Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi:NË KUJTIM TË BARDHYL AJETIT

Shko poshtë

Agim Gashi:NË KUJTIM TË BARDHYL AJETIT Empty Agim Gashi:NË KUJTIM TË BARDHYL AJETIT

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 25, 2014 12:26 pm

Agim Gashi


NË KUJTIM TË BARDHYL AJETIT

Agim Gashi:NË KUJTIM TË BARDHYL AJETIT U3_bardhyli_255-628x272


Sot u bënë nëntë vite, kur vdiq gazetari dhe kolumnisti i gazetës “Bota sot”, Bardhyl Ajeti. Pas plagëve të marra më 3 qershor 2005, ku ishte qëlluar nga një veturë në lëvizje nga dora e zezë gjakatare e krimit. Bardhyl Ajeti ishte duke shkuar nga Prishtina në Gjilan, kur u sulmua papritur, prapa shpinës, në fshatin Bresalc me disa plumba shurdhues që dolën nga një Mercedes me xhama të zi. Ai ishte i përcjellur nga dora e zezë kriminale që vriste pa ndal në trojet tona.
Vrasja e gazetarëve ishte drejtëpërdrejtë ngulfatja e së vërtetës shqiptare që ndodhte në trojet tona.

Ata plumba që goditën trupin e tij, nuk i shkaktuan plagë vetëm trupit të Bardhyl Ajetit, të cilat pas disa jave ia morën jetën, por ishin plagë në trupin e atdheut, plagë në trupin e kombit dhe plagë në trupin e ardhmërisë. Çdo ditë vritej nga një copë atëdhe, çdo ditë vidhej nga një copë Shqipëri dhe çdo ditë vritej liria jonë.
I lindur më 1977, Bardhyl Ajeti ky djalosh 28 vjeçar e që ishte në kulmin e energjive pozitive të prodhimtarisë intelektuale, ekzekutohet nga dora e ndytë e cila ekzekutonte gra, fëmijë, burra e pleq.
U vra sepse Bardhyli ishte në mbrojtje të së vërtetës, në mbrojtje të pavarsisë e lirisë e cila u fitu me gjakun shqiptar. 
Atentatin në Bardhyl Ajetin e ndjeu mbarë atdheu e mbarë kombi që jetonte dhe po jeton me ankthin e pandalshëm për ardhmëri.
Edhe unë këtë atentat e ndjeva me dhimbje të madhe andaj Elegjinë „Kur vritet gazetari“ ia kushtova Bardhylit dhe atyre që  u vranë nga dora kriminale, dorë e cila ska asnjë dallim nga terrorizmi serb dhe ai islmik që po ekzekutojnë barbarisht njerzit e pafajshëm.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Bardhyl Ajetin!

25.06.14
Düren

 
 
KUR VRITET GAZETARI VRITET DHE LIRIA
 
Nga AGIM GASHI
 
Kur vritet gazetari
Vritet dhe liria,
Qajnë shkronjat e Dhaskal Todhrit
Qajnë edhe fëmija.
 
Kur vritet gazetari
Nga arma e krimit,
Ndjen dhëmbje Karadaku
Dhe Rrafshi i Dukagjinit.
 
Kur vritet gazetari
Me grykën e pushkës,
Mbi qiellin e Kosovës
Ofashama e Ali Ukës.
 
Kur vritet gazetari
Nga arma e ulokut,
Mbi bjeshkët e Kosovës
Hija e Enver Malokut.
 
Kur vritet gazetari
Në midis t´Kosovës,
Dridhet Vicianumi
I Shefki Popovës.
 
Kur vritët gazetari
Nën hijen e natës,
Në varr ngrinë kujtimet
E Xhemail Mustafës.
 
Kur vritet gazetari
Ndalet rruga e fatit,
Qahet n´tkatër anët
Drenica e Bekim Kastratit.
 
Shko Bardhyl Ajeti
Prehu në qetësi,
Tek shokët e penës
Që ratë për liri.
 
29 qershor 2005

Düren


Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Wed Jun 25, 2014 12:58 pm, edituar 2 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agim Gashi:NË KUJTIM TË BARDHYL AJETIT Empty Re: Agim Gashi:NË KUJTIM TË BARDHYL AJETIT

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 25, 2014 12:37 pm

Agim Gashi:NË KUJTIM TË BARDHYL AJETIT Large_bardhyl-web1403628355
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi