Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Miku i komandant Gjorgjeviqit, veteran i UÇK-së

Shko poshtë

Miku i komandant Gjorgjeviqit, veteran i UÇK-së Empty Miku i komandant Gjorgjeviqit, veteran i UÇK-së

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 13, 2015 4:19 pm

Miku i komandant Gjorgjeviqit, veteran i UÇK-së
Miku i komandant Gjorgjeviqit, veteran i UÇK-së Largea_fahredin-gashi1426243500


Fahredin Gashi ishte i bindur se do të vritej nga UÇK-ja. E njihte veten për bashkëpunëtor dhe mik të komandantit të Policisë serbe në Shtime, Dragan Gjorgjeviq.
Që t’i shpëtonte më së keqes që e priste, kishte marrë masa parandaluese. I kishte dërguar një kamion vegetë, UÇK-së.
Kur lufta po përhapej gjithandej, biznesmeni që mbante revole me leje para luftës kishte kaluar në krahun tjetër duke iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kishte arritur të shtrinte lidhjet deri te komandanti i përgjithshëm, Azem Syla.
Historinë e bashkëpunimit me Policinë e Serbisë dhe më vonë bashkimin me UÇK-në e ka dhënë vetë Fahredin Gashi, i njohur si Faruku nga Shtimja, gjatë një dëshmie që ka dhënë vite më parë për hetuesit e Hagës. Dëshmia e tij është shumë e ngjashme me akuzat që janë në raportin e senatorit Dick Marty. Kishte folur për kidnapime, vrasje dhe dërgim të pengjeve në kampe të Shqipërisë. Gashi ka qenë i arrestuar dhe i mbajtur një kohë në kampin e Llapushnikut.
Megjithatë, Fahredin Gashi, i dënuar me 18 vjet burgim për vrasje të një fshatari nga Varigovci nën dyshimin se kishte bashkëpunuar me forcat serbe, ka fituar statusin e veteranit të UÇK-së. Emri i tij është i 437-ti në listën e veteranëve të Zonës Operative të Pashtrikut.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Miku i komandant Gjorgjeviqit, veteran i UÇK-së Empty Bllokohet ura në Kremavik, magjistralja Gjakovë-Prishtinë (Foto)

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 13, 2015 4:25 pm

Bllokohet ura në Kremavik, magjistralja Gjakovë-Prishtinë (Foto)
Miku i komandant Gjorgjeviqit, veteran i UÇK-së Largea_2_50851426236791


Ura që lidh magjistralen Gjakovë-Prishtinë, në Kremavik është bllokuar. Kjo ka ndodhur për shkak se një kali që po kalonte nëpër këtë urë, i ka mbetur këmba në një vrimë.
Qytetarët e atyshëm po bëjnë përpjekje për ta liruar kalin, në mënyrë që ura të lëshohet në qarkullim, ndërsa policia nuk ka ardhur ende.
Miku i komandant Gjorgjeviqit, veteran i UÇK-së 1_3784
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi