Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dibran Demaku:Përse me kaq urrejtje, profesor?!

Shko poshtë

Dibran Demaku:Përse me kaq urrejtje, profesor?! Empty Dibran Demaku:Përse me kaq urrejtje, profesor?!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 24, 2015 9:20 pm

Dibran Demaku:Përse me kaq urrejtje, profesor?!


Dibran Demaku:Përse me kaq urrejtje, profesor?! Largea_largea_largea_dibran_demaku_small141338272714204146741424786464


Dibran Demaku:Përse me kaq urrejtje, profesor?! Bahtir_hamza_rexhep_qosja



Profesor Qosja foli sërish! Foli sërish nga një ekran televizioni nga Shqipëria! Se përse ka zgjedhur që të flasë nga ekranet e televizioneve shqiptare e di vetë akademiku ynë i nderuar! Nuk dihet nëse ekranet e televizioneve të Kosovës e kanë injoruar atë apo ai i ka injoruar ato?! Sido që të jetë ai u bë i gjallë dhe foli sërish!
Ne dëgjuesit shpresuam se këtë herë ai do të ishte më i arsyeshëm dhe do të fliste për problemet që e rëndojnë në këtë çast shtetin e Kosovës dhe popullatën e saj! Shpresuam se ai nga goja e tij do të nxirrte fjalë shprese e bese se si ta tejkalojmë më me pak dhimbje këtë dyndje të popullatës sonë drejt perëndimit, duke lënë shkret shtëpitë, arat e livadhet, malet e fushat e veta, duke lënë një atdhe të të parëve e duke ikur?! Por, jo! Profesor Qosja sërish foli me urrejtje për dy parti politike shqiptare dhe atë për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike të Shqipërisë si dhe për ish liderët e këtyre partive, Dr. Ibrahim Rugovën e Dr.Sali Berishën, si dhe për liderët aktual të këtyre dy partive, Isa Mustafën e Lulzim Bashën?!
Sidomos tehun e shpatës së vetë profesor Qosja e drejtoi në adresë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të liderëve të saj, ish kryetarit të saj dhe të Kosovës dr.Ibrahim Rugova dhe kryetarit të tashëm të saj dhe kryeministrit aktual të Kosovës Dr.Isa Mustafa! Nga ajo që dëgjuam të dilte nga goja e profesor Qosjes, në njëfarë mënyre që të dy liderët e Lidhjes Demokratike të Kosovës i nxori në taborin e tradhtarëve?! Një urrejtje e tillë e dalur nga goja e një akademiku përveç që lë shije të keqe tek publiku, ajo është edhe për keqardhje?! Dhe shumë nga dëgjuesit e mbrëmjes së djeshme do të kenë pyetur me habi: "Përse flet me kaq urrejtje Profesori?!...
Dëgjuesit e vëmendshëm do ta kenë kapur rastin dhe do ta kenë kuptuar urrejtjen e profesorit vizavi Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të liderit të saj aktual Isa Mustafa, kur ai do të fliste për koalicionin e partisë në fjalë me Partinë Demokratike të Kosovës! Profesori tregoi se ai e kishte preferuar një koalicion në mes të Partisë Demokratike të Kosovës dhe subjekteve tjera që sot ndodhen në opozitë, por jo edhe atë me Lidhjen Demokratike të Kosovës?!...
Profesori ynë i nderuar sikur e ka harruar apo bën se e ka harruar atë thënien e njohur të kombit tonë: "Për të vdekurin vetëm nderim dhe respekt"?! Ish kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Kryetari historik i saj, Dr.Ibrahim Rugova, ka vite që ka shkuar në amshim dhe nëse profesori ynë nuk ruan asnjë trohë nderim dhe respekt për të, së paku do të bënte mirë sikur mos të fliste me aq urrejtje në adresë të tij!
Presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova e ka nderuar dhe e nderon një botë e tërë demokratike! Atë nuk e kanë nderuar dhe nuk e nderojnë vetëm shtetet me sisteme totalitare?! Nuk do të dëshironim që profesor Qosja dhe një grusht njerëzish të kombit tonë me këtë rast të rreshtoheshin me ato shtete dhe sisteme totalitare?!
Një film artistik shqiptar ka një titull sa artistik aq edhe asociativ: "Asgjë nuk harrohet"! Profesor në jetën e njeriut, sidomos kur ai është figurë e njohur publike, por edhe kombëtare, ashtu siç jeni edhe ju, asgjë nuk harrohet! Nuk harrohen as fjalët e as të bëmat jetësore! Vite më parë, Ju profesor patët shkruar në një gazetë dhe patët kritikuar një personalitet të njohur kombëtar duke e këshilluar që për shkak të moshës ai nuk do të duhej të merrej më me aktivitete politike, por duhej që të shkonte e të lutej për shpirtin e tij! Personaliteti i njohur, që për fat të mirë jeton ende, atëherë kishte përafërsisht moshën që keni Ju tash profesor i nderuar! Nëse dikur kishit kurajo që dikë ta këshillonit që për shkak të moshës të shkonte e të lutej për shpirtin e tij, atëherë përse tash nuk keni kurajo që ta këshilloni veten tuaj për një gjë të tillë?!...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi