Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hungari: Vdes fëmija dyvjeç në një qendër strehimi

Shko poshtë

Hungari: Vdes fëmija dyvjeç në një qendër strehimi Empty Hungari: Vdes fëmija dyvjeç në një qendër strehimi

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 24, 2015 9:09 pm

Hungari: Vdes fëmija dyvjeç në një qendër strehimi


Hungari: Vdes fëmija dyvjeç në një qendër strehimi Largea_11016675_961851337158718_1690462213_n1424787142
Foto Bota sot


Ambasada e Republikës së Kosovës në Hungari është informuar nga autoritet hungareze se më datën 22 shkurt të këtij viti, ka vdekur një fëmijë i moshës dyvjeçare, me inicialet A.M. nga komuna e Vitisë.


Një fëmijë 18 muajsh dyshohet se ka ndërruar jetë në kufirin Serbi-Hungari teksa ai së bashku me familjen e tij po përpiqeshin që të kalonin ilegalisht kufirin për të shkuar në Evropë.
Fëmija, i gjinisë femërore, thuhet të ketë vdekur në një qendër strehimi të azilkërkuesve në Hungari, ku ajo bashkë me pesë anëtarët tjerë të familjes ishte vendosur disa javë më parë, ka njoftuar ambasada në Budapest.
Fëmija është nga fshati Begunc e komunës së Vitisë dhe besohet se ngjarja ka ndodhur dy ose tri ditë më parë.
Këtë e ka konfirmuar kryetari i fshatit Begunc, Azem Baliu i cili tha se famlijarët e viktimës të cilët gjenden në Hungari tashmë në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës në Budapest dhe zyrtarë të Ministrisë së Jashtme të Kosovës, po bëjnë përpjekje që trupin e pajetë të fëmijës ta kthejnë sa më shpejt në Kosovë për ceremoninë mortore.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi