Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - NDAMJA PËR TË GJALLË dhe VAJI PËR ATDHE

Shko poshtë

AGIM GASHI - NDAMJA PËR TË GJALLË dhe VAJI PËR ATDHE Empty AGIM GASHI - NDAMJA PËR TË GJALLË dhe VAJI PËR ATDHE

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 15, 2014 12:51 am

AGIM GASHI - NDAMJA PËR TË GJALLË dhe VAJI PËR ATDHE 10703972_10152557871409077_6642896608574943483_n





AGIM GASHI

NDAMJA PËR TË GJALLË

Për n´mërgim unë kur u nisa,
Me shëndet moj nanë se ika, 
Hallall buka, hallall kripa,
Hallall t´mira, halla t´liga.


O u nisa moj nanë u nisa
N´këtë mërgim katran të zi,
Seç po treten njerzit, nanë, 
Thatë mbesin t´shkretat shtëpi.

Ah u nisa moj zemra ime
Në mërgim në atë nëperkë, 
Me i kerku vuejtjet e jetës,
Me lane nanë e me gjetë njerkë.

Kur kam dale deri te porta
Nisin vajin vllazën e motra, 
E kur dola n´tshkreten lamë
N´zi e n´vaj e shkreta nanë.

O hallall atdhe i dashur
Të ma ruejsh nanën time, 
Atë grua plot dashuni
Që m´ka rritë me plot mundime.

Lamtumirë nanë e atdhe,
Po shkoj atje ku nuk kam varrë,
Ma e randë kenka se vdekja
Me u nda për të gjallë.

06.04.2014
Düren



VAJI PËR ATDHE

I
Errësira kaplon botën
Në dhomën time plot qetësi,
I vetmuar kalon jeta
Nuk ka, nuk ka më dashuri.

Natë e ditë unë qaj e qaj, 
Si shkon jeta në vetmi?
Qysh se moti atdhe kur të lash´
Nuk mu teren këta sytë e mi.


II
Eh sa vuaj kur Ty të shof
Nuk më zihet vndi vend, 
Të kan rrokë Karaxhozët 
Po të kcejnë ty rend më rend.


Natë e ditë o atdhe i dashur
Për Ty qaj e s´ndalem kurrë, 
T´u e lutë Zotin e Madh
Kjo zemra ime mos u bëftë e huj!


III
Dikur isha si zog mali
Fluturoja n´çdo cep të Arbërit, 
Me kufi sot m´zihet fryma
Nga farë e keqe dhe farë tradhëtari.


Dal n´dritare e derdhi lot´ 
Zemra ime po mban zi, 
Vetëm këngë të vajtimit
Sot atdhe këndoj për Ty!


18.06.14
Düren

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi