Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kush “kërcënoi” në KP të LDK-së për një koalicion me PDK-në?

Shko poshtë

Kush “kërcënoi” në KP të LDK-së për një koalicion me PDK-në? Empty Kush “kërcënoi” në KP të LDK-së për një koalicion me PDK-në?

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 21, 2014 8:01 pm

Kush “kërcënoi” në KP të LDK-së për një koalicion me PDK-në?
Kush “kërcënoi” në KP të LDK-së për një koalicion me PDK-në? Kp

Paria e Lidhjes Demokratike të Kosovës kërkonte me çdo kusht “vizën” e Këshillit të Përgjithshëm të partisë për të hyrë në koalicion me Partinë Demokratike të Hashim Thaçit.
Në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, siç merr vesh Gazeta Blic disa nga drejtuesit kryesor të LDK-së i kanë kërcënuar anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm, që ose të shkohet me PDK ose vendi do të shkoj në zgjedhje të reja.
Një burim që ka qenë brenda takimit i ka thënë Gazetës Blic se Agim Veliu haptas i ka kërcanuar anëtarët e KP.
“Ose do të votoni për PDK-së ose do të shkoni në zgjedhje, u ka thënë Agim Vleiu anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.
Gazeta Blic ka arritur që të mësoj edhe emrat e atyre anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm që abestuan, por që mbajtën fjalim pro koalicionit me PDK.
Njëri prej tyre është edhe Sabri Hamiti. “Dyshi” i përjetshëm i LDK-së, Sabri Hamiti edhe pse abstenoi gjatë votimit, ai në fjalimin e tij kishte kërkuar që të votohet pro koalicionit me PDK-në.
Befasi ka qenë edhe Armend Zemaj.
Deputeti i LDK-se edhe pse publikisht deklaroi se LDK më mirë e ka që të shkoj në opozitë se sa të hyj me PDK, ai në Këshillin e Përgjithshëm kërkoi që të votohet koalicioni me PDK.
“Zemaj madje ka mbajtur një fjalim shumë të gjatë, ku e mbështeti fuqishëm koalicionin me PDK”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.
Gjithnjë sipas këtij burimi, fjalime që kanë mbajtur për koalicion pro PDK-së edhe Lutfi Haziri, i cili po prtendon që ta marrë edhe postin e kryeministrit. “Lutfi Haziri e mbështeti fuqishëm koalicionin me PDK dhe kërkoi që të votohet për të”, tha ky burim.
Pro koalicionit me PDK ishin edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxhiri, ai i Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarça, ai i Lipjanit, Imri Ahmeti, ai i Suharekës, Sali Asllanaj, ish- ministri i Hashim Thaçit, Sadri Ferati.
Edhe deputeti Arben Gashi, ndonëse mbajti fjalim kundër koalicionit me PDK-në, ai votoi pro këtij koalicioni.
Ndërkaq, Teuta Sahatqija edhe pse në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm nuk ka mbajtur fjalim, siç mëson Gazeta Blic ajo në Kryesi të partisë është mbështetësja më e madhe e koalicionit me PDK-në.
Sipas burimeve të Gazetës Blic, të gjithë këta zyrtarë të lartë të PDK-së kanë marrë premtime nga Isa Mustafa që do të marrin pozicione të rëndësishme në qeverinë e ardhshme të Kosovës.
Ndërkaq, vetëm 7 anëtarë të Këshillit votuan kundër. Ata janë:


Vjosa Osmani
Faton Peci
Kimete Bytyçi
Xhafer Tahiri
Kujtim Shala
Naim Hajra
Haki Imeri
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi