Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bajram Rexhepi konfirmon luftën e brendshme në PDK

Shko poshtë

Bajram Rexhepi konfirmon luftën e brendshme në PDK Empty Bajram Rexhepi konfirmon luftën e brendshme në PDK

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 22, 2015 3:23 pm

Bajram Rexhepi konfirmon luftën e brendshme në PDK


Bajram Rexhepi konfirmon luftën e brendshme në PDK Largea_bajram-rexhepi1427021889


Foli ish kryeministri i vendit Bajram Rexhepi, i cili në mandatin e qeverisë së shkuar ishte ministër i Punëve të Brendshme, tani pa asnjë grim pushtet politik. Ai tha se shteti është kapur nga SHIK-u, dhe po ashtu edhe partia e tij, madje tha se janë uzurpuar.
Ky vlerësim i tij duhet marrë shumë seriozisht, pavarësisht nëse ai po e luan rolin e hipokritit siç mund të akuzohet. E para sepse këto akuza bëhen nga një prej personaliteteve më të fuqishme të PDK-së, dhe të historisë së institucioneve të Kosovës së pasluftës.
Pra, ato krijojnë bindjen se vlerësimet e tij janë të sakta dhe të drejta, por që i kundërvihen hapur, kryetarit të tanishëm të Kuvendit, Kadri Veselit, ish kreu i SHIK-ut. Po ashtu ato përforcojnë bindjen, se ti kundërvihesh njerëzve që kanë ‘uzurpuar shtetin, dhe partinë’ e tij, PDK-në, duhet guxim edhe trimëri, edhe pse ndodhemi gati 16 vjet pas luftës.
Në kohën kur Rexhepi ishte kryeministër, kanë ndodhur edhe shumë vrasje politike. Të gjitha viktimat thuaja ishin të LDK-së. Dyshimet ishin se vinin nga SHIK-u, që udhëhiqej nga PDK-ja.
Derisa ish kryeministri Rexhepi nuk flet për veprimtarinë e kësaj organizate në atë kohë, për të cilën duhet të dijë shumë, madje edhe për atentatin dhe atentatet ndaj presidentit Ibrahim Rugova, dhe vrasjet politike, imazhimin që ia bën ai SHIK-ut, e përplotëson mozaikun e ‘copëzave të humbura’ të historisë së vrasjeve politike.
Kryeministri ka folur për krim të organizuar edhe për trazirat e marsit 2004, duke e fajësuar elementin ekstremist fetar, por pa e sqaruar më tej se kush mund të jetë fshehur pas tij. Ndoshta ai ka dashur ta implikojë në një mënyrë apo tjetër SHIK-un edhe për trazirat e marsit, por që kjo mund të duket si një ekzagjerim, pa një rrëfim të plotë të tij.
Duke qenë kryeministër në atë periudhë, Rexhepi ka disponuar me dosjen e plotë të hetimeve të kryera nga UNMIK-u dhe agjencitë tjera inteligjente, të cilat do ta kenë informuar, përfshirë edhe ndonjë raport të detajuar nga KFOR-i.
Ato ngjarje ishin tragjike për shqiptarët, jo vetëm pse u vranë shumë më shumë shqiptarë se sa serb, por edhe për shkak të pasojave tragjike politike. Ndërsa vendi po shkonte drejt pavarësimit shumë shpejt, trazirat do të rrënonin gjithçka. Do ta shtynin pavarësinë e vendit, dhe do ta ulnin mjerueshëm, shkallën e asaj pavarësie, e cila u cungua me pakon Ahtisari.
Bajram Rexhepi po ashtu do të duhej të bënte edhe thirrje për zbardhjen e tërë krimit të organizuar duke u vënë në dispozicion të prokurorisë, pra në shërbim të drejtësisë, gjësë më të munguar në Kosovë.
Dhe e fundit, Bajram Rexhepi me ‘shpërthimin’ e tij konfirmon luftën e brendshme në PDK, krahun e Thaçit dhe të Veselit, përkatësisht oponencën e SHIK-ut.
Prej kohësh po flitet për një ndarje të brendshme në PDK, ku forca të caktuara janë kundër Hashim Thaçit, ndërsa polarizimet janë nganjëherë aq të fuqishme, sa reflektuan edhe në protestat e dhunshme të opozitës, veçmas në protestën e parë, kur u konfirmua një përkrahje jo e vogël nga segmente të PDK-SHIK-ut.
Këto përplasje nuk dihet se si do të përfundojnë, por ne jemi të prirur të besojmë se më në fund ditë të mira po nisin të vijnë dhe se krimi i organizuar po bie!




Bota Sot
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi