarët!
Zoti i bekoftë tokat e Arbërit me lutjen për bashkimin e shpejtë!
Zoti e bekoftë miqësinë e drejtë e të vërtetë!
Zoti i ktheftë në rrugë mëkatarët e karaxhozët e atdheut.


Ju dua e ju përshëndes mërgimtarqe unë mërgimtari i pafat
Agim Gashi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi