Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ata që po ikin nga Kosova po plaçkiten nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës

Shko poshtë

Ata që po ikin nga Kosova po plaçkiten nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës Empty Ata që po ikin nga Kosova po plaçkiten nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 26, 2014 9:16 pm

Ata që po ikin nga Kosova po plaçkiten nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës


Ata që po ikin nga Kosova po plaçkiten nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës Pjestaret

Shqiptarët e Kosovës por edhe të komuniteteve tjera që po tentojnë të gjejnë jetë më të mirë në vendet e Evropës, përmes kalimeve nëpër Serbi e Hungari po përballen edhe me një keqtrajtim. Dhe kjo po ndodhë pikërisht në vendin e tyre, nga ai që po ikin.



Për një kohë Policia e Kosovës i ndalonte ata të kalonin kufirin, por tash po përdoren masa të tjera nga policia dhe atë të paligjshme.
Një i ri nga Kosova që ka kaluar kufirin e Kosovës me Serbinë e tani ndodhet në kampet e refugjatëve në Hungari ka treguar se policët e Kosovës kanë filluar t’iu marrin para në këmbim të lejimit të kalimit të kufirit.
Ky i ri, që nuk ka pranuar t’i përmendej emri tha për Reporteri.net se kjo ka ndodhë në udhëtimin e tij para disa ditëve.
“Ne kemi qenë një autobus dhe pasi që jemi ndalë, polici ka biseduar me shoferin. Shoferi na ka treguar se duhen dhënë nga 50 euro nëse dëshirojmë të kalojmë. Unë i kam dhënë dhe disa të tjerë. Pas kësaj ka ardhur polici bashkë me shoferin dhe kanë kontrolluar dokumentet. Kur polici shkonte tek ai që kishte dhënë paratë shoferi e prekte me gisht në krah në mënyrë që ai ta dinte se ky pasagjer kalonte. Ata që nuk kanë dhënë janë kthyer mbrapa duke u thënë se me këto dokumente nuk plotësojnë kushtet për të hyrë në Serbi”, ka treguar ky shqiptar i Kosovës, që ka lindur dhe jeton në Rahovec. Ai ka treguar se i kanë treguar edhe të tjerë se kjo praktikë aplikohet edhe nga policët serbë.
Kohëve të fundit thuhet të jetë shtuar dukshëm numri i qytetarëve të Kosovës që po synojnë leje qëndrim në vendet e Evropës, si pasojë kryesisht e gjendjes së rëndë ekonomike. Në një përpjekje për ta ndaluar këtë, Policia kishte ndaluar më herët disa autobus, duke mos i lënë që të nisen fare. Kjo ishte konsideruar si shkelje e të drejtës për lëvizje të lirë.
Ata që po largohen thuhet se paguajnë goxha para tek disa njerëz që ua tregojnë rrugën deri në Hungari apo edhe vende të tjera. /reporteri.net/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi