Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:LËSHOJNË KOSOVEN QEVERITARËT

Shko poshtë

AGIM GASHI:LËSHOJNË KOSOVEN QEVERITARËT Empty AGIM GASHI:LËSHOJNË KOSOVEN QEVERITARËT

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 07, 2015 11:43 pm

AGIM GASHI:LËSHOJNË KOSOVEN QEVERITARËT 1795653_10152696106729077_2794740814213670744_n



AGIM GASHI


LËSHOJNË KOSOVEN QEVERITARËT


Zoti i Madh kur don me t´shpëtu
Qeveritarëve u lëshon mend, 
Me u zgjue me hyp në busa
N´Hungari done me zanë vend.


Kan vendos atje me shku
Azil me lypë diku n´kufi, 
Me pas afer gjithmonë Serbinë,
Me formue nji qeveri.

Patriotizmi ska kufi
Sikur smundje n´Kosovë ka hy, 
E ka rrokë Parlamantin, 
Paska shkue në Qeveri.

Për me shpëtu këtë popull t´mjerë
Mos me shkue azil n´Evropë, 
Krejt udhëhqja sakrifikohet
Do me ikë po nga kjo tokë.

Janë rreshtue të gjithë me radhë
I pari hyn Isa Mustafa, 
Pas tij hype Hashim Thaqi, 
Që kish pas sure të gjata.

Pastaj hyp Kadri Veseli
E tanë SHIK-u shkon pas tij, 
Plot ministra e zavendës ministra
Shkret me lanë atë Qeveri.

Gjithë hajninë edhe haraçin
Që e tubuen për shumë vjet, 
Krejt me e lanë në Kosovë
Sot vendosen me nji dekret.

Atje ku t´shkojnë shkruhen azil
Mos me qitë shtetin në lojë, 
Kshtu flijohen për atdheun
Patriotizmi në peshojë.

Populli i tani zuni vendet
Me përcjell qeveritar, 
Që po ikun me pshtue popullin
Ma ua marr t´shkretin “hallall”.

Ban me dor Kryeministri
E Hashimi me lotë në sy, 
Qan Kadriu e qan Ismeti
Lamtumirë Nana Arbni.

Presidentja me dënesë 
Qan´ e qan´ sdin me u ndal. 
Kjo Edita ja fshin lotët
Gajret bijë i paska thane.

Askujt në botë nuk i ka ndodhë
Qeveria me u fliju, 
Me e lshue me dhanë dorheqje
Për popull t´vet me u fliju.

Me t´madhe briti Opozita
Ku jeni neve t´u e na lane, 
Ju ka dale të gjithëve gjumi
Krejt kjo punë anderr ish kanë.

Hajmedet bre për popullin mbarë
Prap me busa po udhëtojnë, 
Lshojnë atdheun me dhimbje zemrash
Qeveritarët kangë po knojnë.

07.02.15
DÜREN

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi