Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bajrush Morina:Edhe ti Jakup e paske ngrënë “piten” e Behgjetit, a?

Shko poshtë

Bajrush Morina:Edhe ti Jakup  e paske ngrënë “piten” e Behgjetit, a?  Empty Bajrush Morina:Edhe ti Jakup e paske ngrënë “piten” e Behgjetit, a?

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 11, 2015 12:49 pm

Bajrush Morina:Edhe ti Jakup  e paske ngrënë “piten” e Behgjetit, a?  Bajrsuh-morina-650x420


Edhe ti Jakup  e paske ngrënë “piten” e Behgjetit, a?  

Për të gjithë kam besuar por se edhe Jakup Krasniqi e ka ngrënë „piten“ e Behgjet Pacollit, këtë nuk e kam besuar!

Shkruan Bajrush Morina
 
Behgjet Pacolli ka nisur shfletimin e albumit të tij me fotografi jo familjare. Ai, përmes postimit të disa  fotografive në Facebook, po ua tërheq vërejtjen disa liderëve politikë se dikur moti të gjithë keni trokitur në derën time dhe se “…nëse është hëngër pitja, ekziston tepsia!”
Në të vërtetë, kam pasur  dyshimet e mia se shumica e politikajve të Kosovës janë përfshirë  rreth Behgjet Pacollit në mënyra të ndryshme.
Kam pasur njohuri se Behgjet Pacolli ka shtruar darka për festa të ndryshme edhe para lufte e pas përfundimit të saj. (Seç me kujtohet në këto moment një fotografi e një darke festive të Vitit të ri bashkë me Veton Surroin).
Kam pasur njohur se Behgjet Pacolli ka dhënë para të majme (rreth një million euro) për mbrojtjen e Ramush Haradinajt gjatë përballjes në Hagë.
I di emrat e shumicës së gazetarëve të Kosovës të cilët  kanë qenë mysafirë të eskortës turistike të Behgjet Pacollit në Libi dhe që kanë marrë pjesë në siutat private me diktatorin e Libisë e mikun e Behgjet Pacollit, Moamer Gadafin.
Por, nuk kam besuar se edhe Jakup Krasniqi paska ngrënë “piten e Behgjet Pacollit” madje në Lugano të Zvicrës!!!
Që të jem i sinqertë me vetveten më duhet të pranoj se:
–  në rrethana të ndryshme do të mund të isha edhe unë mysafir i Pacollit në Lugano! (Thonë se ky hotel është një parajsë e vërtetë!)
– në rrethana të tjera kam mundur të jem edhe unë pjesëmarrës i eskortës private të Behgjet Pacollit në haremin e Muamer Gadafit,
– sikur të kisha qenë qeveritar  apo zyrtar i lartë partiak, gjatë përballjes time me Tribunalin e Hagës, do të isha përfitues i ndonjë donacioni të majmë të Behgjet Pacollit!
Por as nuk e kam ngrënë “piten” e Behgjetit, as nuk kam qenë pjesëmarrës i eskortës turistike të Pacollit në Libi e as nuk jam përfitues i asnjë centi nga fondi i Pacollit!
Por, sikur të kisha ngrënë qoftë edhe një copë të vogël të “pites” së Pacollit në Lugano, sikur të kisha udhëtuar me avionin privat të Pacollit në Libi, apo sikur të isha përfitues i ndonjë fondi humanitar të Pacollit:



  • së paku do të isha treguar më i kursyer me fjalë kundër Behgjet Pacollit! (Si gazetar nuk kam ndonjë simpati të veçantë për këtë politikan por nuk kam nxirë letrën e bardhë me ndonjë fjalë ofenduese ndaj Pacollit),
  • së paku do t’i isha mirënjohës Behgjet Pacollit, për derdhjen eventuale të ndonjë leku në konton time apo edhe për ndonjë ekskurzion disa ditor në hotelin e tij në Lugano!


Ndërkaq tash po del se shumica e atyre që kanë ngrënë bukë (“pite” e pritje luksoze në hotelin Lugano në Zvicër!!!) shumica e atyre që kanë përfituar  shuma të mëdha parashë në xhirollogaritë e tyre private (deri në një million euro) janë treguar bukëpërmbysës dhe mosmirënjohës ndaj Behgjet Pacollit!  E kanë kritikuar, e kanë injoruar e madje edhe e kanë sharë!
Me një fjalë, Behgjeti u ka dhënë bukë e ata e kanë gjuajtur me gurë!
Për të gjithë kam besuar por se edhe Jakup Krasniqi e ka ngrënë „piten“ e Behgjet Pacollit, këtë nuk e kam besuar!


Edhe ti Jakup, a?!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi