Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiptarja duhet të lëshojë Zvicrën, ka torturuar rëndë të bijën

Shko poshtë

Shqiptarja duhet të lëshojë Zvicrën, ka torturuar rëndë të bijën Empty Shqiptarja duhet të lëshojë Zvicrën, ka torturuar rëndë të bijën

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 11, 2015 11:36 pm

Shqiptarja duhet të lëshojë Zvicrën, ka torturuar rëndë të bijën


Shqiptarja duhet të lëshojë Zvicrën, ka torturuar rëndë të bijën Largea_kosovarja-duhet-t-euml-l-euml-shoj-euml-zvicr-euml-n-ka-torturuar-r-euml-nd-euml-t-euml-bij-euml-n_hd1423640697


Ajo, veç tjerash, ia kishte lidhur të bijës një kabllo elektrike për qafe dhe pastaj e kishte shtrënguar sa për pak nuk e kishte ngufatur.
Qëllimi i saj ka qenë edukimi i vajzës por në fakt me masat e saj “edukuese” ajo ka shkuar tepër larg. Kosovarja sot 43 vjeçe, e ka keqtrajtuar aq rëndë dhe shumë herë vajzën e saj 17 vjeçe sa që në disa raste ia ka rrezikuar edhe jetën.

Pasi që veprimet e tilla janë përsëritur, ajo do të detyrohet ta lëshojë vendin dhe të kthehet në Kosovë, 25 vjet pasi ka ardhur në Zvicër në bazë të martesës.
Këtë vendim e ka marrë shkalla më e lartë e gjyqësisë zvicerane, Gjykata Federale. Më parë, në vitin 2011 nëna e pashpirt qe dënuar nga një gjykatë e qarkut me heqje lirie me kusht për dy vjet. Dënimi i ishte shqiptuar për rrezikim jete, rrahje dhe lëndim trupor.
Gjykata e kishte shpallur fajtore kosovaren për disa vepra penale. Së pari, ajo e kishte shkelur me makinë një këmbësore, por veprat më të rënda i kishte kryer ndaj vajzës së saj. Tri herë ia kishte përplasur kokën për radiatori të banjës dhe pastaj e kishte goditur në kokë, krahë dhe këmbë me një rrip.
Më vonë ajo ia kishte lidhur të bijës një kabllo elektrike për qafe dhe pastaj e kishte shtrënguar sa për pak nuk e kishte ngufatur.
Ndërsa disa vite para kësaj, nëna e kishte rrahur aq keq vajzën sa e kishte bërë për spital.
Me vendimin e saj për dëbim, Gjykata Federale ka dashur t`ia bëjë me dije kosovares se qëndrimi i saj i tejkalonte me të madhe suazat e një konflikti të zakonshëm prind-fëmijë. 43 vjeçja kishte treguar një potencial të madh dhune që mund të drejtohet edhe kundër personave të tjerë.
Sipas mendimit të Gjykatës Federale sjellja e kësaj gruaje flet për një “nënvlerësim eklatant nga ana e saj të sistemit të këtushëm të vlerave”. Për këtë arsye ekziston një interes publik mjaft i rëndësishëm për ta dëbuar kosovaren nga Zvicra. /albinfo.ch/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi