Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Heroi shqiptar nga Kosov rrezikon jetën për italianin

Shko poshtë

Heroi shqiptar nga Kosov rrezikon jetën për italianin Empty Heroi shqiptar nga Kosov rrezikon jetën për italianin

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 02, 2015 3:39 pm

Heroi shqiptar nga Kosov rrezikon jetën për italianin
Heroi shqiptar nga Kosov rrezikon jetën për italianin Largea_venecia1420137524
Një djalosh 27-vjeçar nga Kosova e ka kaluar natën e vitit të ri në spital. Atje kishte përfunduar pas aktit heroik të tentim-shpëtimit të një personi në Venezia të Italisë.
Një i moshuar po mbytej tek lumi në afërsi të Kishës Tolentini. Edhe pse shumë njerëz e panë se italiani i moshuar po mbytej, vetëm shqiptari nga Kosova u hodh në ujërat e akullta në përpjekje për ta shpëtuar.
Për të mos humbur kohë, ai nuk nxori nga xhepi as telefonin as kuletën. Fatkeqësisht, i moshuari vdiq kurse shqiptari nga Kosova refuzoi të marrë shpërblim nga miqtë e tij për rrezikun nëpër të cilin kaloi në përpjekje për ta shpëtuar.
Për shkak të hyrjes në lum në temperatura të ulëta, shqiptari nga Kosova përfundoi në spital ku edhe e kaloi Natën e Vitit të Ri, dhe pas kujdesit intensiv u lirua sot në mesditë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi