Bilall Maliqi: Libër që shpalosë aspekte historike dhe kulturore
Faqja 1 e 1

LIBËR QË SHPALOSË ASPEKTE HISTORIKE DHE KULTURORE
(Sokol Demaku, “Historia e Qendrës Kulturore shqiptare “Migjeni”, Bukuresht, 2009, faqe 100).
Nga Bilall MALIQI
Mërgata shqiptare në botë ka një organizim në fusha të ndryshme të jetës shoqëroro-kulturore, duke e përfaqësuar denjësisht interesat madhore të kombit në përgjithësi.Rregullimi i aktiviteteve që zhvillohen nëpër vendet ku shtrihet shpirtërisht mërgata jonë kanë dhënë dhe japin rezultate të frytshme në dimenzione të ndryshme qoftë politike, ekonomike, por më shumë në rrafshin kulturor e letrar.
Pra mërgata jonë zanafillat i ka shumë herët e që ua lanë një testament për vazhdimin e promovimit sa më të denjë të interesave madhore kombëtare.Pra edhe disa nga rilindasit tanë patën fatin që të ballafaqohen me këto veprimtari në dobi të kombit dhe korrën suksese të pamohueshme në planin e afirmimit dhe të prezantimit të popullit të tyre edhe në botën që nuk flet shqip.Nuk mundemi mos t’i përmendim , poetin Asdreni i cili si i ri migroi në metropolin Evropian Rumaninë, i cili kishte përjetuar vështirësitë e ekzistences, ku punoi si çirak e qymyrgji, ku pastaj prej së largu punoi shumë për çështjen e atdheut në përgjithësi, i shkroi vjersha të një arti të veçantë Shqipërisë, Kosovës etj., poeti Hil Mosi nga Austria, pastaj Dhimitër Pasko, emir i tij në krijimtari letrare është Mitrush Kuteli, veproi në Rumuni, arriti titullin doktor i shkencës ekonomike, punoi mjaft në përfaqësimin e kombit tonë në shumë rrafshe.
Edhe në ditët e sotme mërgata jonë vazhdon të punojë denjësisht nëpër vende të ndryshme të botës edhe pse deri tani punuan në kushte e rrethana të pafavorshme për kombin tonë, kur kujtomë kohën e dhunës dhe vitet e luftës në Kosovë , ndërsa tani aktivitetet zhvillohen me suksese më të mëdha.
Unë do doja të paraqes një trekëndësh të veprimtarëve të palodhur shqiptar në tri shtete të ndryshme e që janë një themel i kulturës dhe të promovimit letrar e kombëtar e këto figura të ndritshme janë: Baki Ymeri (Bukuresht Rumani), Adnan Mehmeti (Sh.B.A) dhe Sokol Demaku (Boras Suedi), të cilët janë një bazament i kulturës ku jetojnë dhe veprojnë…
KULTURA
Në tërë territorin e Suedisë numërohen diku 50.000 shqiptarë të shpërndarë gjithandej këtij shteti.Jeta kulturore frymon lirshëm, duke marrë parasyshë punën e palodhshme të veprimtarit, gazetarit, poetit dhe pedagogut Sokol Demaku, i cili jeton dhe vepron në qytetin Boras të Suedisë.Puna efektive e tij paraqet shkëndija kulturore që shndërrisin atë pjesë të mërgatës sonë.Kjo shihet më së miri nëse e analizojmë në përpikshmëri punën e tij, zellin e tij krijues dhe veprues për kulturën, gjuhën dhe traditën shqiptare.Sokol Demaku ushtron detyrën e mësuesit, edukon breza të rinj, ua fut në shpirt atdhedashurinë, kulturën dhe letërsinë tonë.Puna e tij shihet si kryeredaktor i revistës mujore “Dituria”, gazetar i lirë i programeve të gjuhës shqipe “Jehona” të Radio Suedisë, krijues letrar dhe hartues i Monografisë për shqiptarët e Suedisë.
MONOGRAFIA
Këtyre ditëve Mërgata shqiptare, veçanërisht shqiptarët e Suedisë u pasuruan me një libër (Monografi), e cila trajton tema shumë interesante për shumë sfera dhe ka një gamë të zgjeruar sa i përket tematikës dhe shtjellimit të materialit. Brenda kopertinave të librit, autori në këtë libër rrugëton nëpër kohë, ku në fillim (hyrje), jep disa detale nga prejardhja e shqiptarëve, ku do të jetë në interes për gjithë lexuesit veçanërisht për lexuesit suedez të cilët shumë pak dinë për prejardhjen apo gjenezën e popullit shqiptar, për të udhëtuar kështu nëpër tema gjithnjë kombëtare, fakte rrethë Shqipërisë, rrethë Kosovës, Ilirisë.
Vazhdimi i shtjellimit të temave të të njejtit katrakter vazhdojnë, por tash autori para lexuesve paraqet biografitë e luftarve dhe heronjve të kombit si Gjergj Kastriotit Skenderbeu, Ismail Qemalit etj., për të kaluar kështu edhe në ngjarje me rëndësi jetike dhe historike për kombin si Lidhja e Prizrenit.Në theks të veçantë Sokoli ua përkujton lexuesve dhe atyre që pak e njohin të kaluarën tonë, është fjala për Kosovën, fatin e popullit të saj shekuj me rradhë nën thundrrën e okupuesve, pastaj Kosova si koloni e Serbisë, ku paraqet të dhëna historike të pamohueshme për fatin e atëhershëm të popullit shqiptar, pra paraqet një itinerar historik .Është shumë me rëndësi se autori brenda librit ka bërë përkthimet e materialit edhe në gjuhën suedeze, qëllimi i tij ka qenë që populli suedez të njihet më përsëafërmi me prejardhjen dhe historinë tragjike të popullit shqiptar sidomos viteve të ’90-ta.
DITURIA
Në kuadër të punës së palodhshme të veprimtarit të shquar Sokol Demaku, sot shqiptarët që jetojnë në këtë shtet, kanë mundësi që të lexojnë shqip, të dëgjojnë shqip, të shkruajnë shqip.Kjo mundësi apo kjo ëndërr e kahmotshme e Sokolit u bë realitet me nxerrjen në dritë të një reviste të shkëlqyeshme për fëmijë, të rinj dhe prindër, e titulluar “Dituria”.
Punën dhe politikën redaktuese shumë mirë e shpalosë në këtë monografi të parit të këtij lloji në Suedi.Është një kontribut modest i autorit që të nxerrë në dritë shifra dhe fakte lidhur me jetën e bashkëkombasve tanë, dhe kjo monografi në parim i kushtohet veprimtarisë së QKSH-së “Migjeni”.
Në vazhdim autori paraqet lindjen e kësaj reviste nga viti 2007 e që me sukses vazhdon ta shoh dritën edhe ditëve të sotme.Këto dhe shumë ngjarje me rëndësi për këtë qendër autori i prezanton në vazhdim të shpalosjes së sukseseve të shumta të kësaj qendreje.Në kuadër të kësaj reviste funksionon edhe Radio Dituria në gjuhën shqipe, qëllimi i punës së kësaj radio është që shqiptarët të jenë sa më afër njëri-tjetrit, te fëmijët shqiptar në Boras të futet atdhedashuria që përmes kësaj reviste të inkuadrohen fëmijët shqiptar me poezi dhe punime tjera letrare dhe krijimi i identitetit të shëndoshë ky pra sipas autorit të monografisë ishte arsyetimi final i këtij projekti..
RËNDËSIA
Kjo monografi është e një rëndësie të veçantë sepse janë shpalosur fakte të pamohueshme të shumë aspekteve dhe temave të trajtuar në këtë libër.Ky punim modest i autorit jep të kuptojmë se ka qenë domosdoshmëri nxerrja në dritë e kësaj monografie e cila në të ardhmen do të jetë udhërrfyes për shumë gjenerata, dhe se popullata atje do t’i pasurojë bibliotekat e tyre me këtë libër, dhe rëndësia tjetër është se edhe lexuesit suedez përmes kësaj monografie do të dijnë dhe do të jenë më afër realitetit sa i përket popullit shqiptar…

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Baki Ymeri: Aspekte kulturore dhe diplomatike të miqësisë rumuno/shqiptare
» DISA ASPEKTE TË EPIKËS HISTORIKE NË KËNGËT POPULLORE SHQIPTARE
» Bilall Maliqi:UNAZAT E FATIT
» Bilall Maliqi: VETMIA JOTE
» Bilall Maliqi: Për një gjuhë të pastër shqipe

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi