Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi: PRESIDENTI RUGOVA ISHTE, ESHTE DHE DO TE MBETET ARKITEKTI I PAVARSISE

Shko poshtë

Agim Gashi: PRESIDENTI RUGOVA ISHTE, ESHTE DHE DO TE MBETET ARKITEKTI I PAVARSISE Empty Agim Gashi: PRESIDENTI RUGOVA ISHTE, ESHTE DHE DO TE MBETET ARKITEKTI I PAVARSISE

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 21, 2015 12:22 am

Agim Gashi: PRESIDENTI RUGOVA ISHTE, ESHTE DHE DO TE MBETET ARKITEKTI I PAVARSISE 20257_257568124076_492627_n

 
PRESIDENTI RUGOVA ISHTE, ESHTE DHE DO TE MBETET ARKITEKTI I PAVARSISE
 
Nëntë vite pa Presidentin Rugova!
 
 
Shkruan Agim Gashi
 
 
Në çdo janar që do vijë në shekuj, tek varri i Presidentit do të vërshojnë qytetarë, subjekte dhe institucione për ti bërë homazhe njeriut që ishte ikona e mbarë kombit shqiptar dhe kolos i çështjes shqiptare. Aty do të shkojnë ata që e duan me zemër, ata që e urryen, ata që dashten ta vrasin, ata që e lane rrugëve të Evropës pa para e pa bileta, që me emrin e Tij fituan vota, pushtet e para milonshe.
 
Presidenti Rugova do të mbetet përjetësisht përsonaliteti historik i kombit, sepse për 16 vite sa ishte kryetar i partisë që Ai e ngriti dhe e udhëhoqi, ishte edhe kryetar i Republikës së Kosovës që pas luftës të zgjidhet edhe kryetar i shtetit të Kosovës, ishte vizionar e diplomat dhe njeri i urtë që arriti të bëj kthesa kolosale kombëtare duke jetësuar aspiratat e popullit.
Fatkeqësisht vdekja na e mori herët, aq herët kur neve na duhej më së shumti. Dhe kjo është arsyeja që edhe sot pas nëntë viteve, pos krenarisë që e kishim dhe jetuam në epokën e Tij, na gërshetohen ndjenjat duke e bërë dhembjen edhe më të thellë. Kjo dhëmbje, ky pikllim i popullit shqiptar, do të zgjasë duke mos njohur kufijtë kohorë e toksorë.
 
Njeriu që krijoi vetëdijen shtetërore
 
Por, disa karaxhozë të atdheut, disa susllovë, aq ia kishin inatë saqë edhe shteticilat do ta digjnin për me dhejgë diçka rugoviane,  dogjën në sheshet e Dardanisë flamurin dardan të ideuar nga Presidenti dhe bijt e tij. Ata e dodhen shqippnjen dykrenare, simbolet dardane, andaj sot Kosova ka flamurin me gjashtë "zvezdica", flamur të cilin po të ishte Rugova nuk do të valonte në hapsirat dardane.
 
Koha prej nëntë vitësh ishte kohë e mjaftuar që klasa politike të meditoj dhe të reflektoj për të kaluarën që Kosova e ka lënë mbrapa, për të përfituar eksperiencë dhe trashëgimi të lëna nga Presidenti Rugova, për të shkuar para duke ndjekur rrugën e tij. Rruga rugoviane ishte dhe është më se e domosdoshme për prosperotetin dhe ardhmërinë e këtij shteti, sepse ai ishte kampion i liderit demokrat jo vetëm në Ballkan por edhe në Evropë, ishte modeli i politikanit humanist, liberator dhe liribërës. Për këtë arsye edhe njerzit e politikës botrore thanë se Dr. Rugova ishte më shumë se politikan, më shumë se lider, më shumë se shtetar, më shumë se gjiçka tjetër. Ai kishte një urtësi të mahnitshme që bënte për vete masën popullore të shumë vuajtur nga robëria. Me përkushtim të pashembullt u bë Qytetari i Parë i Kosovës dhe arriti që pa aparat burokratik, pa aparat propogandistik, pa makineri detyruese pa asnjë mjet shtrëngimi e manipulimi, në mënyrë njerzore e të drejtëpërdrejtë, vllëzërisht e shqiptarisht, në formimin e vetëdijës qytetare të shtetit të Kosovës. Ai nxiti vetëdijen tek individët se me sjelljen, qëndrimet dhe veprimet e tyre nderohet jo vetëm vetja, familja, prejardhja, brezi, por, edhe vetë Kosova dhe shteti i saj. Kjo ishte më e rëndësishmja, sepse shumë më vështirë është të edukohet qytetari i një shteti dhe të ngrihet vetëdija shterore e qytetarit, se sa të bëhet shteti.
Shteti konsiderohet i bërë kur të ketë arritë ti bëjë mardhënjet e shëndosha me qytetarët e vetë dhe të jetë krijuar mirëkuptimi i ndërsjellë midis shtetit dhe individit. Këtë Dr. Rugova e kishte arritë por që fatkeqësisht pas vdekjes së tij filloi të zbehet brutalisht.
 
Dr. Rugova ishte kolos mbi kolosët
 
Sot, pushteti i Kosovës, nuk ka mardhënje me qytetarin e vetë, nuk e pyet dhe punon kunder interesave qytetare shqiptare.
 
Dr. Rugova ishte kolos mbi kolosët. Duke definuar një politikë të luftës ndryshe nga barbarët serb, fitoi zemrat e shumë politikanëve modern botror, duke arritë që të bëj miq të sinqert e që mundi u shpagua katërcipërisht. Pastaj arriti që të fitoj edhe zemrën e popullit të Kosovës, duke u kthyer në një lider të zemrave shqiptare. Sa herë që populli ia dha votën , ai e dinte se vota e tij po i ipet vetëvetes së tyre dhe shtetit të Kosovës. I vetmi Dr. Rugova në hapsirat e ish Jugosllavisë, ka arritur që me menqurinë dhe politikën e tij, ti rrëzoj kurthet dhe barrierat e ngritura në shekuj nga politika antishqiptare serbe. Politika dhe metoda e të bërit politikë e Dr. Rugovës, jo që u përqafua nga populli i Kosovës por kjo politikë u përqafua edhe nga kundërshtarët e tij politik. Fytyra simpatike e tij si lider ishte edhe fytra e Kosovës. Populli brohoriste: Rugova-Kosova!
 
Doktor Ibrahim Rugovën që kater vite se kemi më në mesin tonë. Por, Kosova duhet të shkoj rrugës së Tij, nga e cila askush nuk do duhej të kthehet mbrapa. Ai është tani mbi qiellin e Kosovës ku si Engjëll Mbrojtës vështron dhe bën sehir me veprimet e disa liderëve shkatrrimtarë të asaj që ngriti Ai dhe populli me mund e sakrificë.
 
Dita e shtune e 21 janarit 2006 e pikrisht të orës 11:38, momenti kur pushoi së rrahuri zemra e Presidentit të Parë të shetit të Kosvës, ishte edhe dita kur pushoi së rrahuri zemra e Kosvës dhe kombit shqiptarë, pushoi zemra e njerzimit. Në momentin më delikat të historisë së re, para finalës së madhe, populli shqiptar përjetoi humbjen më të madhe në histori.
 
Kosova humbi njeriun e pa arritshëm, njeriun e pa përsëritshëm. Humbi Simbolin e shtetsisë që njëherit ishte emblemë e lirisë dhe e pavarsisë, kultivues dhe promovues paqeje, miqësie e humaniteti, i vlerave demokratike, kombëtare e njerzore. Humbi të vetmin kryearkitekt që e bëri Kosovën-Kosovë.
 
Sot pas kater vitesh i dashur President, e di që të janë bërë shumë padrejtësi edhe për së vdekuri. Ta shkatrruan partinë tënde dhe u bënë dy taborre. Ta ndërruan flamurin, himnin, u munduan ta ndërrojnë edhe emrin. Por, fli i qetë se emri i Juaj është i shenuar me shkronja të arta të lirisë, sepse ti na ishe prijës legjendar i cili triumfalisht hyre në Panteonin e burrave më të shquar të kombit. Ti do jeshë përgjithmonë Yll që shëndrit token e Arbërit dhe lirinë e njerzimit, do jesh burim e rrezeve të paqës, lirisë, miqësisë, dashurisë dhe humanizmit njerzor. Pusho atje lartë në Velani të Dardanisë ku puhizat e frymave arbërore ta flladisin shpirtin tënd Engjëll.
 
 
E vërteta për familjen e Dr. Rugoves!
 
Ibrahim Rugova, u lind më 02 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë të Istogut. Dajtë e Presidentit Rugova janë me prejardhje nga Koshutani i Rugovës. Me fis janë Kelmend, nënfisi Muriq, përndryshe dera e lavdishme e kryetrimit të Zhuj Selmanit. Janë të ardhur nga Malësia e Rugovës në komunën e Istogut pikërisht në fshatin Llukavc i Begut para me shumë se 100 vjet. Nëna Sofë ka lindur në vitin 1921 në Llukavc të Begut dhe është vajza e Qerim Rrustem Rugovës,një burrë i urtë dhe pleqnarë në zë,dhe e nënës Razë, një grua fisnike nga familja Visoqi e po këtij fshati, pra Llukavc i Begut. Kulla e Qerim Rugovës ishte dhe është në zë në Rrafshin e Dukagjinit dhe në vitin 2005 është futur me ligj nën mbrojtjen e shtetit si arkitekturë kombëtare me vlera të veçanta,kurse guri i oxhakut të kësaj kulle është në sallonin e Rezidencës së Presidentit Rugova,ku i ka pritur të gjithë burrshtetasit e botës.
Kurse sa i takon babait të Presidentit Rugova, Ukë Rrustë Rugova,është pushkatuar bashkë me babain e tij (gjyshin e Presidentit, Rrustë Rugovën) me 5 janar 1945,si familje nacionaliste nga OZNA serbe. Siç dihet familja e Presidentit njifet si një nga familjet më atdhetare në Rugovë e Dukagjin,që kanë dhënë shumë mashkuj për mbrojtje të kufijve të Shqipërisë etnike, si Halil Sadria e Xhemë Sadria (Vëllëzrit e gjyshit të Presidentit,Rrustë Sadri Rugovës).Ja se çka shkruan Gjergj Fishta në një varg në Lahutën e Malsisë:
 
''Pritni djemt e vatanit,
Rrustem Ukën pika e djalit,
Xhemë Sadrinë si zanë e malit".
 
A nuk flet kjo mjaft se kush është familja e presidentit Rugova dhe sa gjakun e derdhi kjo familje për të mirën e atdheut?
Kurse rapsodët në këngën për Rrustë dhe Ukë Rugovën që u pushkatuan së bashku e këndojnë këngën si vijon:
 
''Në katerdhjetepestën me 5 janar
N´'Cerrcë kanë hy çetnikt barbarë.
Vranë çetnikt at Rrustë Rugovën,
Hije e zezë kaploi Kosovën,
Rrustë Rugovën me djalë t'vet,
E la Uka nji amanet,
Amanet e la një djalë
Që ta shpëtoj popullin shqiptarë“!
 
Dhe aludohet në Presidentin Rugova që mbeti jetim kur kishte vetëm 5 javë jetë.
 
Presidenti Rugova duke shpalosur flamurin të cilin duhej sot ta kishte Kosova tha: “Ky flamur do të valon në hapsirat e Dardanisë“!
Fatkeqësisht ate e dogjë në rrugët e Prishtinës dhe qyteteve tjera, andaj për këtë sot e kemi atë flamur që si ngjan me asgjë identitetit shqiptar.
 
 
 
 
Agim Gashi
 
 
NË PËRVJETORIN E RINGJALLJES
 
(Dr. Ibrahim Rugovës)
 
Shkuan shumë vite
Do t´shkojnë dhe njëmijë
Me Ty gjithmonë
Në pamvarsi.
 
Shkuan shumë vite
Shekujt varg e vi,
Kosova trime
Me Ty n´liri.
 
Shkuan shumë
Do t´ndrrohet moti
Për Ty i dashur,
S’do të teret loti.
 
Sa të jetë toka
Sa t´jetë gjithësia,
Krenar n´fitore,
Me Ty shqiptaria.
 
Sa t´jetë Luboteni
Sa të jetë Rugova,
Ty do t´këndojnë
Shqipëria e Kosova.
 
Nga maja e Tomorrit
Nga majë e Korabit,
Roje nuri Yt
Në tokën e Arbërit.
 
Bashkë me Nanë Terezen
Edhe Skënderbeun,
Nga korbat e zinjë,
Do ruani atdheun.
 
Mos t’i bijë e keqja
Mos të vie robëria,
Gjithmonë n´tokë të Arbërit
Liri e pamvarsia.
 
Si ndërrohen stinët
Dhe vie pranvera,
Gjithmonë me emrin tënd
N´fitore të reja.
 
Lum Kosova nanë
Që të pati Ty,
Gjithmonë roje nderi
Në pamvarësi.
 
Fli i qetë në tokën dardane i dashur President!
 
20.janar 2015
Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi