Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - PËRSËRI POPULLI I KA FAJET....!

Shko poshtë

AGIM GASHI -  PËRSËRI POPULLI I KA FAJET....! Empty AGIM GASHI - PËRSËRI POPULLI I KA FAJET....!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 17, 2015 10:23 pm

AGIM GASHI
 
PËRSËRI POPULLI I KA FAJET....!

AGIM GASHI -  PËRSËRI POPULLI I KA FAJET....! 10406900_1388194481499451_7617069906892456357_n
 
 
Të gjitha grevat e organizuara deri tani, janë pjellë e SHIK-ut, Hashim Thaqit dhe Kadri Veselit dhe me dijen e plotë të Isa Mustafës. Këtë e di koalicioni dhe disa eksponent të LDK-së të cilët u „shiten“ për para të majme tek bandat e shtetit.
Gjyqi, Këshilli prokurorial. Gjykata Kushtetuese, Veteranët, mësuesit, mantelbardhët, e kush jo, janë të mvaruna nga SHIK-u dhe Hashim Thaqi, janë vegla të bandave të Karaxhozëve hajdut e tradhëtar të atdheut e të lidhura me PS të Edi Ramës dhe Vuçiqëve e trashëgimtarëve të Millosheviqit.
Asgjë nuk dallon tradhtari e spiuni i UDB-ës me një të tillë sivlla të SHIK-ut e matrapazëve tjerë, që shiten e vodhen atdheun.
Tani Kosova përjeton momentet më tragjike të ekzistimit në kohen moderne. Ekzodet, protestat dhe paknaqësitë tjera po rriten. Populli i varfer po e shef se kush janë fajtorët. Ai po bashkohet për interesin kombëtar, e jo më asesi klanor. Klanet dhe bandat që ndanë Kosoven në teritore, duke i dhurue Serbisë enklava tejet të rrezikshme dhe me armatim edhe të rëndë, atdheun na e bënë të pasigurt dhe me shpatën serbe kudo e kurdo, që do të na vrasin saherë të duan. Çdo gjë po shkatrrohet. Frika dhe euforia e Gjykates Speciale i ka rrokë të gjithë qeveritarët.Ata bashkarisht pranuan që paraja e popullit të shfrytzohet në mbrojtjen e kriminelëve, vrasësve e hajdutëve të atdheut.
Ky gjest i pagesës së mbrojtësve dhe avokatëve më të shtrenjët në botë, nga ana e shtetit e me parat e popullit, është unikat në historinë njerzore. Të vranë, të vodhen, të dhunuan, të qiten haraç, ta bënë ashtu e kështë, dhe në fund paguaj mbrojtës për ta. O mjerim, o mjerim i ndytë. Spaska më keq se në krye të shtetit me i pas pisat, kriminelët, injorantët e analfabetët me diploma fallse, pa ndjenja kombëtare dhe në aleancë me turko-serbo-arabët që nuk mendojnë gjë tjeter pos hajnisë e shkatrrimit.
Sot të sheron mjeku i pakualifikuar, të mëson mësuesi i pa shkollë, ligjëron „komandanti“ bari, të ushëheq mafia, ndersa në minaret e xhamive thirrin ezan mjekrroshat e shkolluar në agjenturat serbo-ruso-turko-arabe. Ambasadorët që ta përfaqsojnë shtetin në botë, janë me tituj dokttori, por që akoma tabelen e shumzimit nuk e dinë. Kamandant Guxha, Komandant Çibuku, Komndant Gjarpëri, Komandant Hardhuci e qindra komandanta të pas luftës e të Rognerit, na e lodhen shpirtin, na e prishën jeten, moralin e na e shkatrruan atdheun. Një popull i cili ka më shumë Komandanta se sa ushtar dhe ku secili me tjetrin garojnë se cili do ta vjedh atdheun më shumë, aty ska as shtet e as atdhe. Ai shtet quhet shteti i hajnave, me dymijë milioner e dymilion të varfër.
Poeti Faruk Tasholli me të drejtë i quan dhifqat e atdheut.
Përsëri, populli i ka fajet!
 
17.03.2015

Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi