Akademiku dhe shkrimtari Rexhep Qosja ka reaguar ndaj një shkrimi të shkrimtarit Mehmet Krajës, në të cilin Qosja në mënyrë pezhorative përshkruhet si “baba i kombit”. Në reagimin e tij, Qosja, pa ia përmendur emrin, Krajën e quan zëdhënës të Akademisë së Shkencave. Ndërkohë në reagimin e ASHAK thuhet ky institucion nuk ka lidhje me shkrimin e Krajës.