Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Presidenti Obama i shqetësuar thellësisht për zgjedhjet në Iran

Shko poshtë

Presidenti Obama i shqetësuar thellësisht për zgjedhjet në Iran Empty Presidenti Obama i shqetësuar thellësisht për zgjedhjet në Iran

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 17, 2009 1:45 am

Presidenti Obama i shqetësuar thellësisht për zgjedhjet në Iran



Presidenti Obama i shqetësuar thellësisht për zgjedhjet në Iran Protesta_iran_16

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, tha se është thellësisht i shqetësuar për zgjedhjet e kontestuara presidenciale të Iranit, madje ai mendon se edhe bota është po ashtu e shqetësuar.
Presidenti Obama foli në Shtëpinë e Bardhë sot, ndërkohë që mijëra njerëz kishin dalë përsëri në rrugët e Teheranit në dy mitingje rivale në mbështetje të Presidentit konservator, Mahmud Ahmadinexhad, dhe kandidatit reformist, Mir Hosein Musavi, i cili i humbi zgjedhjet.
Ndërkaq, Këshilli i Plotfuqishëm i Klerikëve tha sot se do të rinumërohen votat në disa zona të zgjedhjeve të kontestuara presidenciale të së premtes, që shkaktuan protestat më të mëdha nëpër rrugë në 30 vjetët e fundit dhe që treguan divergjencat e thella në Republikën Islamike të Iranit.
Në komentet që bëri në Shtëpinë e Bardhë, zoti Obama tha se mbështet fuqimisht parimin universal se zëri i popujve duhet të dëgjohet dhe jo të shtypet.
Ai tha se shpreson që populli Iranian do të hedhë hapa të drejtë me qëllim që të shprehë dëshirat dhe aspiratat e tij. Presidenti amerikan tha se "i përket popullit iranian të vendosë për rezultatin".
Qeveria iraniane tha sot se kishte ndaluar të gjithë gazetarët që punojnë në agjencitë e huaja të dilnin nga zyrat për të mbuluar demonstratat. Ajo anulloi gjithashtu edhe kredencialet e të gjitha mediave të huaja.
Televizioni shtetëror i Iranit bëri të ditur se të paktën 7 vetë u vranë dje, kur përkrahësit e zotit Musavi sulmuan zyrat e milicisë pro-qeveritare Basij. Dëshmitarët thanë se milicët hapën zjarr kundër protestuesve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi