Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

23 shqiptarë do ndiqen për krime lufte

Shko poshtë

23 shqiptarë do ndiqen për krime lufte Empty 23 shqiptarë do ndiqen për krime lufte

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 26, 2014 11:31 pm

23 shqiptarë do ndiqen për krime lufte

23 shqiptarë do ndiqen për krime lufte Largea_sevdie-jpg1406385858
Proceseve gjyqësore që janë duke u zhvilluar ndaj ish pjesëtarëve të UÇK-së mund t’u shtohen emra të rinj. Kësaj radhe proceset do jenë të iniciuara nga prokurorët vendorë.
Shefja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Sevdie Morina, në një intervistë ekskluzive për emisionin "Drejtësia në Kosovë" konfirmon se prokurorët vendorë janë duke hetuar 23 shqiptarë të dyshuar për krime lufte, ndonëse nuk ka dhënë detaje nëse do të ketë aktakuza.
“Janë pesë prokurorë vendorë që janë duke u marrë me këto raste dhe pas hetimeve do të dalim me rezultate”, ka thënë Morina.
Sipas saj këta prokurorë e kanë guximin dhe nuk do të ndikohen nga çfarëdo presioni që mund të vijë gjatë ose pas hetimit të këtyre lëndëve.
Kryeprokurorja ka kritikuar mënyrën se si deri më tani organet e ndjekjes janë marrë me hetimin e krimeve të luftës pasi, sipas saj, shumë prova të vlefshme janë zhdukur dhe hetimi në disa raste është edhe i pamundur.
Morina e cila që nga qershori i këtij viti është vënë në krye të Prokurorisë Speciale pas ridefinimit të mandatit të EULEX-it, ka folur edhe për hetimet në rastet e terrorizmit dhe korrupsionit të cilat është duke i kryer kjo prokurori.
Sipas saj, në këtë prokurori janë duke u hetuar 35 persona nën dyshimin se janë të përfshirë në terrorizëm. Këta persona, tha ajo, kryesisht janë të dyshuar se kanë marrë ose janë duke marrë pjesë në luftën në Siri, si pjesë e grupit të shpallur terrorist ISIS.
Ndërsa duke folur për lëndët e korrupsionit, kryeprokurorja Morina ka bërë të ditur se ka një numër të madh të lëndëve të kësaj natyre dhe se janë duke punuar në ngritjen e aktakuzave. Ajo nuk ka përjashtuar mundësinë që në aktakuzat e reja të ketë edhe zyrtarë të lartë shtetërorë të dyshuar për korrupsion.
Morina ka kritikuar punën e prokurorive të tjera të vendit për mënyrën se si prokurorët e prokurorive themelore po kërkojnë që lëndët e tyre të barten në Prokurorinë Speciale. Ajo ka thënë se tashmë kanë nisur që në disa raste t’i kthejnë mbrapsht kërkesat e prokurorëve të prokurorive themelore që lëndët e tyre të barten në Prokurorinë Speciale.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi