Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E pabesueshme: Rexhep Qosja e quan Hashim Thaçin stalinist dhe falsifikator

Shko poshtë

E pabesueshme: Rexhep Qosja e quan Hashim Thaçin stalinist dhe falsifikator Empty E pabesueshme: Rexhep Qosja e quan Hashim Thaçin stalinist dhe falsifikator

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 02, 2014 4:14 pm

E pabesueshme: Rexhep Qosja e quan Hashim Thaçin stalinist dhe falsifikator

E pabesueshme: Rexhep Qosja e quan Hashim Thaçin stalinist dhe falsifikator Largea_photo-kushtrim-ternava-rexhep-qosja1417524785

Një miqësie e ndërtuar me vite, duket se ka përfunduar sot. Bëhet fjalë për miqësinë e akademikut Rexhep Qosja dhe Kryeministrit Hashim Thaçi.
Gjithçka ka nisur pas një statusi të Thaçit në Facebook, në të cilin ai përkujton Presidentin Rugova në 70 vjetorin e tij të lindjes, derisa foton e shoqëron me një foto të Konferencës së Rambouillet, e ku Qosja është retushuar.


Kjo ka mjaftuar që akademiku ta cilësojë stalinist Kryeministrin në Detyrë.

Lexojeni të plotë reagimin e Qosjes.

Sot e lexova urimin që Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, shpalli në faqen e tij në Facebook me rastin e përvjetorit të lindjes së ish-kryetarit të Lidhjes Demokratke të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Kryeministri në detyrë Hashim Thaçi me përkushtim të veçantë e me ndjenja sentimentale thekson bashkëpunimin e tij “pivotal” me Ibrahim Rugoven. Di shumë, ndoshta çdo gjë, për këtë bashkëpunim “pivotal” mes tyre prej Konferencës së Rambujesë e deri në vdekjen e parakohshme të Ibrahim Rugovës. Është e zakohshme në botën e qytetëruar që urimet për ditëlindje si dhe ngushllimet për vdekje të jenë të sinqerta.

Vetëkuptohet se nuk do ta bëja këtë reagim për urimin e Kryeministrit në detyrë Hashim Thaçi me rastin e përvjetorit të lindjes së Ibrahim Rugovës sikur ky urim të mos ishte përcjellë me një falsifikat: me shkurtimin e fotografisë nga nënshkrimi i Marrëveshjes Shqiptaro-Serbe në Rambuje prej së cilës në mënyrë staliniste, jo vetëm në këtë rast, janë hequr fotografia e Rexhep Qosjes dhe e Veton Surroit.

A e këtillë duhet të jetë demokracia jonë? A e këtillë duhet të jetë historia jonë? Le të gjykojnë lexuesit. Mua s’më duhen fotografitë! Mua dhe krejt popullit shqiptar i duhen sot më tepër se kurrë përgjegjshmëri shtetërore dhe ndershmëri politike, demokratike dhe historike, që aq tmerrshëm po i mungojnë Kosovës në këtë kohë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi