Mijëra mbështetës të Partisë Demokratike dolën në protestë sot në Tiranë duke e akuzuar qeverinë se u ka vështirësuar jetesën. Të grumbulluar nga shumë qytete dhe fshatra të Shqipërisë, kjo e sotmja u duk se qe protesta më e madhe e organizuar nga Partia Demokratike që kur kjo e fundit humbi zgjedhjet parlamentare në qershor të vitit 2013.