Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AKTIVITETE NGA DIASPORA: Festivali “Pranvera e fëmijëve 2009” në Kopenhagë

Shko poshtë

AKTIVITETE NGA DIASPORA: Festivali “Pranvera e fëmijëve 2009” në Kopenhagë Empty AKTIVITETE NGA DIASPORA: Festivali “Pranvera e fëmijëve 2009” në Kopenhagë

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 10, 2009 3:34 pm

AKTIVITETE NGA DIASPORA: Festivali “Pranvera e fëmijëve 2009” në Kopenhagë
Nga Këshilli Organizues
AKTIVITETE NGA DIASPORA: Festivali “Pranvera e fëmijëve 2009” në Kopenhagë Pranvera_e_femijve_2009

AKTIVITETE NGA DIASPORA

Kopenhagë:-Nën organizimin e Radio-Projektit 21, ne
Kopenhagë të Danimarkës, me sukses u mbyll dhe Festivali
tradicional i 14 - dhjeti me radhë: “Pranvera e fëmijëve 2009”.


AKTIVITETE NGA DIASPORA: Festivali “Pranvera e fëmijëve 2009” në Kopenhagë Pranvera_e_femijve_2009

Xhaxhi Avzi dhe pellumbat e Xhaxhit
Si çdo vit edhe sivjet,veçanërisht pershkak të pjesemarrjes se femijeve nga Anglia, Gjermania, Zvicra e te prezencës së Ekipit telviziv i T V “Diaspora”,interesimi ishte edhe më i madh. Qindra e qindra fëmijë, me prindërit e tyre, të cilët,enkas edhe për këtë festival, me tepsi dhe ushqime të lloj-llojshëm, vinin ne kolonë që të përcjellin programin e pasur të fëmijeve, me këngë, valle, drame, recitime e vallëzim.Pra, në sallë ishin te pranishem afro 700 fëmijë e pjesëmarrës të tjerë që kishin ardhur për të përcjellë Festivalin.
Programin e hapi aktivsti, organizatori dhe kryeredaktori i Radio-emisionit”Projekti-21”, Avzi Sulejmani, i cili, pasi bëri një rezyme të shkurtër rreth rolit dhe rëndësisë së këtij festivali, përshëndeti tërë pjesëmmarrësit, prindër e fëmijë dhe mysafirët e ftuar, përfaqësuesit e Ambsadës së Shqipërisë, të Iliridës dhe mysafirët shqitarë, poashtu të ftuar nga Suedia. Nuk mungoi dhe fjala pershendetese e Znj. se Ambasades se Pare te Shqiperise, Aferdita Dulla.
Pas fjales se Xhaxhit, Programi u hap me nje valle per FLAMURIN,
te improvizuar nga Trupa e nxenesve nga Gjermania. Me pas u shfaq
MONODRAMA nga nxenesit e Zvicres, nen regjine e Valton Jakupit, qe
kish si subjekt, luften kunder asimilimit; qe u mireprit me intresim te vecante e me duartrokitje frenetike nga ana e pjesmarresve ne Festival.

Vemendja e spektatorëve u përqëndrua edhe tek recituesit e vegjël e të dalluar ”Pëllumbat e Xhaxhit Avzi”. Ndaj, per anazhimin e palodhshem dhe respektin ndaj Z. Havzi, nder dhurata e shumta me portrete te ndryshem qe
dhe ajo e Z. Azis Durmishi.Në fund, Mahi Jusufi dhe Hamide Rudi të gjithë femijeve pjesemarres u ndane mirenjohje, kurse, veterani i arsimit, mesuesi: Ibrahim Egriu, nxenesve pjesemarres falas u dhuroi nga nje gramatike shqip-suedisht, qe te mos e harrojne gjuhen tone te bukur e te embel shqipe, sic ka thane-Naimi.
Pas mbylljes së programit, te pranishmit i argetuan: Zymer Avdiu, Mevlude Mehmeti- Hyra dhe Ibrahim Kasumi, jehoi kënga,vallja e vallëzimi i të rinjve e të rejave dhe,ne ato çaste bisedonim:-A ka kënaqësi më të madhe se kur i vëren të rinjtë e të rejat shqiptare duke qëndruar dorëpërdore e duke u njoh më për së afërmi me njëri-tjetrin?!
Kështu vazhdoi deri pas mesnate.

-U Lumtë organizatorëve të festivalit ”Pranvera e fëmijëve 2009”, z. Avzi Selmani,Radio-kanali shqip ”Projekt-21, shoqatave, asociasioneve dhe sponzorëve, qe me kontributet e tyre mundesuan organizimin edhe të këtij Festivali. Per organizimin e suksesshem te ketij Festivali, merite te
vecante ka restauranti ”BRODONIQI” nga Geteborgu i Suedise, i cili mundesoi ardhjen e RTV-se-DIASPORA.

Në mbarim, pjesëmarrësit që qenë të nderuar dhe të ftuar nga Anglia, Zvicra, Gjermania dhe mbare Skandinavia në Festival, falënderojnë Stafin organizativ per mikëpritjen e bërë shqiptarisht, me bukë, krypë e zemër, ku, nenat shiptare kishin pergatitur ushqime popullore per te pranishmit.

Tërë Programi u incizua nga Ekipi televiziv TV”Diaspora” dhe pritet
te shfaqen inserte edhe nga ky Festival.

Kopenhage, 9 maj ’09 v. Me nderime:-Këshilli Informativ
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi