Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:NË DUEL REXHEPI E ISA

Shko poshtë

AGIM GASHI:NË DUEL REXHEPI E ISA Empty AGIM GASHI:NË DUEL REXHEPI E ISA

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 16, 2014 1:55 am

AGIM GASHI


NË DUEL REXHEPI E ISA


AGIM GASHI:NË DUEL REXHEPI E ISA 10393743_10152560717189077_2898087396945854631_n

Njani n'rrema e tjetri n'lisa
Ne duel Rexhepi - Isa,
Rrin tuj sha e tuj u gju
Pop'llit mendjen me ia sëmu'!



U çu Qosja me sabah
Rroku lapsin me bismilah:
-Bismilahi, o kalem
Qite n'dritë krejt shpyrtin tem!



Rrotullo ti gurë e lisa
Veç me ditë çka ka ba Isa,
Veç me ditë e me marrë vesh
Gjithë ky popull me vesh n'lesh,



Hajt Rexhep he pika e djalit
Bjeri bjeri fort kavallit,
Qitja flaken e barutit
Si dikurt në kohe t'Mahmutit.



Kur na iken gjakovaret
Kuqaloshat erdhen t'paret:
Hajde fol ti o lum profa
Enverizmin e don tane bota!



Kah akshami po knon lulija
Çka u ba kah akademia,
Jane rroke trimat për do sorra
Ç'ju thotë truni iu shkrun dora.



Njani n'rrema e tjetri n'lisa
Në duel Rexhepi - Isa,
Rrin tuj sha e tuj u gju
Pop'llit mendjen me ia sëmu'!



Düren, 15.12.2014
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi