Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AKADEMI, PËRKUJTIM, PËRURIM...

Shko poshtë

AKADEMI, PËRKUJTIM, PËRURIM... Empty AKADEMI, PËRKUJTIM, PËRURIM...

Mesazh nga Mexhid Yvejsi Tue May 26, 2009 3:15 pm

Mexhid YVEJSI, Gjakovë



AKADEMI, PËRKUJTIM, PËRURIM…



Në Sallën e Madhe të Pallatit të Kulturës, në Gjakovë, ditën e hënë, me 18 Maj 2009, u zhvillue një Akademi në nderim të Teqesë së Madhe, të tarikatit “Sa’adi”, veprimtarisë që bëri ajo ndër shekuj në dobi të çështjes fetare-kombëtare, që nga themeluesi Shejh Sylejmani dhe deri tek Shejh Shefqeti (1900-1952).

Në këtë akademi përkujtimore morën pjesë shumë qytetarë, jo vetëm nga Gjakova, jo vetëm nga Kosova, por edhe nga Presheva, Shqipëria, Maqedonia…

Ndër shumë mysafirë të nderuar ishte edhe Ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Dr. Islam Lauka, i cili përveç që përshëndeti këtë akademi, ai i vlerësoi figurat e ndritura fetare, që kanë kontribue edhe për çështjen kombëtare…

Në këtë akademi mori pjesë edhe Akademik Esat Stavileci, i cili si gjakovar, ndjehej shumë krenar për vendlindjen e tij, që ka dhënë personalitete me kaq rëndësi…

Gjithashtu, përveç shumë të tjerëve, në këtë akadami ka përshëndetur, ka folur edhe kryetari i Komunës së Gjakovës, Dr. Pal Lekaj, i cili ndër të tjera tha:

“Ne duhet të mburremi me prijës të tillë fetar dhe kombëtar, që në ditët më të vështira vepruan, flijuan…Ata shkuan nga e mira e kombit e dashurisë e civilizimit…”

Për figurat historike, në veçanti të Shejh Shefqet Shehut dhe të Shejh Musa Shehzadës, që ka nxjerrë Teqeja e Madhe e Gjakovës dhe e Prizrenit, kanë folur edhe personalitete të tjera me rëndësi…

Gjatë kësaj ceremonije, e cila u pasurue edhe me disa ilahi e pika të tjera kulturore-artistike, u promovue edhe një monografi.

Kjo monografi, e shkruar nga Faik Doda dhe Ernest Luma me titull “DRITA HYJNORE DHE KOMBËTARE NDËR SHEKUJ E TEQES SË MADHE AUTOQEFALE BALLKANIKE”, i përkushtohet, siç tregon vetë titulli, Teqës së Madhe të tarikatit “Sa’adi” në Gjakovë dhe asaj në Marash të Prizrenit…Për këtë monografi foli historiani, recenzenti, Dr. Parim Kosova, nga Prizreni

Kjo akademi, kjo ceremoni, është mbajtur edhe në nderim, në përkujtim, në 12-të vjetorin e pranimit të Hilafetnamesë të Shejh Musa Shehut, për të udhëhequr, drejtuar, udhërrëfye, parimet fetare-mistike, siç po quhet tani,

Teqja e Madhe Autoqefale Ballkanike…

Shejh Musa Shehu është djali i Shejh Abdylvehab Shehut, (1927-1998), i cili ishte djali i madh i Shejh Shefqetit, (1900-1952). Kur ndrroi jetë Shejh Shefqeti, me 11 Mars 1952, atëherë për dy vjetë mbetë i zbrazur vendi tij…

Kështu, pas dy vjetësh, me 15 Janar 1954, Abdylvehabi u gradue me titullin Shejh i Tarikatit “Sa’adi) dega apo kolli “Axhizijje”. Këtë titull e pranoi nga Shejh Hyseini, i cili e kishte pranue nga Shejh Mehmedaliu nga Shkupi, në vitin 1953.

Pra, pas Shejh Shefqet Shehut, vjen Shejh Abdylvehabi apo Sheh Dyli, siç quhej nga populli, i cili e ka drejtue Teqen e Madhe të Gjakovës mbi 45 vjet, deri sa ndrroi jetë me 9 Korrik 1998, kurse është varrosur me 10 Korrik 1998, në Teqen e Madhe…

Dhe më në fund, pas orës 16, me qindra besimtarë me ilahi, lutje dhe Ziqër, duke e përmendur, duke e përkujtuar, Krijuesin, All-llahun e Madhëruar, është përuruar, inaguruar, Tyrbja e Shejh Shefqetit, afër “Urës së Llukacit”, në Gjakovë…



Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Mexhid Yvejsi

Numri i postimeve : 37
Registration date : 24/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi