Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kryeministri premton zbardhjen e vrasjeve politike, viziton vendin ku u vra Enver Maloku (Foto)

Shko poshtë

Kryeministri premton zbardhjen e vrasjeve politike, viziton vendin ku u vra Enver Maloku (Foto) Empty Kryeministri premton zbardhjen e vrasjeve politike, viziton vendin ku u vra Enver Maloku (Foto)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 11, 2015 4:59 pm

Kryeministri premton zbardhjen e vrasjeve politike, viziton vendin ku u vra Enver Maloku (Foto)
Kryeministri premton zbardhjen e vrasjeve politike, viziton vendin ku u vra Enver Maloku (Foto) Largea_isa-new-maloku-dsc_00351420981478
Homazhe pranë varrit të veprimtarit të Enver Malokut /FOTO: Bota sot


Lideri i LDK’së, Isa Mustafa, ka premtuar se do të zbardhen vrasjet politike. Këtë deklaratë e ka dhënë me rastin e vizitës te vendi ku është vrarë Enver Maloku.
“Do të zbardhen vrasjet që janë bërë në Kosovë”, ka thënë Mustafa.
Në 16 vjetorin e vrasjes së Enver Malokut, Mustafa ka pohuar se vepra e Malokut është më e fuqishme se plumbat që i morën jetën gazetarit, redaktorit, drejtuesit të QIK-ut, shkrimtarit dhe patriotit. Enver Maloku ishte një patriot, veprimtar dhe shkrimtar i madh dhe ata që ja morën jetën kishin për qëllim që të ndalin shkrimin shqip.
Kështu tha kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ku ai së bashku me anëtarët e Kryesisë së LDK-së, bën homazhe tek monumenti i Veprimtari Enver Maloku, në 16 vjetorin e vrasjes së tij.
Mustafa, po ashtu tha se me këtë rast ata shprehin mirënjohje për veprën e tij.

“Sot jemi këtu për të shënuar 16 vjetorin e vrasjes publicistit, të veprimtarit, patriotit, të shkrimtarit, udhëheqësit të Qendrës për Informim të Kosovës, Enver Maloku. Jemi këtu së bashku me veprimtarët e LDK-së, me Fadilin e Enver Malokut. Sot shprehim mirënjohjen tonë shumë të madhe për punën e tij, veprën e tij, shprehim po ashtu hidhërimin tonë që për 16 vite nuk u gjetën vrasjet dhe nuk u zbardh kjo vrasje mizore e cila kishte për qëllim ndërprerjen e shkrimit shqip, të ndërprente pra dhe rrugën e Enver Malokut dhe të veprimtarëve të tjerë në ndërtimin e shtetit të Kosovës. Por shteti është ndërtuar dhe vepra e tij mbeti këtu, respekti ynë ndaj veprës së Malokut mbeti këtu përgjithmonë, por mbetet po ashtu obligimi jonë që të punojmë së bashku me drejtësinë vendore dhe atë ndërkombëtare që të zbardhet edhe vrasja e Enver Malokut dhe vrasja e patriotëve dhe veprimtarëve tjerë”, tha Mustafa.
Ai po ashtu tha se këtë dhe shumë vrasje të tjera, do ta hulumtohen përmes Gjykatës Speciale e cila së shpejti do të funksionalizohet.
“Ne do të mundohemi që maksimalisht që kjo çështje tani të zhvillohet dhe të hulumtohet përmes Gjykatës Speciale e cila së shpejti do të funksionalizohet ndërsa vepra të tjera, të cilat nuk bien në fushëveprim të gjykatës special do të angazhohemi që të ta bëjnë organet vendore, prokuroria vendore dhe organet e drejtësisë sepse është në interes të vendit jo vetëm e familjeve dhe jo vetëm bashkëveprimtarëve, por të Kosovës që këto çështje të zbardhen një herë e përgjithmonë dhe ata që i kanë bërë këto ta marrin dënimin e merituar”, tha Kryeministri.


Kryeministri premton zbardhjen e vrasjeve politike, viziton vendin ku u vra Enver Maloku (Foto) Ome
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi