Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Urim Gjata: Dialog me Shqiperine, apo gju me gju me poullin‏

Shko poshtë

Urim Gjata: Dialog me Shqiperine, apo gju me gju me poullin‏ Empty Urim Gjata: Dialog me Shqiperine, apo gju me gju me poullin‏

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 18, 2009 8:02 am

Urim Gjata: Dialog me Shqiperine, apo gju me gju me poullin‏ U1_UrimGjata
Dialog me Shqiperine, apo gju me gju me poullin?
Nga Urim Gjata, Selanik

Fushata e shfrenuar me trillime dhe mashtrime,pikerisht kur vendi eshte kethyer ne nje kantier te fuqishem ndertimi,dhe kur organizmat prestigjoze te sondazheve po rendisin opoziten te fundit, duke rrezikuar mbylljen njehere e pergjithmone karrjeren politike te sharlatanit Rama. Platforma tani e njohur e shpifjes dhe mashtrimit te tij nuk mund te arrije te ndryshoje asgje ne fundin e destinacionit te tij te dhimbshem politik ku me shpejtesi po shkon partia Socialiste me kryetarin e saj.
Kjo renie drastike dhe e pa parashikuar per kryetarin Socialist, ku tashme shumica e te anketuarve shprehin jo vetem mos besim tek kjo force, por po e akuzojne se propaganda dhe monologu i saj"monolog me shqiperine"Po na risjell ne mendje Partine e Punes me slloganin e saj"gju me gju me popullin" Keq perdorimi i disa mediave ne menyrat me te pa pergjegjeshme te drejtuara nga ky vete,po deshmon perseri prirjet e tij tani te njohura diktatore te fshehura me kujdes prej tij.Pra per fatin e keq te Shqiperise dhe demokracise ky person eshte ne krye te opozites duke u kethyer nje kercenim serios per te ardhmen e qytetarve shqiptare.
Tentimi i marrjes peng nga ky i fundit me anen e metodave te tij djallezore dhe mafioze,te drejten dhe prespektiven e qytetarit shqiptar duke bere allishverishe dhe duke blere media me leket e taksapaguesve qytetare te Tiranes,duke i perdorur me pas keto te fundit si vatra te zeza ne abuzimet dhe shpifjet e tij te pa fund,duke abuzuar me pushtetin po tregon se ky person kerkon te marre peng te ardhmen,prespektiven dhe te drejten e cdo qytetari me ane te metodave te tij mafioze.
Pra nen drejtimin e Edvinit Partia Socialiste, eshte kthyer ne nje kuzhine te ndyre, duke perhapur eren e saj tmerresisht te rende, nga gatimi i corbes se ndyre te shpifjeve, mashtrimeve, dhe trillimeve te kryetarit te saj.
Pas mberthimit te ketij te fundit nga paniku i humbjeve te sigurta me 28 Qershor, perballe alternatives se Mazhorances se djathte. Sllogani historikisht i njohur i Edvinit "shpif shpif se dicka do mbetet" po merr permasa shume te medha ne fillimin e kesaj fushate zgjedhore ku ky kryetar per te shpetuar karrieren e tij politike nuk po kursen as shpifjet me mostruoze,deri ne perdorimin e shpirterave te vdekur per kapitalin e tij politik.
Shfrytezimi i terrorit dhe i diktatit qe ai ka vene ne disa media(te pavarura)me te cilat ndan parate e pista te korrupsionit Edvin Rama po na deshmon cdo dite e me teper se ai ka si aternative te tijen dhe te vetmen.Demagogjine,trillimet dhe historite e sajuara nga ai dhe sejmenet e tij,qe nuk kane asnje lidhje me te verteten.Me qellimin e vetem per te erresuar reformat dhe arritjet ne veprat publike qe kjo mazhorance po inaguron cdo dite ne te kater anet e vendit.Truket qe ekane shoqeruar ate gjate gjithe ketyre viteve qe nga "ora e Bushit"tek rasti"Trebicka"ne thashethemet per presidentin Francez me rastin e vizites se z berisha ne france,dhe deri tek "vjedhja e detit" qe beri Kryeministri Grek z Karamanli gjate vizites ne Tirane.
Por per per Edvinin ka bema te tjera dhe me keq.Ku para zgjedhjeve lokale para dy vjetesh,Rama shpertheu me telekomande nje bombe ne lokalin ku kishte darkuar,vetem pak minuta pasi ishte larguar prej andej.Me pas bertiti se ky ishte nje atentat qe po i behej atij.Duke e sjelle kete si metode dhe duke ja u mesuar pasuesit te tij ne PS,qe eshte sa nj keme e Rames,qe ta bente te njejten gje.Dhe ai shpertheu me telekomande bomben qe e kish vendosur ne bagazhin e makines se tij,dhe e shpertheu ate vetem kur u njgjit ne katin e peste.
Nderkohe qe Shqiperia shfaqet si drite ne harten e zeze ekonomike te Europes,kur vendet e tjera te rajonit fqinj me ne po kerkojne ndime urgjente financiare nga Fondi Monetar Nderkombetar. Shqiperia ia doli te siguroje nga Deutsche Bank dhe Alpha bank e Greqise nje kredi tregetare afatmesme prej 250 milion euro duke lejuar keshtu kompletimin e vijimit te autostrates per ne kosove. Nderkohe qe kjo qeveri e djathte demokratike nenshkroi projekte energjitike me vlere mbi 3 miliard euro me kompani italiane,austriake dhe norvegjeze per ti dhene keshtu fund shkeputjeve te energjise elektrike,dhe kthimin e Shqiperise ne nje vend eksportues rajonal.

urim_gjata@yahoo.gr
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi