Kosova po përballet sot me një kërcënim të madh të terrorizmit, por jemi të gatshëm t’i përgjigjemi kësaj sfide globale. Në këtë përpjekje duhet të ndihmojnë edhe bashkësitë fetare. Të rinjtë tanë nuk duhet t’i bashkohen kauzave të huaja. Në qendrat e vendosjes ka shqetësim për moskrijimin e institucioneve të reja; nuk guxojmë të vonohem më. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen dhe askush nuk guxon t’i kërcënojë drejtuesit e institucioneve të pavarura. Takimet me liderët politikë do të vazhdojnë. Presidentja Atifete Jahjaga, nga New Yorku, flet për Gazetën Express.