Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PDK: Nuk njihet zgjedhja e Mustafës – i drejtohet Kushtetueses

Shko poshtë

PDK: Nuk njihet zgjedhja e Mustafës – i drejtohet Kushtetueses Empty PDK: Nuk njihet zgjedhja e Mustafës – i drejtohet Kushtetueses

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 18, 2014 2:56 pm

PDK: Nuk njihet zgjedhja e Mustafës – i drejtohet Kushtetueses

PDK: Nuk njihet zgjedhja e Mustafës – i drejtohet Kushtetueses Largea_pdk-hashim-thaci1405666376
Partia Demokratike e Kosovës nuk e njeh zgjedhjen e Isa Mustafës në postin e kryetarit të Kuvendit dhe ka vendosur që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për vendimin që deputetët e morën sot në seancën konstituive.
Pas një mbledhje që e mbajti kryesia e PDK-së pas zhvillimeve në seancë, nënkryetari i saj, Enver Hoxhaj, ka thënë se me zgjedhjen e Mustafës, u tentua të uzurpohet institucioni më i lartë i shtetit.
PDK konsideron se vazhdimi i mbledhjes për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit ishte refleksion i “partive humbëse të zgjedhjeve, në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet në fuqi dhe rregulloren në fuqi të Kuvendit”
Po ashtu, PDK konsideron se ky veprim ishte në kundërshtim me vullnetin dhe verdiktin e qytetarëve të kosovës.
“Si parti politike më e madhe në vend dhe me besimin më të madh qytetar dhe në pajtim me filozofinë politike e shtetformuese dhe respektuese të institucioneve, PDK do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për të kërkuar rivënien e legalitetit dhe legjitimitetit në këtë institucion”, ka thënë Hoxhaj.
Ai ka konfirmuar se procedimi i lëndës për në Gjykatë Kushtetuese nga ana e PDK-së tashmë është çështje ditësh apo edhe orësh.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi