Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NIS FUSHATA PËR SHENJTËRIMIN E NËNË TEREZËS

Shko poshtë

NIS FUSHATA PËR SHENJTËRIMIN E NËNË TEREZËS Empty NIS FUSHATA PËR SHENJTËRIMIN E NËNË TEREZËS

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 27, 2014 10:43 am

NIS FUSHATA PËR SHENJTËRIMIN E NËNË TEREZËS


NIS FUSHATA PËR SHENJTËRIMIN E NËNË TEREZËS U2_nisfsh

Menjëherë pasi Papa Françesku shpalli njoftimin për vizitën e tij në Shqipëri në shtator, një studiues i Nënë Terezës në Angli filloi një fushatë online, qëllimi i të cilës është të përshpejtojë shenjtërimin e murgeshës me origjinë shqiptare e cila respektohet si ‘shenjtore’ në Indi.
 
Gjatë meshës më 15 qershor, Papa njoftoi se më 21 shtator do të vizitojë Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë.
 
“Nëpërmjet kësaj vizite të shkurtër dëshiroj të forcoj pozitën e Kishës në Shqipëri, si dhe ta inkurajoj dhe siguroj për dashurinë time një vend që ka vuajtur kaq shumë si rezultat i ideologjive të kaluara”, u shpreh Papa. Në Shqipëri pak më shumë se 10% janë katolikë.
 
Dr Gëzim Alpion, studiuesi me origjinë shqiptare, që nisi një fushatë nënshkrimesh po me 15 qershor, u shpreh se fillimisht kishte menduar të bënte një gjë të tillë “që nga momenti kur një numër i përzgjedhur i shkrimeve private të Nënë Terezës u botuan në vitin 2007”.
 
Profesori i Universitetit të Birminghamit në Angli u shpreh se, sipas tij, botimi i shkrimeve intime të Nënë Terezës është në kundërshtim me normat e etikës. “Ata që vendosën të publikojnë rrëfimet sensitive, që ajo bëri për vite me rradhë në konfidencë të plotë para drejtorëve të saj shpirtërorë, u ngutën. Si rezulat i veprimit të tyre të pamatur, një çështje kaq delikate u sensacionalizua dhe u trajtua si diçka e rëndomtë. Për rrjedhojë, imazhi i Nënë Terezës u dëmtua dhe për këtë çështje askush nuk po bën gjë,” Alpion tha për ‘Matters India’.
 
 
Studimet e Alpion për Nënë Terezën janë botuar në një numër revistash shkencore të mirënjohura që nga viti 2004. Studimi i tij më i fundit në lidhje me pengesat që hasi Nënë Tereza në fillim të aktivitetit të saj si murgeshë e pavaruar, u botua në shkurt të këtij viti në ‘Revistën Ndërkombëtare të Teologjisë Publike’.
 
Kur e pyetëm se përse priti 7 vjet për të filluar fushatën për përshpejtimin e shenjtërimit të Nënë Terezës, Profesor Alpion tha: “Që nga viti 2007 më është dashur të studioj fenomenin e ndërlikuar që njihet si ‘nata e errët e shpirtit’. Gjatë periudhës 2011-2012 vendosa kontakte me disa gazetarë nga India dhe vende të tjera të cilët përcollën për herë të parë lajmin për ‘errësirën shpirtërore’ të Nënë Terezës, fillimisht në vitin 2001, si dhe me disa miq dhe drejtorë shpirtërorë të saj, përfshirë edhe disa anëtarë të komisionit të beatifikimit si të fazës së ‘diaqezës’ ashtu edhe të asaj që njihet si faza ‘posito’. Që nga nëntori i viti 2013 të gjitha përpjekjet që kam bërë për të mësuar se në ç’fazë është procesi i kanonizmit (shenjtërimit) janë injoruar.”kd


VOA
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi