Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ky është 17-vjeçari i zhdukur në veri (Foto)

Shko poshtë

Ky është 17-vjeçari i zhdukur në veri (Foto) Empty Ky është 17-vjeçari i zhdukur në veri (Foto)

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 13, 2015 6:24 pm

Ky është 17-vjeçari i zhdukur në veri (Foto)
Ky është 17-vjeçari i zhdukur në veri (Foto) Largea_seda1428930093
Policia, zjarrfikësit dhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës edhe sot po vazhdojnë operacionin e tyre për të kërkuar 17-vjeçarin e zhdukur në veri të Mitrovicës, Sead Alushi.
Bota sot ka siguruar foto të Seadit i cili prej të premtes konsiderohet i zhdukur.
Autoritetet dyshojnë se trupi i tij mund të jetë i mbytur në lumin e Ibërit.
Policia e Kosovës ka ndaluar dy serbë të veriut në cilësinë e dëshmitarit por ende nuk ka informacione të sakta për Seadin.
Ky është 17-vjeçari i zhdukur në veri (Foto) Seda1704
Sot kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri ka thënë se çështja nuk ka të bëjë me politikë, por është një fatkeqësi, raporton Gazeta Tribuna.
Në një konferencë të përbashkët ndërmjet Bahtirit dhe zëvendësdrejtorit të policisë në veri, Besim Hoti, ky i fundit tha se policia po punon intensivisht për ta zbardhë sa më parë rastin e 17-vjeçarit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ky është 17-vjeçari i zhdukur në veri (Foto) Empty E tmerrshme: Nëna e katër fëmijëve, vetëvaret në kasollen e bagëtive

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 13, 2015 6:29 pm

E tmerrshme: Nëna e katër fëmijëve, vetëvaret në kasollen e bagëtive
Ky është 17-vjeçari i zhdukur në veri (Foto) Largea_nen1428912827
Për shkak të varfërisë, një 47 vjeçare në Berat i ka dhënë fund jetës në kasollen e bagëtive.
Sipas familjarëve, nëna e katër fëmijëve vuante nga depresioni, e ndërsa nuk kishte mundësi ekonomike që të kurohej. 47-vjeçarja me inicialet Sh.T, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
Viktima nga fshati Dodovec është ngritur rreth orës 03:30 nga shtrati dhe me një litar në dorë është drejtuar për nga kasollja e bagëtive.
Ajo e ka lidhur litarin në trarin e kasolles, ndërsa për këtë akt ka përdorur një stol të vogël.
Policia bën me dije se viktima është gjetur nga familjarët, pak orë më vonë. Banorët e zonës janë shprehur se shkak për këtë mund të jetë varfëria në të cilën jetonte gruaja, transmetojnë mediat.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi