Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Do na i marrin virgjëreshat”

Shko poshtë

“Do na i marrin virgjëreshat” Empty “Do na i marrin virgjëreshat”

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 14, 2015 2:51 pm

“Do na i marrin virgjëreshat”


“Do na i marrin virgjëreshat” Largea_1_32051421232097


Që në mëngjes tre milionë kopje të revistës satirike “Charlie Hebdo” janë blerë menjëherë.
Por çfarë kishte në brendësi revista, pasi tashmë dihet se çfarë kishte kopertina?

Natyrisht në qendër të karikaturave dhe të humorit janë xhihadistët.
“Që prej një jave, Charlie, një gazetë ateiste, ka bërë më shumë mrekulli se të gjithë shenjtorët dhe profetët bashkë,” thuhet në editorialin e gazetës.
-Në një karikaturë, tre islamikë janë të ulur bashkë dhe janë të ngrysur. “Nuk duhet t’i prekim njerëzit e Charlie Hebdo. Përndryshe njerëzit do i shohin si martirë dhe do na i rrëmbejnë virgjëreshat në parajsë”, lexon diçitura.
-Cila është e ardhmja e xhihadistëve, thuhet në një karikaturë tjetër. Ajo tregon tre burra të armatosur dhe me mjekër të gjatë në një agjenci punësimi. “Roje supermarketi?,” i pyet punonjësja e zyrës së punësimit.
-Në qendër të karikaturave janë edhe miqtë e rinj të “Charlie Hebdo”, të djathtët e Frontit Nacional. Marine Le Pen dhe babai i saj, Jean- Marie Le Pen mbajnë tabela, ku në vend të “Je Suis Charlie”, në tabelën e Marine lexohet: “Unë jam e entuziazmuar”, kurse në tabelën e babait të saj lexohet: “Unë jam Charlie Martel” (udhëheqësi francez që ndaloi marshimin e arabëve në vitin 732).
-Në një karikaturë për masakrën e Boko Haram në Nigeri lexohet: “2 mijë abonentë potencialë më pak për Charlie Hebdo”.
-Shteti Islamik ka njoftuar se do të bëjë synet katër milionë gra nga mosha 11 deri në 46 vjeç. Shefi i ISIS, Abu Bakr al- Baghdadi shprehet: “Edhe për këtë kërkojmë vullnetarë të huaj”.
-Në një karikaturë, një nga dy vrasësit është i ulur në divanin e psikologes. Kjo e fundit është redaktorja e Charlie, Elsa Cayat, e vrarë në sulm. “Ëndërrova sikur e vrava ‘Charlie Hebdo’”, thotë pacienti i maskuar. Ajo i kërkon që të vizatojë ëndrrën e saj. Ai vizaton disa njolla gjaku. Ajo i përgjigjet: “Aha, ok, qenka e thjeshtë. Por ju garantoj që nuk do ia dilni nesër në Charlie Hebdo”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi