Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Për miqët, dashamirë dhe farefisin tim!

2 posters

Shko poshtë

Për miqët, dashamirë dhe farefisin tim! Empty Për miqët, dashamirë dhe farefisin tim!

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 22, 2009 11:02 pm

Miq të dashur, fëmijë, motra e vllëzër dhe të gjithë ata që më njofin e që ju dua shumë e më doni edhe ju,



Më 04.05.2009 rashë në spital pë një operacion të rëndë në bark. Prerja ishet në katër vende. Gjendja pas operacionit vetëm sa keqsohej mirpo mjekët më lëshuan pë rehabilitim shtëpiak më 17.05.2009. Vetëm një ditë munda ta shtyj me dhimbje në banesën time në Düren të NRW-së së Gjermanisë. Të nesërmen më marrin përsëri me dhëmbje të pa durueshme dhe në gjendje kome. Pas dhënjës së medikamenteve kundër dhëmbjeve të mëdha filluan analizat e përgjithëshme. Pas disa orësh nalizash dhe fotografimeve, në mënyrën më të ftoftë më komunikojnë se kam kancer në mëlqi por se dyshimi është edhe tek mushknitë. Fillova të friksohem e të mërzitem shumë. Natën vonë pashë një ëndërr ku nga një kodër më thërriste vajza ime Azaleja.”Babiiiiiiiii, mosssssssssss vdis të lutemmmmmmmmmm! Jam zgjuar i shqetsuar dhe kam filluar të mendoj jo tani për veten time por për këtë sëmundje e cila po i merr njerzit më të mire. Vendosa ti shpall luftë duke ja kënduar edhe këngë kancer hakerit.



Kënga nuk është definitive dhe mban këtë titull:



Babiiiiiiii, babiiiiiiiiiii

Mooooooosss vdiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiis edhe paaaaaaaaak!!!





Ah kancer ti qofsh mallkue

Që vranë njerzit pa t´ba asgja,

Si ska ligj me të denue

N´trupa t´gjallëve kurr mos me ra.



Si më rrokën kto dhimbje t´mdha

Që smë linin vend askund,

Mi kanë thirrë doktor e ndihma

E n´spital shpejt më kanë qu!



Më kan futë n´gjak morfium

E n´rentgen n´fotografi,

E kan pa kancer hakerin

Mbrenda trupin tuj ma gri.



Gri kancer he njeringranës

Që vranë njerzit gja pa t´ba,

Kriminel shkue kriminelit

Ah si ti qe besa ska.



Kam me të dalë në dy luftim

T´gjitha forcat me i tubu,

Kam me t´mujtë ta dhashë nji besë

Se du ende unë me jetu.



Kam do punë ende pa i krye

E dy vajza që t´vogla janë,

T´pastra e t´bukura si burbuqe

Dashni pë babin ende kanë.



E pesë të mdhejt në Suedi

Kur ta marrin këtë lajm të shkretë,

Kan me ndi veten t´merzitun

Dhimbjet shtohen në gurbet.



Kam shum miq, motra e vllazni,

Prej tyne s´ndahem pa u përshëndet,

Kam nji lule në Itali

Ende mirë si kam marrë erë.



E kam nanën me plot rrudha

Kam pas thanë vetë me e ndreqë,

Më shkoi baba pa e pa

N´majin e luleve kur më ka vdekë.



A mendove se po t´lejoj!?

Që nana plak me më shti n´dhe,

Pak ka hjekë e shkreta loke

Me shumë halle në këtë jetë.



Kam me lute unë perëndinë

Me të hjekë nga lista e smundjes,

Kem me të dale të gjithë përpara

Me ta dhanë shijen e mundjes!





Ik e shko ti te koftëlargu

Se te njerzit vend nuk ke,

Si spo i rrokë do karagjoza?

Që shumë t´kqija bane ndër ne!



Karagjozat me xhadallët

Kësaj Kosoves i kanë hype mbi,

Tuj e mjelë popullin e shkretë

Ndjellin kob, ndjellin robni!



Sa herë më kanë quajt spiun

Më kanë quajtë edhe tradhëtar,

E shumëherë n´Kosovë kur isha

Edhe n´prita më kanë dale.



Pra kancer haker bastardi

Pse po hyn n´burra t´vërtetë,

Shko e futu aty ku duhet

Por rrufeja në pleh nuk vret!



Pyes veten vallë përse

Ti kancer gjen vend ndër ne?!

Na e more dhe Presidentin

Ma të mirin në këtë dhe.



Shko e shporru në djall t´mallkuem

Se me ty kam shum idhnim,

Pasi more Presidentin

Ti ma more dhe baben tim.



Pasha besen kem me t´mujtë

Me shumë motra e vllazni

Me vullnet o kunder teje

N´karantin kemi me t´shti.





Spitali i Bierkesdorfit

19.05.2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Për miqët, dashamirë dhe farefisin tim! Empty Përprim Hysi:Urim për Agim Gashin!*

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 25, 2009 2:40 pm

Urim për Agim Gashin!*


Përparim Hysi

(miqësisht)

Do ta vësh kancerin poshtë,o i dashuri Agim
Se ti je djalë trimosh,ta thotë miku,Përparim!
Do ta mundësh ti kancerin se ke hovin djaloshar
Mbi të gjitha ke:vullnetin që dhe male ka rrëzuar.

Ti do rroshë si prind i mirë,që t'i rritësh vet fëmijtë
Se ke zëmër xehvahir(ndaj me ty bashkoj fuqitë)
Jam me ty në këto çaste,zë i lutem Perëndisë
Të largohet dhëmbja prej plage e shëndosh t'i vish shtëpisë.

Je i fortë dhe nuk jepesh;dhimbjet i kalon me këngë
Dhe nuk mposhtesh prej dertesh(dhe sëmundjen ha me dhëmbë)
Vij nga larg e të përqaf;të uroj,o mik,shërim!
Dhe kanceri si "qoftlarg",iktë nga ti e në pakthim!**

Ky urim del nga zëmra,dua të shoh,ashtu,të ri
Se ti je Agim Kënga(me sëmundjen qesh hi-hi)
Sado mik unë nuk të njoh,por me zëmër të uroj
Dua të shëndoshë të shoh...dhe shpresoj...dhe shpresoj.
*Duke lexuar tek "Fjala e lirë"
**Qoftlarg- djall;shejtan;dreq.


Miqësisht
Përparim Hysi,24 maj 2009


Marrë nga "Fjala e Lirë"
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Për miqët, dashamirë dhe farefisin tim! Empty Re: Për miqët, dashamirë dhe farefisin tim!

Mesazh nga donati Fri May 29, 2009 1:02 am

ke me e mujt kancerin ishalla i nderuari Agim se e meriton me jetu ishalla allahu i madh te ndihmon e te jep jep forc me kalu edhe kete te lig te jetes tende nga zemra te uroj sherim te shpejt
ganja

donati

Numri i postimeve : 6
Registration date : 27/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Për miqët, dashamirë dhe farefisin tim! Empty Rezultatet e një kërkese për ndihmë humanitare

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 29, 2009 1:49 am

Nga Xhafer Leci

RAPORT HUMANITAR

Të nderuar bashkëkombasë, kur pata bërë kërkesen për ndihmë z.Agim Gashi,
U pata premtue se pasë përfundimit të akcionit do e përpilojmë raportin.
Emrat e atyre që patën mundësi të ndihmojnë, janë:
1.- Rezart Palluqi 50.00 Euro më 10.06.2009
2.- Enver Zuka 50.00 Euro më 08.06.2009
3.- Nail Rexhaj 30.00 Euro më 08.06.2009
4.- Beqir Musa 20.00 Euro më 09.06.2009
5.- Dan Gashi 20.00 Euro më 15.06.2009
6.- Xhafer Leci 150.00 Euro më 15.06.2009
7.- Rexhep Elezaj 30.00 Euro më 17.06.2009
8.- Kadri Zeqiri 50.00 Euro më 18.06.2009
9.- Mejdi Laçaj 50.00 Euro më 18.06.2009
10.- Genc Laçaj 50.00 Euro më 18.06.2009
11.- Fatmir Bajraj 50.00 Euro më 24.06.2009
12.- Imri Trena 100.00 Euro më 30.06.2009
13. Halil Rrustemaj 20.00 Euro më 03.07.2009
14.- Hafiz Gagica 50.00 Euro më 01.07.2009
15.- Shpend Shala 100.00 Euro më 08.07.2009
16.- Idriz Zeqiraj 50.00 Euro më 20.07.2009
17.- Gani Ismajli 30.00 Euro më 20.07.2009
Gjithësejt: = 900 (Nëndqind Euro)

Me këtë rast; në emrin tim dhe në emër të z. A.Gashit u falënderojë nga zemra të gjithë ju
që patët mundësi dhe dëshirë të ndihmoni njeriun që vërtetë ka pasur shumë nevoj për ndihmen tuaj.
Zoti u ndihmoft dhe u shpërbleftë me gjithë të mirat, ju e familjet tuaja.
Xhafer Leci
Gjermani, 20.07.2009
______


Për miqët, dashamirë dhe farefisin tim! U1_AgimGashi
Agim Gashi
Köngen, 04.06.2009

Të nderuar miq dhe kolegë,

Më lejoni që t`iu drejtohem me një kërkesë për ndihmë humanitare.
Fjala është për rapsodin dhe këngëtarin tonë popullor, poetin Agim Gashi, i cili në opinionin tonë është mjaft i njohur, sidomos që nga vitet 1990-ta e këndej. Shquhet si njëri ndër aktivistët më të zellshëm gjatë pajtimit të gjaqeve në Kosovë kur vepronte së bashku me Anton Çetten, Zekerija Canën si dhe shumë intelektual tjerë.
Të gjithëve na është e njohur kënga e tij Alternativa në Amerikë si edhe shumë këngë tjera kushtuar pajtimit të gjaqeve, vrasjeve të ushtarëve shqiptarë nga ushtria serbe, vrasjeve të rinisë sonë, helmimeve, etj.
Albumi që pati bërë Agimi në vitet 1990-ta pati bërë bujë të madhe në popull.
Është pjesëmarrës i demonstratave (1968-1981) si dhe i burgosur politik.
Më 1994 në Lipjan kriminelët serb ia vranë edhe djalin,Ninelin.

Agimi një kohë ka jetuar në Slloveni, ka punuar për Alternativen, ka banuar me Ukshin Hotin bashkë në një konvikt nxënësish në Lubjanë.
Nga Kroacia, më 1992 emigron në Gjermani, ku jeton edhe sot, por mjerisht në gjendje tepër të vështirë shëndetësore dhe materiale.
Që nga lufta e fundit 1999, Agimi jeton pa kulm mbi kokë, sepse shtëpinë e tij në Lipjan ia dogjën kriminelët serb. Edhe pse ka kontribuar shumë për vendin tonë, ende nuk u gjetën donatorë për ta ndihmuar në ndërtimin e shtëpisë së tij.
Për shkrimet dhe këngët kushtuar Dr. Ibrahim Rugovës shumë herë ka qenë i kërcënuar nga kundërshtarët politik-fanatik përmes telefonatave anonime si dhe shkrimeve të ndryshme mediale. Disa ekstremistë nuk kanë ngurruar që t`ia frikësojnë edhe vajzën e mitur me të cilën Agimi jeton i vetëm qe 8 vite.

Tani atij i është lajmëruar edhe një sëmundje e rëndë dhe ka disa javë që gjendet i shtrirë dhe i operuar në spital.
Agimi, për arsye shëndetësore ka disa vite që jeton me ndihma sociale.
Ndaj, luteni që së bashku të qëndrojmë me të në këto çaste të vështira nëpër të cilat ai po kalon, pra të tregohemi humanë si gjithmonë që ishim dhe ta ndihmojmë me mjete financiare, secili sipas mundësisë së vetë.

Ju falënderojmë paraprakisht për mirëkuptimin tuaj.
Adresa ku mund të derdhen mjetet është si më poshtë:
Agim Gashi
Sparkasse Düren
Konto nummer: 0053425930
BLZ- 39550110
IBAN:
DE45 3955 0110 0053 4259 30
SWIFT-BIC.: SDUEDE33XXX
---------------------------------
Ata që dëshirojnë t`i dërgojnë të holla përmes postës mund ta bëjnë në këtë adresë:
Agim Gashi
Fleming str.25
52353 Düren- Deutschland
Tel:02421-408465
E-mail:
sharkia_323@hotmail.com
P.S.
Në fletëpagesë (Überweisung) mund ta cekni; Hilfe wegen Krankheit.
Mundësisht ky aksion të përfundoi brenda dy javëve.
Gjithë të mirat,
I juaji Xhafer Leci
Mob.: 01522 9273416
E-mail.:
Xhafer-Leci@web.de
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Për miqët, dashamirë dhe farefisin tim! Empty Re: Për miqët, dashamirë dhe farefisin tim!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi