Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kalimi nëpër “Rrugën e Kombit”, 5 euro!

Shko poshtë

Kalimi nëpër “Rrugën e Kombit”, 5 euro! Empty Kalimi nëpër “Rrugën e Kombit”, 5 euro!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 17, 2015 7:54 pm

Kalimi nëpër “Rrugën e Kombit”, 5 euro!


Kalimi nëpër “Rrugën e Kombit”, 5 euro! Largea_rruga-e-kombit_imagezograf1421507126


Ministri i Transporteve të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto ka konfirmuar sot se tenderi për dhënien me koncesion të Rrugës së Kombit do të mbyllet brenda muajit janar.
Sa i përket tarifës, ai nuk ka folur për një shifër të saktë por ka thënë se kjo do të varet nga ofertat e kompanive që do të marrin pjesë në procesin tenderues.
Megjithatë nga analiza e bërë deri më tani taksa që do të duhet të paguajnë drejtuesit e automjeteve që do të kalojnë në këtë rrugë me qëllim mirëmbajtjen e saj do të jetë diku te 5 euro.
“Rruga e Kombit e kam thënë edhe më herët është në fazën përfundimtare të përgatitjes së procesit të tenderimit dhe pjesa e tarifës do të jetë pjesë e ofertave që do të sillen në këtë tenderim nga kompani të ndryshme. Jemi në fazën përfundimtare, unë jam optimist që brenda muajit janar tenderi do të shpallet,” tha ministri Haxhinasto, i cili më herët pati deklaruar se procesi i dhënies me koncesion të kësaj rruge do të mbyllej brenda dhjetorit të vitit 2014.
Këto deklarata siç transmeton RTK, ministri i bëri paraditen e sotme, ndërsa, ishte i pranishëm për një inspektim në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Kontrollit të Transportit Rrugor, ku është ngritur një strukturë e posaçme policie.

Ministri iu la detyrë ‘policëve gri’ siç quhen ata nga uniforma që mbajnë veshur, se duhet të kujdesen për sigurinë rrugore qoftë për qytetarët, qoftë për përdorimin e rrugëve, dhe shmangien e rasteve të keqpërdorimit nga drejtues automjetesh apo nga biznese të caktuara.
“Sot inspektojmë shërbimin e kontrollit të transportit rrugor, një shërbim jashtëzakonisht shumë i rëndësishëm i gjithë sistemit të transportit. Ky shërbim ka detyra shumë të rëndësishme përsa i takon shfrytëzimit ekonomik të mjeteve të transportit për sa i takon shfrytëzimit të infrastrukturës tonë rrugore, përsa i takon gjendjes së automjeteve që përdoren në transport, por mbi të gjitha për sigurinë rrugore të përdoruesve të rrugës.
Kapacitetet pra po rriten me qëllim që cilësia e këtij shërbimi të jetë sa më e lartë.
Sigurisht që prioritet i prioriteteve është siguria e qytetarëve në rrugë si pjesë edhe e një plani kombëtar për sigurinë rrugore. Por sigurisht që detyrat dhe sfidat mbeten të mëdha, rrugët e vendit të mos keqpërdoren nga biznese të caktuara apo nga aktivitete ekonomike të caktuara që mund të përdorin dhe forma të tjera të transportit,” tha ministri Haxhinasto.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi