Ragip Xhaka, babai i Taulatit dhe Granitit, po krenohet me veprimin e të birit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri ku nuk lejoi përdhosjen e flamurit të Shqipërisë së Madhe. Ai ka thënë se edhe po t’i vdiste djali në Beograd për flamur, do të ishte krenar.