Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LDK-Vlerë e dëshmuar, vizion i ri

Shko poshtë

LDK-Vlerë e dëshmuar, vizion i ri Empty LDK-Vlerë e dëshmuar, vizion i ri

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 10, 2009 6:41 pm

LDK-Vlerë e dëshmuar, vizion i ri

Ramë Manaj, Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së


Është nder i veçantë për mua që në cilësinë e sekretarit të Përgjithshëm të LDK-së përshkruaj në pika të shkurtra e të rrumbullakojë vlerat e dy dhjetëvjetëshave, të kultivojë traditën më të mirë të brezave, si dhe të synojë të përcaktojë qartë orientimet tona strategjike për të ardhmen e Kosovës. Më lejoni, prandaj, ju lutem, që të shpreh menjëherë adhurimin tonë të thellë për punën e brezave në fomësimin e konceptit të LDK-së për liri e pavrësisë të shqiptarëve në këtë pjesë të Europës Juglindore, të kujtojmë figurën madhore të dijetart e prijësit, presidentit historik të Kosovës e liderit nacional të shqiptarëve, dr. Ibrahim Rugovën, brezin e tërë të intelektualëve e të dijetarëve, njërëzvë të kulturës e të arteve, të cilët u mblodhën rreth një koncepti nacional-kulturor dhe e krijuan bërthamën e LDK-së, e cila shpejt u shndërrua në bërthamë të lëvizjes për pavarësi e dinjitet kombëtar, e cila e udhëhoqi ambicien e qytetarit të Kosovës për liri. Kjo ambicie u kanonizua në Programin nacional të LDK-së për liri, pavarësi dhe demokraci, të cilat u bënë sinonim i veprimit tonë politik dhe moto e jona udhëheqëse drejt realizimit të aspiratave të brezave. Duke udhëhequr vullnetin e qytetarëve të Kosovës për shtetësi e demokraci, LDK-ja u dëshmua si prijatare e proceseve demokratike, duke u shndërruar në një urë ndërlidhëse me botën e qytetëruar, e cila nga ana e saj e njohu dhe e përkrahu vizionin e LDK-së për përqafim të vlerave të përbashkëta europiane. Me punën e saj këmbëngulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës e ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës, dhe çështjen shqiptare në përgjithësi, duke siguruar mbështetjen e vendeve më të fuqishme të demokracisë botërore dhe duke krijuar miq anekënd globit. Ndaj, organizimi dhe mobilizimi qytetar i pashembullt në funksion të mbijetesës si popull dhe i ndërtimit të shtetësisë, përbën një pasuri të veçantë të LDK-së në skenën politike të Kosovës.
Të nderuar qytetarë
Me realizimin e aspiratës së qytetarëve të Kosovës për pavarësinë e vendit tonë të dashur u realizua edhe pjesa e parë e Programit nacional të LDK-së, formimi i shtetit të pavarur të Kosovës. Së bashku me qytetarin e Kosovës tani ne do ta jetësojmë tani atë. Arritja e pavarësisë së vendit, proces të cilin LDK-ja e ka udhëhequr për më shumë se një dekadë e gjysmë, ka qenë sinjal për ne që të fillojmë procesin e ripërtëritjes, për t’iu përgjigjur sfidave të reja të vendit. Pavarësia ka sjellë sfida dhe synime të reja për Kosovën. Këto sfida kërkojnë qasje të re. Konsolidimi i shtetësisë dhe forcimi i demokracisë, ofrimi i arsimit cilësor dhe i shërbimeve shëndetësore sipas standardeve më të larta dhe vlerave të qytetarëve të Kosovës, si dhe promovimi i ekonomisë së tregut dhe i rritjes ekonomike që krijon vende pune për numrin e madh të të rinjve, pastaj forcimi i rendit dhe i sigurisë, kultivimi i vlerave identitare dhe nacional-kulturore, janë disa nga sfidat kryesore që paraqiten para LDK-së në këtë periudhë.
Konferenca për orientimet strategjike, “Vlera të dëshmuara, vizion i ri”, e cila pwrkon edhe me shënimin e 20-vjetorit të LDK-së, është pikënisje për t’u përballur me sfidat e ardhshme tw qytetarit tw Kosovws. Për ta realizuar këtë vullnet, ne i kemi pyetur qytetarët e Kosovës dhe anëtarësinë e gjerë të LDK-së për veprimet tona politike në të ardhmen. Anëtarësia e LDK-së ka kërkuar nga ne që ta përcaktojmë qartë vizonin tonë për të ardhmen. Ne sot po e bëjmë pikërisht këtë. Ne i kemi mirëpritur sugjerimet e tyre, prandaj kemi dizajnuar një proces të ripërtëritjes, me të cilin duam që përmes planifikimit të veprimeve tona politike, ta shpijmë përpara vullnetin e tyre. Ne i kemi përqafuar synimet e qytetarit të Kosovës dhe i kemi shndërruar në premisa për veprimin tonë politik. Për këtë qëllim ne kemi dizajnuar një proces të mirëfilltë të ripërtëritjes i cili shtrihet së paku në dy rrafshe: në po i ripërtërijmë programin dhe në ripërtëritjen e strukturave tona politike.
Konferenca e sotme dëshiron që të përcaktojë qartë orientimet tona strategjike për të ardhmen, duke iu referuar në vazhdimësi verave tradicionale të LDK-së, të cilat kanq qenë vlera dhe parime udhëhqëse të qytetarit të Kosoëvs.
LDK-ja po ripërtërihet
Sot, në Kosovën e pavarur, sovrane dhe demokratike, LDK-ja mbetet e përkushtuar për arritjen e qëllimeve kombëtare, bazuar në vlerat tradicionale dhe në interesat e qytetarëve të Kosovës. Ajo i ka adaptuar këto vlera në rrethana të reja brenda dhe jashtë Kosovës. Ripërtëritja e tyre është rezultat i një dialogu të gjatë dhe intensiv të cilin ne e kemi zhvilluar me qytetarin e Kosovës për më shumë se një vit. Ne e kemi dëgjuar zërin e qytetarit të Kosovës, prandaj sot dëshirojmë të dëshmojmë se ne po e respektojmë vullnetin e tij: po e ripërtërijmë programin tonë politik, për t’iu përgjigjur sfidave të ardhshme për Kosovën. Për këtë qëllim ne i kemi ftuar ekspertët më të mirë që i ka Kosova në fusha të ndryshme dhe së bashku me ta nga sot do të fillojmë ta hartojmë programin nacional. Ata janë shprehur të gatshëm që vizionin e tyre për të ardhmen ta bashkojnë me atë të LDK-së në një program për të ardhmen e qytetarëve të Kosovës.
Programi i ri i LDK-së do t’i përfshijë vlerat e dëshmuara të LDK-së të qytetarit të Kosovës, sikur që do t’i parashohë të gjitha sfidat e së ardhmes dhe do të japë përgjigje për to. Qytetarët e Kosovës e kanë pranuar në vazhdimësi rolin tonë në arritjen e synimeve madhore të vendit, por ata dëshirojnë që ne të ndryshojmë vetveten në mënyrë që ta ndryshojmë Kosovën. Nëse LDK-ja deri dje identifikohej si përfaqësuese e vlerave nacionale dhe universale, sot ajo do të përkushtohet që të ofrojë zgjidhje për sfidat me të cilat do të ballafaqohemi në të ardhmen, duke përdorur dijen akademike dhe profesionale të ekspertëve tanë. Vizionin tonë ne do ta ndërtojmë mbi vlerat e përbashkëta, duke ruajtur kulturën identitare të qytetarit të Kosovës. Synimet e Kosovës dhe të LDK-së kanë evoluar pas arritjes së pavarësisë së vendit, proces i udhëhequr pothuajse njëzet vjet nga LDK-ja. Në Kosovën e pavarur vizioni i LDK-së është një Kosovë evropiane, në të cilën vazhdimisht forcohet demokracia qytetare, sundon ligji dhe respektohen të drejtat e njeriut, promovohet mirëqenia e qytetarit dhe zhvillimi ekonomik nëpërmjet ofrimit të mundësive të barabarta, stimulohet tregu i hapur dhe lëvizja e lirë e qytetarëve dhe e ideve, mbështetur në arsim modern dhe në shoqëri të dijes, në të cilën respektohen individi, familja dhe vlerat dhe traditat e qytetarit të Kosovës. LDK është sinonim i Kosovës evropiane”.Unë besoj se kjo konferencë do t’i institucionalizojë këto vlera në parime të përgjithsme të programit nacional të LDK-së. LDK-ja do të vazhdojë të jetë artikuluese e fuqishme e kërkesave të popullit të Kosovës. Për këtë jemi përgatitur dhe këtë do ta dëshmojmë. Ne do ta promovojmë lirinë universale dhe do ta ushqejmë me vlera demokracinë e brendshme. Krahas kësaj, ne do t’i promovojmë vlerat tona kulturore dhe do të ndihmojmë përhapjen e qytetërimit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi