Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:N´KUVENDIM ME AT GJERGJ FISHTEN

Shko poshtë

Mentor Thaqi:N´KUVENDIM ME AT GJERGJ FISHTEN Empty Mentor Thaqi:N´KUVENDIM ME AT GJERGJ FISHTEN

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 20, 2014 12:42 pm

Mentor Thaqi:N´KUVENDIM ME AT GJERGJ FISHTEN 552878_612300718799337_195689943_n



Mentor Thaqi:N´KUVENDIM ME AT GJERGJ FISHTEN

O At,
mësues, 
predikues,
poet,
poliglot, ...
na jepë uratë
sot
ke Ynëzot!

Më mbanë shpresa
i dashur At,
me tënden uratë
lehtëson lëngatë.

Të puthë Dheun
që t´mbuloi
e me Ty buloi.

Kokën
nën Flamur,
Emrin,
Epoken
gdhendur në Gurë,
më jepë guximin
e Oso Kukës,
trimërinë
në luftë
me shëmtinë!

Ah, i lumi At, 
dua t´përballem
se n´shpirtë po kallem,
me do cuba bajlozësh,
farë tekanjozësh.

Më sulmuan Historinë,
më cenuan lavdinë,
kthjellësinë,
Tokë e AtDhe,
t´Madhin Skënderbe.

Eh, për njatë Alfabet,
njatë Gjuhë Zoti,
për njatë harmoni
n´fe e Shëntëri,
unë dhe hasmit
ia çmoj burrninë,
trimninë,
por kurrë
skilen-tradhëtinë,
me të ndaj mejdanin
e s´njollosë Vatanin,
Histori, AtDhe
Komb e Skënderbe,
n´shpirtë m´dhëmb,
t´mi mbajë ndë fre,
nuk lë kënd!

...

Mentor Thaqi VS., 16.04.2013
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi