Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E pabesueshme: Isa Mustafa e heqë statusin për Armend Zemajn

Shko poshtë

E pabesueshme: Isa Mustafa e heqë statusin për Armend Zemajn Empty E pabesueshme: Isa Mustafa e heqë statusin për Armend Zemajn

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 10, 2014 9:00 pm

E pabesueshme: Isa Mustafa e heqë statusin për Armend Zemajn
E pabesueshme: Isa Mustafa e heqë statusin për Armend Zemajn Foto-kushtrim-ternava-isa-mustafa3_5086

Isa Mustafa e ka larguar para pak çastesh postimin për Armend Zemajn. Statusi i fundit i Mustafës ka mbetur ai i 8 nëntorit që iu kishte drejtuar kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli. Nuk është rasti i parë që Mustafa fshinë statuset e tij në Facebook.



Mustafa: Zemaj të sqaroj se kush janë vrasësit në qeverinë time
Kryeministri i ri i Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook i ka falendëruar të gjithë deputetët që ia dhanë besimin për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Mustafa thotë se është befasuar me deklaratën e deputetit të LDK-së, Armend Zemaj, i cili ka thënë se “në përbërjen e qeverisë ka njerëz që kanë vra shqiptarë në forma të ndryshme, si ata serb si ata shqiptar”.
Lexojeni postimin e plotë të Mustafës:
Qytetarë të nderuar,
Falënderoj të gjithë deputetët që votuan dhe e dhanë besimin për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Pas votimit të Qeverisë, disa nga deputetët të cilët kanë votuar kundër, kanë deklaruar opinionet e tyre në lidhje me kabinetin qeveritar. Më befasoi deklarata e deputetit Zemaj, në të cilën ai thotë se “në përbërjen e qeverisë ka njerëz që kanë vra shqiptarë në forma të ndryshme, si ata serb si ata shqiptar”.
Unë si Kryeministër i Republikës së Kosovës nuk kam njohuri të tilla. Unë besoj në të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar, prandaj kërkoj nga z. Zemaj të sqarojë se cilët janë ata njerëz. Po ashtu do të kërkoj nga Prokuroria e Kosovës që të trajtojë këtë deklaratë të deputetit Zemaj. U bëj ftesë, po ashtu, të gjithë qytetarëve që nëse kanë informata për vepra të tilla, të raportojnë tek organet përkatëse.
E pabesueshme: Isa Mustafa e heqë statusin për Armend Zemajn Ys
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi