Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jusuf Buxhovi:NGA LEVIZJA PËR SHTETNDËRTIM NË PARTI PA VIZION PËR TË ARDHMEN

Shko poshtë

Jusuf Buxhovi:NGA LEVIZJA PËR SHTETNDËRTIM NË PARTI PA VIZION PËR TË ARDHMEN Empty Jusuf Buxhovi:NGA LEVIZJA PËR SHTETNDËRTIM NË PARTI PA VIZION PËR TË ARDHMEN

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 23, 2014 2:14 am

Jusuf Buxhovi:NGA LEVIZJA PËR SHTETNDËRTIM NË PARTI PA VIZION PËR TË ARDHMEN 397046_171164252915058_468765076_n
Jusuf Buxhovi

NGA LEVIZJA PËR SHTETNDËRTIM NË PARTI PA VIZION PËR TË ARDHMEN


LDK në përvjetorin e 25-të



Jusuf Buxhovi:NGA LEVIZJA PËR SHTETNDËRTIM NË PARTI PA VIZION PËR TË ARDHMEN 11090_882170898481053_3319766925744704090_n

LDK sivjet shënon 25 vjet jete aktive në procesin politik në Kosovë.
LDK si lëvizje kombëtare u shfaq në një moment historik, i cili shënonte fillimin e shthurjes së ish federatës jugosllave dhe ishte partia e parë që ofroi vizionin për krijimin e entitetit shtetëror të pavarur mbi baza kombëtare dhe demokratike të shqiptarëve që kishin mbetur në atë federatë. Slogani i saj i njohur: Liri, Pavarësi e Demokraci ishte themeli ideor i projektit historik për shtetin e pavarur, që iu bashkuan të gjitha forcat shoqërore dhe politike pa dallim.
Dezintegrimin e federatës dhe shkëputjen e Kosovës nga ajo, LDK e kishte projektuar si një proces në të cilin shqiptarët do të jenë një akter vendimtar, i cili do të imponohet si faktor i paevitueshëm në planimteritë gjeostrategjike europiane.
Brenda këtij procesi historik kjo lëvizje arriti t’ia imponoje botës një pamje mentale shtetformuese të shoqërisë kosovare, e cila do të ishte në pajtueshmëri me konceptet euro-atlantike të organizimit shtetëror. Kjo u arrit edhe me krijimin e infrastrukturës demokratike që do ta legjitimonte këtë proces siç ishin: Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990, shpallja e Republikës së Kosovës në Kuvendin e Kaçanikut më 7 shtator 1990, Referendumi për Pavarësi i vitit 1991 si dhe zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale të vitit 1992, prej nga dolën edhe institucionet me të cilat u pajis lëvizja e rezistencës institucionale pjesë e së cilës ishte edhe ajo e armatosur, e cila u vu në veprim në fazën e fundit kur forca e diplomacisë duhej të kthehej në diplomaci të forcës.
Si një faze fillestare të pavarësimit LDK ka paraparë edhe protektoratin ndërkombëtar, që duhet të funksionojë si formë kalimtare e vetëqeverisjes, që u realizua me ndërhyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë në qershor të vitit 1999.
LDK po ashtu ishte ideatore jo vetëm e një procesi të shtetndërtimit, por edhe fazave të realizimit të këtij projekti, etapa që duhej të kaloheshin derisa Kosova dhe popullata e saj të familiarizoheshin me një mendësi të re, çfarë ishte ajo e pluralizmit politik, ekonomisë së tregut, të drejtave të njeriut, etj, domethënë si një proces i detotalitarizimit të ndërgjegjes.
Jubiletë, çfarë është ky, çerekshekulli i funksionimit të LDK-së, detyrojnë për një rikapitullim të një procesi aq më parë që është diçka e obligueshme për ideatorin, themeluesin, hartuesin e bazës programore e statutore, dhe përfaqësuesit ligjor i kësaj parti-lëvizjeje të para 25 viteve.
Andaj, sot me të drejtë shtrohet pyetja se çfarë mbeti nga një projekt i madh shtetndërtues i LDK-së dhe ç’mbeti nga vetë LDK-ja?
Me këtë rast duhet të thuhet se Lidhja Demokratike e Kosovës, pas 25 viteve të aktivitetit në shtetndërtimin e papërfunduar, ka dy pamje: 
-atë historike, si lëvizje kombëtare, që përfundon me ndërhyrjen e forcave të Aleancës euro-atlantike në Kosovë në qershor të vitit 1999, dhe tjetra,
-atë të një partie politike në rrethanat e protektoratit ndërkombëtar e deri më sot, që përcillet me dukuri pothuajse si të të gjitha partive të tranzicionit, degradimit gradual dhe largimit nga vizioni fillestar që ishte projekti i një shtet moderni të modelit perëndimor.
LDK sot është një parti si të gjitha ato subjekte që e kanë një mision historik dhe që e lënë të papërmbyllur atë: e kapluar nga amnezioni i misionit të saj fillestar!
LDK nga një parti-lëvizje, duke u përpjekur të përshtatet një konteksti të ri historik, kaloi në margjina të procesit historik, duke harruar vizionin e saj për shtetin.
Ajo sot ka mbetur një parti që përbehet nga grupacione të ndryshme të interesit, të cilët kanë harruar apo edhe tjetërsuar fundamentin e saj moral, përgjegjësinë ndaj brezave dhe ndaj historisë.
Në këtë gjendje arriti përmes një luftë të brendshme, gjatë së cilës ndodhi edhe pastrimi i partisë nga idealistët, që ishin promotor i zbatimit të filozofisë së saj politike dhe të zëvendësimit të tyre me profiterë, servilë dhe ndërmjetësues në pazaret me partitë e tjera.
Aq më keq që ajo sot në radhët e veta nuk e ka asnjë prej themeluesve të saj.
Si e tillë LDK sot është shndërruar në një parti vasale e rivalëve dikur të ashpër dhe pa principe, të cilët e luftuan që nga fillimi, së brendshmi dhe së jashtmi, duke ia minuar principet e saj prijetare, që ishin ato të demokracisë perëndimore.
LDK sot është një parti pa parime, pa vizion, pa strategji për dalje nga kriza e thellë, e cila e ka kapluar sot këtë vend, parti që vendnumëron e kënaqur në një proces të mëtejmë të dezintegrimit të brendshëm. 
LDK sot gjendet para dilemës: të vazhdojë në procesin e margjinalizimit të mëtejmë apo të hapët për reformim parimor, gjithsesi të dhembshëm por ripërtëritës për këtë parti.
Por, reformimi i Partisë nuk mund të merret me mend me kuadrin e tashëm që e ka uzurpuar. 
Andaj, është obligim moral i strukturave drejtuese që të tërhiqen nga procesi reformues dhe të fillohet me rithemelimin e partisë përmes këshillave iniciative të padirigjuar nga individë dhe grupacione të interesit. 
Një proces i reformimit të kësaj natyre dhe demonopolizimi i partisë në këtë gjendje të erozionit moral të kësaj shoqërie duket se është një mision i pamundshëm. 
Është e vështirë për tu besuar, por duket një realitet i pamohueshëm se LDK e ka mbaruar misionin e vet historik dhe se ajo tashmë po bëhet një subjekt që duhet t’i takojë arkivave dhe muzeve.
A mund të lejohet edhe një komoditet i këtillë në një situatë kur projekti i shtetit të pavarur është në rrezik, kur e ardhmja e popullatës së këtij vendi është e paqartë – është një çështje që duhet ta preokupoje çdo qytetar e aq më shumë intelektualin e ditëve tona.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi