Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VARGJE NGA AGIM DOÇI-PO HEDH KETU "VARGJE TE VJETERUAR"....NDOSHTA PERMENDEN FAKTE QE I KENI HJARRUAR......LEXOJINI DHE "SHMALLUNI"....

Shko poshtë

VARGJE NGA AGIM DOÇI-PO HEDH KETU "VARGJE TE VJETERUAR"....NDOSHTA PERMENDEN FAKTE QE I KENI HJARRUAR......LEXOJINI DHE "SHMALLUNI".... Empty VARGJE NGA AGIM DOÇI-PO HEDH KETU "VARGJE TE VJETERUAR"....NDOSHTA PERMENDEN FAKTE QE I KENI HJARRUAR......LEXOJINI DHE "SHMALLUNI"....

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 23, 2014 6:39 pm

VARGJE NGA AGIM DOÇI-PO HEDH KETU "VARGJE TE VJETERUAR"....NDOSHTA PERMENDEN FAKTE QE I KENI HJARRUAR......LEXOJINI DHE "SHMALLUNI".... 1904233_661278153907776_318608816_n
VARGJE NGA AGIM DOÇI-PO HEDH KETU "VARGJE TE VJETERUAR"....NDOSHTA PERMENDEN FAKTE QE I KENI HJARRUAR......LEXOJINI DHE "SHMALLUNI"....

Pasi u mendova, se nga t’ja filloj
Thirra ca kujtime nga viti 90-të
Po shkruaj pa hile, askush mos dyshoj!
Të mbrosh të vërtetën – jo nuk është e lehtë!


U “përmbys dynjaja”, ikën dhe bllokmenët
Prona me sa mundi shkoj gjer tek pronari
Ikën sigurimsat erdhën qen bir qenët
U sulën mashtruesit me zhargon fshatari…


Luftë midis krahinash, luftë Jug e Veri
Çdo faqe gazete e kishte një klan
Pastaj u lejuan dyqint qoftexhi
Bënin konkurencë brenda në Tiran’...


Erdh dhjetor 90-ta, u ngritën studentat
Dridhej e përdridhej Ramiz Pushtetari
“Duam pluralizëm!” - shkruanin gazetat
“Voice of America” dhe Azem Hajdari!


U mbushën tribunat me idealistë…
plot u mbushën sheshet mijra demokratë.
Burgjet mbushur plot me Nacionalistë
OKB-ja priste Ramizin e ngratë!…


Shkoj edhe çfarë tha, ai Ramiz Alija?
Në atë mexhlis foli pa kuptim:
« As mbyllur – as hapur, s’do jetë Shqipërija
Bile s’do jetë Lindje – s’do jetë Perëndim(!)”


Priste gjith atdheu, dridhej si në ethe
Tirana gumëzhinte u ndrru “qeverija”
Iku “Tao Tao”…Ramiz kë na gjete!?
Hajde “rinovim” po bante Partija!


Shkoj një qeveri dhe pastaj një tjetër
Iku xhuxhmaxhuxhi që na erdhi prapë(!)
Se Ramiz Alija ishte stekë e vjetër
Nëntoka e Valiasit bënte Demonstratë!!!


Foli i shqetsuar Dritero Poeti
Sesi Enver Hoxha na la veç gomarin.
Delegatë “maloke” dhe ca nga bregdeti
e përzunë me shqelma Dritero shkrimtarin…


erdhi Marsi i dytë se “prilli i vrarë…”
U vra Arben Broci nga mjeshtrat e krimit!
U bë Xheli Gjoni Sekretarë i parë
Dhe Ramiz Alija – president i vlimit…


Nënat seç u thinjën, djemt po merrnin detin
Jo, Ramiz Alija se lshonte pushtetin!
Po e zgjidhi vota, shkuan komunistat!
Erdhi Leka Meksi tok me PD-istat.


U mblodh Parlamenti foli mazhoranca
Parti e Ramizit shkoj për me rrujt planca!
President votuan – herë e parë në botë
Namik Dokle morri në votim: - 1 Votë(!)


U gëzua kombi, në Xhami e Kisha
Bënë të gjithë bekimin: - rroftë Sali Berisha.
Rrap e zhgrap “motori” me emrin Shqypni
Ne kishim “pushtetin” – ata pasuri!


U çelën dhjetë tyrbe dhe dyqind xhami
Erdh’ korrik i parë, shkuam në votime
E humbi PD-ja – popull axhami
Pushtetin Lokal ia dhamë Partisë Krime...


Shkuan katër vite u çelën 8 firma
Mafia komuniste çdo gja kish në dorë!
U banë sigurimsat krye piramida
Bënte plane greku me „trimat“ në Vlorë !


I forcuan radhët veteran – prostatat
Nisi Gramoz Ruçi grevat, demonstratat(?)
Erdh 97-ta në të hyrë të marsit
U bë grusht i shtetit nga djal i Thanasit!


Dhe u p-ordh PD-ja, na u p-ordh dhe shteti
Mbeti vetëm Sala si kaposh gjel – deti.
Na morri jevgjitin e vu në qoshé(?)
Nisi Shqipërija një “epokë të Re”


Tek Shesh i Flamurit dilte Albert Shyti
Ligjin bënin bandat, ne shtërgonim rrypin.
Erdhi edhe Prodi, takoj Myrtezanë
Sali Ram Maloku – ta hëngsha hallvanë!…


Rodhën netë dhe ditë, u vra dhe pranvera(!)
Mullixhiu e dh-jeu, se e dh-jeu vjerra(!?)…
Kish sjellë Amerika si ambasadore
Miss Mariza Linon një femër leshtore!!…


Që na bëri vendin taman “lesh me qime”
Mbeti Shqipërija si k-urvat jetime!
Kush më parë t’ia fuste, kush më parë ta vidhte
Evropa pu-tanë, Salën nuk e pi-rdhte!


Ja pra sot Tirana çfarë porteti ka
Të vjedh Anastasi bashkë me gjithë vëlla!
Të vjedh qeverija që është në pushtet
Se nënë Shqipërija ka veç pis milet!


Po të ishte popull, siç e do zamani
Do ngrihej në këmbë, të tundej vatani!
Po kanë vdekur trimat, mbeti veç zagari…
Ku ta gjej një Burrë si Azem Hajdari !
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi