Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhenc Bezhi: Provoja është si një dritë pas shpine qe e ndriçon rrugën qe sapo e kemi kaluar

Shko poshtë

Xhenc Bezhi: Provoja është si një dritë pas shpine qe e ndriçon rrugën qe sapo e kemi kaluar Empty Xhenc Bezhi: Provoja është si një dritë pas shpine qe e ndriçon rrugën qe sapo e kemi kaluar

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 18, 2009 8:29 am

Xhenc Bezhi: Provoja është si një dritë pas shpine qe e ndriçon rrugën qe sapo e kemi kaluar U1_XhencBezhiProvoja është si një dritë pas shpine qe e ndriçon rrugën qe sapo e kemi kaluar
Nga Xhenc Bezhi
Shqiptaret edhe pse të ndarë në disa shtete i bashkon një gjë, ata besojnë pa hamendje në çdo gjë të re dhe besojnë fort. Nëse flasim për kohën e komunizmit shqiptarët u bënë aq komunistë sa që edhe Marksi vetë do tua kishte lakmi. Ishin dhe pjesëtar të Paktit të Varshavës dhe urrenin me zemër imperializmin. Rrënuan gjithçka çka ishte fetare dhe ndërtuan një fe të re, një zot të ri, komunizmin. Pas viti 1941 u lidhën me Jugosllavinë e Titos e me vonë me Rusinë e me Kinën. Ne vitin 1967 u mbyllën kishat dhe xhamit. Në vitin 1968 Shqipëria doli nga pakti i Varshavës si protestë ndaj marshimit të trupave Ruse në Çekosllovaki. Ky regjim më në krye Enver Hoxhën arriti që Shqipërinë ta izolojë nga bota e të arrijë kulmin e një mjerimi ekonomik...
Me rënien e komunizmit njerëzit u tjetërsuan dhe si për të shlyer disi atë njollë që u kishte lëne komunizmi iu kthyen religjionit; kishave, xhamive, thoshin se ne në shpirt gjithmonë kemi qënë besimtar por nuk guxonim të shprehemi hapur, ritet fetare ne shtëpitë tona i kemi mbajtur pa bë reklamë por duke pasur kujdes qe mos te na sheh ndokush. U bene aq fetar sa që edhe prijësit e tyre fetar ua patën lakmi, po citoj një fjali që kam lexuar bukur moti, vetëm 10 % te predikuesve të feve besojnë në zotin. Dhe shkuan aq larg sa që në vitin 1991 vetë parlamenti i Shqipërisë miratoi kërkesën që Shqipëria të futet në OKI (Organizata e Konferencës Islamike). Shqipëria u futë në Organizatën e Konferencës Islamike. “Eh sa ndihma i erdhën Shqipërisë prej andej”. Turqia e para i ndihmojë Shqipërisë me dhjetëmijë kilogram miell. E qe murrën falënderim nga udhëheqësit e shtetit te atëhershëm shqiptar dhe u quajtën vëllezër bile të gjakut. Nuk duhet të harrojmë “ndihmat” e shteteve arabe gjatë kohës së luftës së Kosovës sa hurma sollën për popullin shqiptar e sa ndërtime të shumta bënë(kuptohet) për besimtaret e tyre...
Me ardhjen e demokracisë shqiptaret rrahin gjoks e provohen cili është ma demokrat se tjetri. Dëshmia ma e mirë është kushtetuta e Kosovës ku serbëve u jepen ma shumë të drejta se që u japin shtetet ma demokratike të botës pakicave të tyre kombëtare. Mandej mbyllin sytë para ekstremizmit qe dal ngadalë po lëshon shtat. Për t'i dëshmua botës që janë demokrat të vërtetë harrojnë interesat e tyre shtetëror e kombëtarë. Një proverb thotë: - Ca njerëz kanë aq shumë respekt për eproret e tyre sa që e kanë humbur respektin për vetveten-. Ëndrra e të gjithë shqiptarëve ishte bashkimi kombëtar, ëndërr te cilën tentoi ta varrosë Ahtisari dhe disa politikbërës që dëshirojnë te ruajnë pozitat e tyre. Sot Shqipëria është pjese e NATO-së dhe ka bërë kërkesën për hyrje në BE (Bashkimin Evropian).
I nderuar lexues po të ishe për një moment i huaj si do ta kishe përshkruar popullin tonë shqiptar që kaloi nëpër etapa kohore e regjime të ndryshme. Ky popull që ishte me qindra vite ndër sundimin otoman, deri në vitin 1912, mandej qeverinë e Ismail Qemailit, princ Vidit, nën mbretërinë e Zogut, qeverinë demokratike te Nolit, përsëri nën mbretërinë e Zogut, gati një gjysme shekulli komunizëm. Shteti i te cilëve ishte pjesëtar i paktit te Varshavës, anëtar i konferencës islamike e deri tek demokracia, sot anëtare i NATO-së, qe ka bere kërkesën për tu pranuar ne BE(Bashkim Evropian). Ky popull i cili ka dhënë një Gjergj Kastriot, një Nene Terezë, por së fundi edhe terroristë?
Si popull besimtar, naiv, i pa vendosur apo kureshtar?!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi