Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

EKSKLUSIVE: Gjykata Speciale do ta hetojë Agim Çekun?

Shko poshtë

EKSKLUSIVE: Gjykata Speciale do ta hetojë Agim Çekun? Empty EKSKLUSIVE: Gjykata Speciale do ta hetojë Agim Çekun?

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 02, 2015 9:56 pm

EKSKLUSIVE: Gjykata Speciale do ta hetojë Agim Çekun?

Peegaditi Nehat Shaqiri
EKSKLUSIVE: Gjykata Speciale do ta hetojë Agim Çekun? Largea_qekua_uck_1673141425307780


Gjykata Speciale do të ngrit aktakuzë kundër ish shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çekut.


Lajmin për gazetën “Bota sot” e ka konfirmuar një burim shumë mirë i informuar, që sipas tij, në mesin e shumë atyre që do të gjykohen është edhe ish kryeministrit i Kosovës, Agim Çeku. Ai tha se Serbia ka ngritur akuzë ndaj Agim Çekut për krime ndaj serbëve të bërë në Kroaci dhe në Kosovë.
Gazeta “Bota sot”, gjatë ditës ka tentuar të kontaktoj me Agim Çekun, por edhe pas dërgimit të një sms-i, ai nuk e ka hapur telefonin dhe të flas për këtë çështje.
Serbia që nga viti 2002 kishte lëshuar një flet arrest në INTERPOL, që nga ai flet arrest Çeku ishte arrestuar në katër shtete të ndryshme si në Hungari, Kolumbi, Slloveni dhe Bullgari.
Ish shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku me përfundimin e luftës në qershor 1999 mbikëqyri çarmatosjen e UÇK-së dhe transformimin e saj në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Si komandant i përgjithshëm i TMK-së, Çeku mbajti gradën gjeneral-lejtnant.
Agim Çeku më 2 mars të vitit 2006, pas dorëheqjes së kryeministrit Bajram Kosumi, partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e propozoi dhe pastaj kryetari i Kosovës Fatmir Sejdiu e emëroi për kryeministër të katërt të Kosovës së pasluftës. Kuvendi i Kosovës e aprovoi atë kryeministër më 10 mars të vitit 2006. Post që e mbajti deri më datën 9 janar 2008. Bota sot
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi