Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjermanët shpëtojnë shqiptaren nga dëbimi (FOTO)

Shko poshtë

Gjermanët shpëtojnë shqiptaren nga dëbimi (FOTO) Empty Gjermanët shpëtojnë shqiptaren nga dëbimi (FOTO)

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 04, 2015 8:57 pm

Gjermanët shpëtojnë shqiptaren nga dëbimi (FOTO)
Gjermanët shpëtojnë shqiptaren nga dëbimi (FOTO) Largea_mbrojne1422995191
Me pankartën “Je suis Albina” (“Unë jam Albina”) qytetarët gjermanë kanë dalë në protestë kundër dëbimit të shtetas shqiptare. Pas protestave të shumta organizata gjermane “Bunt statt braun” (Ngjyra në vend të kafes), arriti të ndalë dëbimin e shqiptares Albina Hamidi. Ajo ishte një banore e Luginës së Preshevës, pasi i ishte refuzuar azili, kishin vendosur që të kthehej në Beograd.
Por tani Këshilli i qytetit të Bavarisë në Gjermani ka vendosur që, Albina 19 vjeçe, e cila jeton aty prej 4 vitesh, të fitojë të drejtën të vazhdojë të qëndroj në Gjermani për më shumë kohë.
Mediet gjermane shkruajnë se ajo mund të qëndrojë atje deri në verë, që t’i jepet mundësia ta përfundojë maturën.
Shoqata “Bunt statt Braun” ka ngritur zërin përmes rrjeteve sociale dhe më pas në protesta, të cilave iu bashkuan nxënësit, shokët dhe shoqet e Albinës, si dhe mësuesit dhe qytetarë të tjerë. Në pankartat e gati 100 protestuesve mund të lexoheshin slogane si: “Je suis Albina” ose “Mos e dëboni Albinën”. Sikur të mos ndalohej kthimi, Albina, e cila është e sëmurë nga epilepsia, më 4 shkurt duhej të fluturonte për në Beograd.
Organizata “Bunt statt braun” ndihmon refugjatët në Baereuth të Bavarisë në Gjermani. Ngjyra kafe i referohet trashëgimisë naziste, ndërsa larmia, shoqërisë së hapur ose multikulturore.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi