Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Geci tregon si u përgatit atentat ndaj Ibrahim Rugovës te Kroi i Mbretit

Shko poshtë

Geci tregon si u përgatit atentat ndaj Ibrahim Rugovës te Kroi i Mbretit Empty Geci tregon si u përgatit atentat ndaj Ibrahim Rugovës te Kroi i Mbretit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 11, 2015 2:12 pm

Geci tregon si u përgatit atentat ndaj Ibrahim Rugovës te Kroi i Mbretit

Geci tregon si u përgatit atentat ndaj Ibrahim Rugovës te Kroi i Mbretit Largea_10-prill-gani-geci1428720602

 Gani Geci, ish deputeti i LDD-së, ka deklaruar se Ibrahim Rugova ka dashur ta vizitojë Prekazin, por kjo nuk ka mundur të ndodhur për shkaqe sigurie. Madje, ai ka treguar për herë të parë se Rugovës i ishte përgatitur një atentat te vendi i quajtur Kroi i Mbretit.
Geci ka thënë se njerëz të armatosur ka qëndruar përherë në hyrje të Prekzait, të cilët kanë kërkuar ta vrasin presidentin historik të Kosovës.
“Ibrahim Rugova ka dashur me vizituar Prekazin, por kjo nuk ka mundur të ndodh, pasi që disa herë në hyrje të fshatit, ka pasur njerëz të armatosur që kanë kërkuar ta vrasin presidentin historik. Madje, ne kemi tentuar që ta fusin vjedhurazi duke e dërguar me autobus në Prekaz, por sërish ka qenë e pamundur”, ka thënë Gani Geci në RTK, duke shtuar se prapa këtyre njerëzve me maska ka qenë Shërbimi Inteligjent i Kosovës (SHIK).
Gjithashtu ai ka pohuar se ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka mundur ta duroj Ibrahim Rugovën, madje e ka fyer gjithmonë ku ka qenë në Kosovë.
Ai zbuloi se Thaçi ka pasur një konflikt verbal me ish kryeministrin në ekzil, Bujar Bukoshit, rreth kontrollimit të parave të fondit të 3 përqindëshit.

Geci: Ibrahim Rugova vdiq me zhig për ta vizituar Prekazin

Gjatë vazhdimit të Intervistës, Gani Geci tha se Ibrahim Ruova gjith ka pas dëshirë që ta vizitoj Prekazin, por këtë nuk ka mundur ta bëjë.
Ai madje thotë se Rugova ka vdek me atë zhig.
“Rifat Jashari ka than se ka me ardh Ibrahim Rugova ne besë teme. Dhe tash, në kullën e Rifat Jasharit, ka pas që kaë thanë që ti e merr në besë tande, na kem me ta vra në dor tande. Po, ai ka pas dëshirë. Bile na si vllazën kemi pas mendu tinëzisht me pru me autobus, mos me marr vesh. Po, ai ka shku me qat ‘zhig’, gjith ka pas qef”, tha ai.

Gani Geci: LDK-ja e nisi luftën


Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci i cili po vazhdon të jetë në arrest shtëpiak, gjatë vazhdimit të intervistës për emisionin “Komiteti” ka thënë se LDK-ja ishte ajo e cila e nisi luftën.
Geci ka shtuar se ish presidenti Ibrahim Rugova ishte takuar me komandantin legjendar Adem Jasharin në kullën e vëllezërve Berisha në Zvicër, transmeton Indeksonline.
Geci më tej thotë se ka qenë edhe pjesë e aksionit të parë të urdhëruar nga Adem Jashari.
“M 7 korrik të vitit 1992 me urdhër të Adem Jasharit, aksionin e parë e ka marrë Grupi i Llaushës, pra kamë qenë unë”, tha ai.
Geci më pas ka theksuar se Hamëz Jashari ka qenë ai i cili e ka formuar LDK-në në Skenderaj.

Adem Jashari, Sali Çekaj e Zahir Pajaziti ishin ushtarë të Ibrahim Rugovës


Gani Geci,ka treguar se disa prej komandantëve kryesorë të luftës kanë qenë ushtarë të Ibrahim Rugovës.
Madje, sipas tij, Adem Jashari është dërguar nga LDK për trajnime ushtarake në Shqipëri.

Gani Geci: Babën e Babagjyshin e Ibrahim Rugovës i ka vra Fadil Hoxha


Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci gjatë një interviste në emisionin “Komiteti”, ka treguar sipas tij se kush e ka vra babën e babagjyshin e Presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugovës.
Ai thotë se këtë e ka bërë Fadil Hoxha.
“Baba edhe babagjyshi i Ibrahim Rugovës u vranë Rugovë për shkaqe kundër komunizmit. Gjithë kanë dërguar ngushëllime për të, e Ibrahim Rugova nuk ka dërguar. Kjo sepse ai ja ka vra babin dhe babagjyshin e Ibrahim Rugovës”, tha ai.
Geci më tej, tha se e kundërshton ngritjen e një shtatore të Fadil Hoxhës në Komunën e Gjakovës, pasi që ai është hero i Jugosllavisë.
“Të pretendohet ngritja e një përmendorje të një heroi të Jugusllavisë, është një absurditet. Mendoj se s’kanë me mujt me ba dhe për këtë kanë me kanë pengesë edhe familjet nacionaliste. Për këtë, kam fol përmes facebookut edhe me Mimoza Kusari-Lilën, dhe i kem treguar se ai është një hero i Jugusllavisë”, tha ai.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi