Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fadil Lepaja:Dosja sekrete e Mihanes

Shko poshtë

Fadil Lepaja:Dosja sekrete e Mihanes Empty Fadil Lepaja:Dosja sekrete e Mihanes

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 25, 2015 3:04 pm

Fadil Lepaja:Dosja sekrete e Mihanes


Fadil Lepaja:Dosja sekrete e Mihanes Largea_fadil-lepaja-645-bs1424774415


Shërbimet sekrete të shteteve europiane, kanë ra në hall! Pyetja njëmilionëshe e cila po i çmend është: Kush është Mihanja? Nuk ka të dhëna për personin, veç fjalë e thashetheme!Tipike, ballkanike, po shfrynte me vete Hansi! Emrin e sajë e kanë shpërnda nëpër krejt “spy”der rrjetin e (ç)thurur anembanë trojeve shqiptare e madje dhe nëpër trojet e tjera, joshqiptare, kudo që u intereson “çështja” ! Çështja shqiptare, de! Ajo e madhja, e cila, u fry e u fry, e u fry aq shumë sa nën frikën e sajë u realizuan edhe mega “çështje” të tjera, pra shumë më të mëdha. Shtetomëdha! Si të dy ish-jugosllavitë, për shembull!
Nejse, pasi e shpallën të fajshme për çdo problem në Ballkan, edhe pasi e përsëritën aq shumë, jo vetëm e frikësuan kontinentin e vjetër, prej nesh, por na frikësuan edhe ne prej përmasave tona kaq të frikshme. Kështu, jo veç ata, por edhe ne, pas çdo ngjarje pak a shumë të pazakontë shohim konspiracion! Vet gjenerata e dytë dhe e tretë e atyre që e lansuan idenë, harruan se këtë frikë e kishin ngjallur vet, kështu që edhe ...frikësohen. Ata, shprehen se krejt krimet e kryera në Kosovë, përpara dhe gjatë luftës i kishin bërë nga frika dhe ... për të shpëtuar Europën! Prej nesh!
Tash, Europa e frikësuar, më falni desha të them Europa e Bashkuar, na futi në karantinë, na izoloi sikur të ishim me ebola. E dini pse? E dini se si i bindën? Krejt prej përkthimit të keq të këngëve tona popullore, përmes të cilave po përpiqen të na kuptojnë, antropologët dhe parapsikologët nëpër zyrat analitike të kontinentit... ! Pse po ikin nga vendi i tyre, e përse po vijnë këndej? Kush e zgjidhi nyjen e tyre me tokën? Këtu ka diçka!
I shfletuan “hartat” e trurit për shqiptarët, me gjithë alarmet e rrejshme të koduara nëpër to! Ruajuni! Kafshojnë!
“Njëzet krena i ke pre...oe, oe, oe” përkthehet kënga e moçme! “Frika” u përhap aq shumë nga sa nuk mbeti më “çështje” kombëtare, por u bë ndërkombëtare! Kështu, edhe emri i Mihanes ka marë karakter ndërkombëtarë ! Është më i përmenduri, jo vetëm nëpër kontejnerët e kategorisë “A”, si po i kategorizojnë tashmë ekipet virtuale të vlerësimit! Krejt ky hetim po zhvillohet përmes kanaleve konspirative, pa e lënë në harresë as emrin e... “Micit”! Kush janë? Arkivat historike, nuk thonë asgjë për Mic Sokolin! Historianët dyshojnë në ekzistimin e tij, apo edhe të vet topit!
Është analizë për atë këngën e moçme, me të cilën e krejt shqiptarët jami vu në gjumë! Ah gjyshet tona luftënxitëse! Na thoshin se të gjithë jemi Mica dhe ne ... lageshim në pelena prej kënaqësisë! Qysh atëherë, në djep e dinim që për trimëri nuk na e kalon kush! E dinim se liria do të vij vet, e do të na gjej “në mesin tonë”!
Pra, aksioni i koduar “Mihanja”, u zhvillua me agjentët sekret, të maskuar si amerikan! Si kauboj ose si Rambo! Ata janë infiltruar në mes azilkërkuesve të shumtë kosovarë të cilët kanë vërshuar qendrat e përqendruara të pranimit. Janë të pikëlluar vërtetë? Aktrojnë? Kënga e kurbetit dhe Mihanja duken të jenë pjesë e skenarit?!
Nga të dhënat nga tereni ata e kanë kuptuar profilin e kosovarit mesatar, që u rrit me këngë për Europën dhe moralin e sajë! Asaj Europe për të cilin dikur prifti i famshëm me emrin Gjergj, e quante ...lere tash si e quante! S’ma zë goja o burrë! Tingëllon si incest! Sot mëmë, e dje...?
Do na e “futin” edhe Edipin në storien shqiptare?! Edipi ishte grek, mor! Jo se po përgjithësoj, por le të dihet pasaportën e kujt e kishte Edipi!
Por Europa të cilës i këndonte prifti dhe poeti i famshëm, ishte tjetër! Ai i turpëruar dhe i pa kuptuar pat klithë: “Le ta dijë bota mbarë...”! Nejse! Ende nuk ishte arritur marrëveshja për çelikun, atëherë! ! Nuk i kishte balancuar interesat! Kishin qymyr Europa... dhe nuk vareshin nga gazi!
Pra, nuk u maskuan si europian, se Europës nuk i besojnë shqiptarët! Në nëndije kanë frikë se i tradhtojmë! Ah, Europë....! Nuk u maskuan as si shqiptar! Ku i beson shqipja shqipes?
Pra amerikan! E kuptoni nga e morën idenë? Nga politikanët tonë të cilët edhe para një postieri amerikan e përsërisin refrenin patriotik: You know, you know! We know, you know!
Nejse, tash, me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të agitpropit serb për të përkthyer të gjitha këngët tona të moqme ku përflitet morali politik i Europës “plakë”, pas përgjimeve të shumta nëpër kampet e qëndrimit prej kontejnerësh, analitika e inteligjencias europiane thjesht nuk ka bërë asnjë hap përpara. Thjesht, është para kapitulimit. Nuk gjetën asnjë gjurmë të “Rrezikut shqiptar”! Ose janë tepër të trajnuar shqiptarët ose janë vërtetë proeuropian! Na duan! E pamundur , thonë serbët! Shqiptarët janë artist! E patë çfarë bënë me dronin?
Teksti, ku përmendej Mihanja ishte gjithsesi krejt I turbullt, metaforik dhe apokaliptik! Iracional! Dosja sekrete dridhej në duart e agjentit special, I cili përkundër shumë dietave me birrë tradicionale, mbeti se mbeti po aq I trashë dhe po aq gjerman. Veçse nuk ishte gjerman! Kush ma deshifron këtë konspiracion po klithnin bebëzat e tij derisa po kërcenin prej refrenit në refren.


“ Mihane, u tranova për ty”!


Kështu plot dëshpërim dhe pasion, fillon e përfundon kënga e famshme për Mihanen! Më kot shërbimet armiqësore sllave po përpiqen me e paketue si metaforë, gjuhë të koduar e mobilizuese të terrorizmit islamik, dhe me e ndërlidhë me kërcënimet më të reja që vijnë nga shkretëtira.
“ Plaq, ishalla tranohesh”, namin rëndë qytetarët e bregdetit,që përpiqen të flejnë, të lodhur nga plazhi , dielli si saç dhe rëra e vale e qyteteve bregdetare të atdheut. Çka ka Mihanja për me u tranue ….! Na tranuoi ky egzodi veror i kosovarëve! Mihane...!
E mergimtarët tonë nëpër kampe qajnë! Këndojnë de! Vaji i burrave është kënga! Edhe i grave tona burrnesha! Ah, Mihane! Gyrbeti! Mihanja u kujton atdheun, kujton folk-politikën tonë, kujton një mendësi që vajton vazhdimisht për gjithçka! Në fakt Mihanja duket si metaforë për Europën e pa arritshme! Një dashuni e njëanshme! Por Mihanja nuk zë besë! Nuk intrigohet as nga tuli I bukës…! Europë, të kishim majtë me tul të bukës, për Zotin!
Pra, cila është rëndësia “histerike” e këngës së Mihanës? Akademia e Shkencave dhe Arteve heshtë! I ka zënë gjumi në ndërtesën e re! Ata e dinë kuptimin e kësaj kënge! Në fund të fundit, a nuk është institucion folklorik akademia? Përplot ambicie politike!


Ne nuk kemi Kodin e Da Vinçit, por kemi Kodin e Mihanes....!
Dosja Sekrete e Mihanës tek sa është hapur...!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi