Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Naser Osmani, thotë se Kryeministri aktual i Kosovës do të jetë përsëri Kryetar i LDK’së. Ai ka thënë se Isa Mustafa duhet të mbështetet për të marrë edhe një mandat udhëheqjen e partisë. Duke komentuar kërkesat e opozitës, Osmani ka thënë se VV, AAK dhe NISMA e kanë humbur kontaktin e arsyes. Në një intervistë për Express, Osmani e ka quajtur lajm të mirë vendimin e qeverisë për faljen e borxheve deri në vitin 2009. Sipas tij, për herë të parë Qeveria e Kosovës me planin qeverisës do ta ketë prioritet zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.