Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Miratohet udhëzimi, nën kontroll celularët, e-mail-et, Facebookun dhe fjalëkalimet, avokatët japin alarmin

Shko poshtë

Miratohet udhëzimi, nën kontroll celularët, e-mail-et, Facebookun dhe fjalëkalimet, avokatët japin alarmin Empty Miratohet udhëzimi, nën kontroll celularët, e-mail-et, Facebookun dhe fjalëkalimet, avokatët japin alarmin

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 02, 2014 2:01 pm

Miratohet udhëzimi, nën kontroll celularët, e-mail-et, Facebookun dhe fjalëkalimet, avokatët japin alarmin
Miratohet udhëzimi, nën kontroll celularët, e-mail-et, Facebookun dhe fjalëkalimet, avokatët japin alarmin Tumblr_inline_n82y2oGZEG1symhm0
Një udhëzim që minon privatësinë, fut duart në e-mail-et e qytetarëve dhe sheh nga vrima e çelësit qeveritar jetën e qindra mijërave shqiptarëve, është firmosur disa ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, ndërsa është botuar me shpejtësi në Fletoren Zyrtare, duke hyrë në fuqi brenda 15 ditëve. Përpos udhëzimit për kontrollin e e-mail-eve, llogarive në Facebook dhe postës elektronike të punonjësve të administratës publike, kryeministri ka firmosur një tjetër udhëzim, i cili detyron pronarët e çdo celulari që futet dhe përdoret në Republikën e Shqipërisë të bëjnë regjistrimin e numrit të IMEI-t të aparatit. 
Çdo celular ka një numër unik IMEI. Po çfarë ndodh pas regjistrimit të numrit të IMEI-t të celularit? Pas këtij hapi, institucionet dhe njerëzit që kanë akses tek numrat e aparatit, mund të kontrollojnë në distancë lëvizjet dhe vendndodhjen e çdo qytetari në Republikën e Shqipërisë. Jo vetëm kaq. Me regjistrimin e numrit IMEI të celularit, çdo veprim në aparatin celular mund të shihet dhe zbulohet lehtësisht nga institucionet që kanë akses. Po ashtu, do të kontrollohen elektronikisht bisedat, mesazhet, thirrjet, vendndodhja etj. Duke qenë se shërbimet që ofrojnë sot aparatet celulare janë të shumëllojshme, atëherë regjistrimi i numrit IMEI, u jep akses institucioneve, qeverisë dhe personave të veçantë, të hyjnë në adresat e e-mail-ve të mijërave qytetarëve, që hapin adresat e tyre në telefona. 

Po ashtu, udhëzim, bën fjalëkalimi i e-mail-eve dhe i llogarive në Facebook, të jenë të aksesueshme nga institucionet. Me pak fjalë, ky udhëzim minon privatësinë e miliona shqiptarëve, ndërsa e rreshton Shqipërinë në krah me Rusinë dhe Turqinë, sa i takon survejimit të jetës së qytetarëve. Të drejtën për të pasur akses në të dhënat e qytetarëve, sipas ligjit, e kanë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe drejtoritë rajonale tatimore; operatorët e telefonisë celulare në vend; Ministria e Punëve të Brendshme; Policia e Shtetit; Prokuroria dhe gjykatat.
 

Ngjela: Kontrolli i e-mail-it është marrëzi


Avokatë dhe juristë kanë dhënë alarmin për udhëzimin e qeverisë për regjistrimin e numrit të IMEI-t të aparatit celular. Avokati Spartak Ngjela e ka konsideruar një marrëzi, udhëzimin e qeverisë për regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celularë, çka do të bënte kontrollin e menjëhershëm të e-mail-eve të çdo individi. Sipas Ngjelës, një udhëzim i tillë, është i pamundur që të miratohet pasi, do të cenonte privatësinë e individit dhe do të shkelte liritë dhe të drejtat e tij. “Është një marrëzi. Është e pamundur që nëpërmjet regjistrimit të numrave IMEI të bëhet kontrolli automatik i e-mail-eve. Nuk mund të kontrollosh ti e-mail-et e çdo personi. Pastaj kalon në shkeljet e të drejtave dhe lirive të individit”, theksoi Ngjela.

Beqiri: Me udhëzime të tilla shkatërrohet drejtësia

Avokati Idajet Beqiri ka komentuar dy udhëzimet e qeverisë për kontrollin e e-mail-eve të punonjësve të administratës dhe regjistrimin e numrave të IMEI  të aparateve celularë, duke deklaruar se këto dy udhëzime shkelin privatësinë e individit. Sipas Beqirit, me udhëzime të tilla, shkatërrohet drejtësia në Shqipëri. Beqiri tha se, siguria kombëtare për gjërat globale, ka anashkaluar liritë dhe të drejtat e njeriut. “Pas ngjarjeve të dy kullave binjake në Amerikë, lufta kundër terrorizmit është konceptuar në mënyrë të tillë që ka mohuar konceptet që janë konfirmuar dhe vendosur në organizatat për liritë dhe të drejtat e njeriut. Siguria kombëtarë, për gjëra globale, ka anashkaluar liritë dhe të drejtat e njeriut. Me udhëzime të tilla, si kontrolli i email-eve të punonjësve të administratës dhe regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celularë, shkatërrohet demokracia. Nuk janë zgjidhje këto”, theksoi Beqiri.  Hazizaj: Përgjimi i e-mail-eve, vetëm për çështje sigurie Njohës të ligjit kanë komentuar dy udhëzime Këshilli i Ministrave, që synojnë përgjimin e e-mail-eve të punonjësve të administratës dhe të qytetarëve, nëpërmjet regjistrimit të telefonit. Juristi Sokol Hazizaj, në një prononcim për gazetën “Sot”, sqaron se përgjimi i e-mail-eve, qoftë të punonjësve të administratës por edhe të qytetarëve të tjerë, duhet të ndodhë vetëm në raste të veçanta, kur bëhet fjalë për çështje të sigurisë. Pra, survejimi i e-mail-eve nuk mund të ndodhë në mënyrë të vazhdueshme. “Përgjimi i e-maile-ve bëhet për çështje sigurie. Pra, SHISH ka të drejtë të përgjojë kur bëhet fjalë për çështje të sigurisë. Institucioni duhet të ketë tagrin kushtetues për të përgjuar”, u shpreh Hazizaj.


Ja institucionet që do kenë akses në të dhënat



  1. Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe drejtorive rajonale tatimore;
  2. Operatorëve të telefonisë celulare në vend;  
  3. Ministrisë së Punëve të Brendshme;  
  4. Policisë së Shtetit;  
  5. Prokurorisë; 
  6. Gjykatave.


Pjesë nga udhëzimi i plotë që kontrollon jetën e qindra mijërave shqiptarëve   

1. Objekti i rregullimit të dispozitave të këtij vendimi është: 
a) Parashikimi i detyrimit të regjistrimit të aparateve celulare që përdoren në rrjetet që ofrojnë shërbime të komunikimeve elektronike të lëvizshme;  
b) Regjistrimi i aparateve celulare, nëpërmjet numrit IMEI që përdoret në rrjetet që ofrojnë shërbime të lëvizshme;  
c) Ofrimi i shërbimit vetëm për aparate me numra IMEI të regjistruar;  
ç) Krijimi i infrastrukturës dhe procedurave përkatëse për realizimin e këtij detyrimi.

2. Subjekt i këtij vendimi janë të gjithë personat, fizikë apo juridikë, që importojnë apo tregtojnë aparate celulare, operatorët e telefonisë celulare, si dhe individët, të cilët duan të blejnë apo që vihen në zotërim për përdorim vetjak të aparatit celular apo që, në momentin e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, zotërojnë aparate celulare për përdorim vetjak.  
3. Numri IMEI (The International Mobile Station Equipment Identity) është numri unik 15 shifror, që shërben për të identifikuar aparatet celulare. Ky numër, zakonisht, gjendet i shtypur në çdo kuti paketuese, si dhe në brendësi të aparatit, poshtë vendit ku vendoset bateria ose gjenerohet automatikisht (*#06#).

4. Baza e të Dhënave për numrat IMEI ngrihet, administrohet dhe përditësohet pranë Ministrisë së Financave. Kjo bazë do të përmbajë numrat IMEI, markën dhe tipin e aparateve celulare, shoqëruar me një nga të dhënat e mëposhtme:  
a) NIPT-in e importuesit në rast se aparati celular është në pronësi të importuesit;  
b) NIPT-in e tregtarit, person fizik ose juridik, në rast se aparati celular është në pronësi të personit tregtar;  
c) Numrin personal të identifikimit për aparatet në përdorim të individëve;
ç) Shënimin në lidhje me identifikimin e numrit, si dhe të mungesës së elementeve identifikuese për pronësinë. Ministria e Financave, me cilësinë e administratorit të Bazës së të Dhënave për numrat IMEI, ka të drejtën dhe detyrimin e modifikimit të të dhënave të bazës. Operatorët e telefonisë celulare furnizojnë rregullisht Bazën e të Dhënave me informacione dhe lista të reja për upload, regjistrime të reja, kërkesa për modifikime, konstatimin e ndryshimit të përdoruesit të aparatit IMEI dhe çdo të dhënë tjetër që gjykohet prej tyre e rëndësishme për këtë bazë.

5. Numrat IMEI sapo identifikohen nga Baza e të Dhënave do të grupohen në 3 (tri) kategori:  
a) Listën e bardhë në të cilën janë aparate të regjistruara rregullisht dhe që përmbajnë të dhënat e përshkruara në shkronjat “a”, “b” ose “c”, të paragrafit të dytë, të pikës 4, të këtij vendimi;   
b) Listën gri, në të cilën janë aparate nga individë për përdorim vetjak dhe regjistrimi i të cilave nuk është kryer ende;  
c) Listën e zezë, në të cilën janë aparate të deklaruara të vjedhura apo të importuara ilegalisht. Kompanitë e telefonisë celulare, në mënyrë periodike, kryejnë transferimin e të dhënave të reja te  Baza e të Dhënave.  
6. Afati maksimal për qëndrimin e një numri IMEI në listën gri është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë. Në rastin e identifikimit të një numri të ri IMEI, i cili operon me një prej operatorëve të telefonisë celulare, që janë të licencuar në Republikën e Shqipërisë, njoftohet menjëherë operatori i cili bën regjistrimin e numrit IMEI në listën gri.

8. Të gjithë importuesit, në çastin e deklarimit dhe të pagesës së detyrimeve fiskale pranë shërbimit doganor, duhet të deklarojnë edhe listën e numrave IMEI të aparateve të importuara sipas nenit 26 të ligjit nr. 7928, datë 27.4.1995, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të  ndryshuar.  
9. Degët doganore dërgojnë rregullisht në vazhdimësi të dhënat në Bazën e të Dhënave për numrat IMEI, të deklaruar nga importuesit, në përputhje me nenin 26 të ligjit nr. 7928, datë 27.4.1995, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar.  
10. Gjatë ushtrimit të kontrollit ndaj subjekteve që tregtojnë aparate celulare, administrata tatimore akseson Bazën e të Dhënave të numrave IMEI për të verifikuar nëse aparati celular ka numrin IMEI të regjistruar. Në rast se rezulton që subjekti tregton një aparat të paregjistruar, raporton menjëherë në Ministrinë e Financave për futjen e atij numri IMEI në listën e zezë dhe merr masat përkatëse në bazë të legjislacionit përkatës të procedurave tatimore. - Adriatik Doçi  (SotNews/eRrallë)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi